LIVE UPDATES
Bota

Kush duhet t'i heqë barrikadat?

Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë.

20 Dhjetor 2022, 19:00 Nga d.a.
Kush duhet t'i heqë barrikadat?
Barrikadat ne veri

KOSOVË- Barrikadat në rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë për të dytën javë me radhë dhe nuk ka asnjë qartësi se si dhe kur do të mund të hiqen ato.

Për njohësit e rrethanave të sigurisë dhe atyre politike, çështja cenon rendin dhe qetësinë publike, por, megjithatë, kërkon zgjidhje politike.

Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë.

Grupe të serbëve lokalë i ngritën barrikadat qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo kohë, rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, mbeten të bllokuara.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se bllokimi i rrugëve me barrikada është çështje e prishjes së rendit dhe sundimit të ligjit dhe se institucion përgjegjës për largimin e tyre është Policia e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar “bandat kriminale”, të mbështetura nga Serbia, për ngritjen e barrikadave.

Barrikadat mbështeten edhe nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - si dhe nga vetë autoritetet në Serbi.

Vrajolli thotë se, marrë parasysh që në vendosjen e barrikadave janë të përfshira edhe elemente nga shteti i Serbisë, atëherë ato paraqesin “cenim të integritetit territorial të Kosovës”.

Në këtë situatë, sipas tij, intervenimi i misionit të NATO-s, KFOR, për heqjen e barrikadave është i domosdoshëm. Por, thotë Vrajolli, është e dukshme që autoritetet po i japin kohë një zgjidhjeje politike.

“Gjithsesi, këto barrikada nuk do të rrinë gjatë në rrugë. Mendoj se Policia e Kosovës bën veprim të duhur që jep mundësi që këto barrikada të hiqen në mënyrë paqësore. Megjithatë, nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm policia, por të gjitha organet përgjegjëse të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës duhet të koordinohen së bashku dhe këto barrikada të hiqen”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se, në rrethana normale, barrikadat do të duhej të hiqeshin nga Policia e Kosovës.

Por, sipas tij, rrethanat nuk janë të zakonshme, për shkak të raporteve të këqija ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve në veri të vendit.

Në këtë pikë, thotë Milliqeviq, duhet gjetur një zgjidhje politike, sepse përdorimi i dhunës për heqjen e barrikadave, shton ai, do ta përshkallëzonte situatën.

“Situata ekzistuese në veri të Kosovës është jashtëzakonisht e ngarkuar me emocione dhe tensione të fuqishme. Kam frikë se çfarëdo heqjeje me dhunë e barrikadave do të shkaktonte pasoja shumë më të mëdha, sesa në rast të një zgjidhjeje paqësore”, thotë Milliqeviq.

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut thonë se duhet të arrihet një kompromis me autoritetet e Kosovës, në mënyrë që barrikadat të largohen, por nuk specifikojnë shumë se çfarë kompromisi mendojnë.

Por, kush duhet t’i largojë ato?

“Ata që i kanë vendosur. Atëherë do të ishin të kënaqura të dyja palët. Pra, kur të pajtohen për një marrëveshje. Por, më duket se situata është e pasigurt dhe e keqe”, thotë Millani, një qytetar serb nga Mitrovica e Veriut.

Mendim të ngjashëm ka edhe Miodragu. Por, sipas tij, autoritetet e Kosovës duhet t’i përmbushin paraprakisht disa kërkesa të qytetarëve serbë.

“Populli do t’i heqë barrikadat kur të plotësohen kushtet. Policët që janë arrestuar, të mbrohen në liri”, thotë Miodragu.

Një qytetar tjetër, me emrin Sllobodan, thotë se barrikadat nuk duhet të hiqen përpara se të rregullohet situata, sipas tij.

“Duhet të përmbushen kushtet, [duhet të formohet] Asociacioni i komunave me shumicë serbe, policia të tërhiqet nga këtu derisa të kthehen serbët në institucione”, thotë Sllobodani.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se institucionet e vendit “kanë kapacitete për t’i larguar barrikadat” dhe se “janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të përditshmes britanike, Guardian, se është pajtuar që t’i japë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për t’i bindur ata që janë në barrikada, të tërhiqen.

Megjithatë, Kurti ka thënë se barrikadat nuk mund të lejohen të qëndrojnë gjatë.

Ai ka shprehur shqetësimin se “heqja e këtyre barrikadave nuk mund t’i përjashtojë viktimat”.

“Dhe, kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm, për t’u siguruar se nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Por, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, ka thënë Kurti, raporton Guardian.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kurti duhet të lirojë ish-policin e arrestuar dhe “t’i tërheqë forcat speciale policore” nga veriu i Kosovës - ndonëse autoritetet e Kosovës kanë mohuar se kanë dërguar forca speciale në veri.

“Kurti le të mos e mendojë heqjen e barrikadave me dhunë, sepse ato fillimisht u vendosën si kundërpërgjigje ndaj dhunës dhe çdo lëvizje e re e dhunshme nga ana e Kurtit, do të rrezikonte të shkaktonte një përshkallëzim të pakontrolluar”, ka thënë Petkoviq më 19 dhjetor.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi - ka thënë se “receta për heqjen e barrikadave është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive policore nga veriu i Kosovës dhe heqja e të gjitha listave sekrete për vrasjen e serbëve”.

Rakiq nuk ka sjellë ndonjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tij, ndërsa Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë disa pretendime të mëhershme të zyrtarëve në Beograd se ajo synon “përndjekjen e serbëve nga Kosova”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përsëritur qëndrimin e shprehur në një reagim më 16 dhjetor, se “pret që të gjitha palët të koordinohen nga afër me këtë mision dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut”, ka thënë KFOR-i.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 13 dhjetor se barrikadat duhet t’i heqin ata që i kanë ngritur.

Mentor Vrajolli thotë se pala e Kosovës duhet të vazhdojë të jetë e matur në reagime lidhur me barrikadat në veri.

Për largimin e tyre, thotë ai, autoritetet e Kosovës duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të ushtrohet presion ndaj autoriteteve të Serbisë.

“Ato struktura janë të vendosura nga politika e Serbisë dhe nëse presioni rritet ndaj shtetit serb për t’i larguar barrikadat, atëherë ato mund të largohen pa pasur nevojë për intervenim policor”, thotë Vrajolli.

Miodrag Milliqeviq vlerëson se për largimin e barrikadave, autoritetet e Kosovës nuk duhet t’u bëjnë presion serbëve lokalë në veri të vendit, por duhet të gjejnë një zgjidhje me autoritetet e Serbisë.

“Beogradi pyetet për të gjitha këtu [në veri të Kosovës]. E mundshme dhe e dëshirueshme është vetëm një marrëveshje politike dhe kompromisi, jo vetëm për veriun e Kosovës, por në përgjithësi për të gjitha çështjet e hapura. Gjithçka tjetër do t’i ngjajë një skenari shumë të keq, i cili nuk do të përfundojë mirë”, thotë Milliqeviq.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë kulmuar më 10 dhjetor, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

Pantiq akuzohet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atyre policorë në veri.

Autoritetet e Kosovës u përpoqën të organizojnë zgjedhje në katër komunat në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - pas vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Braktisja e institucioneve, me mbështetjen e Serbisë, ndodhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.

Me sugjerimin e BE-së dhe të SHBA-së, zgjedhjet u shtynë për në pranverë të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bëjnë vazhdimisht thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve./REL/

mentor vrajolli tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet