LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?

Marrëveshja - e para e atij lloji mes tyre që nga përfundimi i luftës më 1999 - u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

17 Qershor 2024, 17:24 Nga M.B
Analiza: Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?
Albin Kurti dhe Akesandër Vuçiç

KOSOVA- Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur “marrëveshje historike” për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja - e para e atij lloji mes tyre që nga përfundimi i luftës më 1999 - u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

“Ky është një hap më larg së kaluarës për të dy dhe një hap më afër Evropës”, tha shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila i ndërmjetësonte bisedimet mes tyre.

Nga ajo kohë, Serbia vetëm hapi disa kapituj negociatash për pranim në BE, ndërsa Kosova vetëm aplikoi për anëtarësimin në këtë bllok. Shumë pika të marrëveshjes nuk u zbatuan dhe tensionet vazhduan. Në disa raste kulmuan edhe në protesta e barrikada në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe, e ndikuar nga Serbia, kundërshton autoritetin e Kosovës. Dhjetë vjet pas marrëveshjes së parë, më 2023, dy vendet u dakorduan edhe për një tjetër - njësoj për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe atëherë u cilësua si “arritje e rëndësishme” nga Bashkimi Evropian.

Duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shefi i i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ata janë pajtuar që t’i zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe detyrimet përkatëse. Më shumë se një vit më vonë, gati të gjitha këto nene mbeten vetëm në letër. Tensionet kulmuan sërish me protesta të dhunshme në veri, e madje edhe me incidente të armatosura.

Për Kurtin, fajtor është Vuçiçi, për Vuçiçin është Kurti. Për Kurtin, Serbia është rrezik për Kosovën. Për Vuçiçin, Qeveria e Kurtit është rrezik për serbët e Kosovës. Në një samit javën e kaluar, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Kurti tha se Qeveria e tij nuk e ka asnjë problem me serbët e vendit.

Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviçi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus.

Vetëm tri ditë para ngjarjes ku foli Kurti, Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë miratuan një deklaratë të përbashkët, e cila, mes tjerash, Kosovën e trajton si “pjesë të patjetërsueshme të Serbisë”. Formulimin e tillë, Serbia vazhdon ta ketë edhe në Kushtetutë, përkundër faktit se Kosova është shtet i pavarur prej saj qysh në vitin 2008.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës, edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për t’i pyetur se nga çka ose prej kujt varet paqja e qëndrueshme mes dy vendeve, por asnjëri prej institucioneve nuk u përgjigj. Aidan Hehir, nga Universiteti Westminster në Londër, thotë se problemi qëndron te Serbia. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se ky vend, prej vitesh, udhëhiqet nga nacionalistë të linjës së ashpër, që kanë qenë pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitet ’90 dhe nuk duan paqe - përkrahin, sipas tij, idenë e krijimit të ‘Serbisë së madhe’.

“Është e pamundur për Kosovën të bëjë marrëveshje me një vend që nuk e pranon të drejtën e saj për të ekzistuar, që vazhdon të ndërhyjë në punët e saj të brendshme dhe që ndez trazira të dhunshme brenda territorit të saj. Pra, faji është te Serbia, jo te Kosova. Kosova është shtet i pavarur. Nuk e kërcënon askënd, nuk do të pushtojë askënd dhe nuk do të marrë tokën e askujt”, thotë Hehir.

Dimitar Bechev, nga Universiteti i Oksfordit, pajtohet se Vuçiq nuk ka gatishmëri për t’i çuar gjërat përpara, por thotë se një pjesë të përgjegjësisë e ndan edhe Kurti. Vendimet e Qeverisë së tij për të instaluar kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, apo për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në Kosovë, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemit, thotë Bechev.

“Dhe, unë nuk mendoj se ka presion kohor për zgjidhje. Sepse, për aq kohë sa ka tensione, Vuçiç ka rrëfime të mira për t’iu thënë zgjedhësve të tij... se ai po ngrihet për serbët, se ai po i mbron interesat e Serbisë etj. Ngjashëm, edhe Albin Kurti luan me zgjedhësit e tij, që përfshijnë shumë nacionalistë”, thotë Bechev për Exposenë.

