20 Dhjetor 2022, 17:37
Nga d.a.
Ukraine
SHBA- Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ka pikëpamje kontradiktore në Rusi nëse do të nisë apo jo një kundërsulm në Ukrainë, por përsëriti se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen e tij për Kievin, pavarësisht se cili skenar zgjidhet.
"Sigurisht që ka disa brenda Rusisë që mendoj se duan të vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës. Ka të tjerë që në fakt vënë në pikëpyetje aftësinë e Rusisë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.
Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Valery Zaluzny, i tha revistës Economist javën e kaluar se Rusia po përgatit 200,000 trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të fillojë nga lindja, jugu apo edhe Bjellorusia nga janari, por më shumë gjasa në pranverë.
Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim të zgjeruar me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm ”, tha Kremlini të martën. Folësi kryesor i takimit sipas informacioneve do të jetë ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
"Ai do të raportojë mbi ecurinë e operacionit special, sasinë e armëve dhe pajisjeve të marra nga trupat gjatë vitit të kaluar, ndërtimin e infrastrukturës ushtarake, rezultatet e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrisë dhe sigurimin social të personelit ushtarak" tha shërbimi i shtypit të Kremlinit.
lufta ukraine-rusi valery zaluzny
Bota
20 Dhjetor 2022, 17:29
k.m.
Pamje nga aksidenti
ARGJENTINË- Një tifoz argjentinas u mbyt për vdekje kur flamuri, të cilin e kishte mbështjellë rreth shpa...
Bota
20 Dhjetor 2022, 17:26
d.a.
Foto ilustruese
BRITANI- Britania ka akuzuar Rusinë se po planifikon që t’i japë Iranit komponentë të avancuar ushtarakë...
Bota
20 Dhjetor 2022, 17:14
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Prej 11 ditësh, qëkur u vendosën barrikadat në veri të vendit, disa policë të Kosov&...
Bota
20 Dhjetor 2022, 17:00
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Pak orë më parë u raportua se në lagjen "Kroi i Vitakut" në Mitrovicën Veriore jan&e...
Bota
20 Dhjetor 2022, 16:48
d.a.
Netanyahu dhe Erdogan
IZRAEL- Perspektiva e kthimit në pushtet të kryeministrit të zgjedhur Benjamin Netanjahu, pas fitores së tij n&eu...
Bota
20 Dhjetor 2022, 16:37
d.a.
Erdogan
TURQI- Turqia është zemëruar me refuzimin e Suedisë që të ekstradojë një gazetar, të cilin Ankaraja e ...
Bota
20 Dhjetor 2022, 16:28
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dënoi të martën mbështetjen e Iranit për ...
Bota
20 Dhjetor 2022, 16:17
d.a.
Jinping dhe Putin
KINË- Zgjatja dhe ndërlikimi i krizës në Ukrainë nuk është në interesin e askujt, tha p...
Bota
20 Dhjetor 2022, 16:05
d.a.
Operacioni i shpetimit
AUSTRALI- Katër adoleshentë e kaluan natën të ngjeshur në dy dërrasa me vozis ndërsa humbën ...
Bota
20 Dhjetor 2022, 15:53
d.a.
Putin
RUSI- Vladimir Putin ka bërë një pranim të rrallë të sfidave ushtarake të vendit të tij në luftën 1...