Kjo status quo, sipas tij, mund të vazhdojë për kohë të pacaktuar dhe një pjesë të përgjegjësisë ia hedh edhe BE-së për, siç thotë, “ofertat abstrakte” për integrimin e dy vendeve në radhët e veta. Ai shton se BE-ja duhet të përdorë strategjinë e “karotës dhe shkopit” me to - t’iu ofrojë një gjë, në këmbim të një gjëje. BE-ja e ka bërë të qartë si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë se integrimi i tyre në familjen evropiane do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me njëra-tjetrën. Ajo, vazhdimisht, u përçon mesazhe palëve për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

Por, Bechev pret që vëmendja e BE-së tani, kur është në proces të zgjedhjes së udhëheqësve të saj të rinj, të mos jetë as te Kosova, as te Serbia. Për më tepër, ai thotë se dinamikat mund të ndryshojnë krejtësisht nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA zgjidhet Donald Trump, i cili në mandatin e parë ka anuar nga zgjidhjet më të shpejta dhe më të prera.

“Nëse Trump i fiton zgjedhjet, politika mund të zhvendoset te gjetja e një zgjidhjeje me ndarjen [e Kosovës]. Edhe këto zhvillime pastaj do ta zgjasnin problemin”, thotë Bechev.

Ndarja apo korrigjimi i kufijve është përmendur si opsion në vitin 2018 edhe nga vetë udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, por ideja është heshtur, pas kundërshtimeve që ka hasur në të dyja vendet.

Hehir, nga Univeristeti Westminister, thotë se nëse do të ketë ndonjëherë paqe të qëndrueshme në Ballkan, ajo duhet të vijë nga qeveri që pranojnë se kufijtë aktualë nuk mund të ndryshohen. Hehir thotë se Perëndimi duhet t’i trajtojë Kosovën dhe Serbinë si shtete të barabarta dhe nëse do zgjidhje mes tyre, trysninë ta përqendrojë te Serbia, e cila, me mbështetjen e Rusisë, ka më shumë leva në duar për të manipuluar.

“Serbia është e rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, andaj është shumë e ndjeshme ndaj sanksioneve perëndimore. Perëndimi mund të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë dhe t’i kërkojë asaj jo domosdoshmërisht ta njohë Kosovën, por së paku ta ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të saj dhe ta lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pra, Perëndimi mund ta bëjë këtë”, thotë Hehir.

Qytetarët që, sipas Bechevit, “janë gjithmonë peng i situatave të tilla pezull, ose shndërrohen në top futbolli mes dy qeverive”, janë optimistë të rezervuar për paqen e qëndrueshme me vendin e tjetrit.

“Unë, personalisht, besoj se po [mund të ketë paqe] por do të duhet një kohë më e gjatë. Unë si gjeneratë e re, edhe pse nuk e kam përjetuar luftën, jam rritur me frymën e urrejtjes ndaj Serbisë, dhe besoj se duhet kohë”, thotë Gentiana Fejza, në fillimin e të 20-tave të saj.

Bashkëqytetari i saj nga Prishtina, Orhan Avdiu, thotë se “me këtë regjim në Serbi, nuk mund të arrihet paqe”.

“Është një klasë politike nga koha e Millosheviçit. Në pushtet janë njerëz të tij dhe nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Duhet të kalojë kohë. Serbia ka qasje shumë dekonstruktive dhe do të duhet kohë shumë e gjatë”, thotë Majlinda Ferati.

Në Beograd, një qytetare që deshi të identifikohej vetëm me emrin e saj Jellena, thotë se nuk beson në paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konflikti ka histori të gjatë. Ka edhe shumë njerëz që janë nacionalistë. Nacionalizmi këtu është më i fuqishëm se gjithçka”, sipas saj.

“Është një pyetje e vështirë. Shumë njerëz janë vrarë dhe tani familjarët e kanë vështirë ta shtrijnë dorën. Duhet shikuar gjërat pozitive, por politika helmon gjithçka, në të gjitha anët”, thotë Ivo Beserovac.

Stefan Vukashinoviç mendon se “varet nga gjeneratat”.

“Sa më të reja që janë, sa më të pranishme në internet, e shohin që mund të arrihet paqe”, thotë ai.

Se kur do të mund të shihen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë sërish në tryezën e bisedimeve - së paku për të bërë përpjekje për të arritur paqe - nuk dihet. Gjasat janë të vogla gjatë muajve të verës, derisa të zgjidhen pasardhësit e ndërmjetësuesve aktualë. SHBA-ja dhe Gjermania përsërisin se dy vendet duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke. Me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier “asgjë më pak nuk e përmbush vizionin e një Evrope të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”./ REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës