LIVE UPDATES
Bota

Kurti viziton komunat në veri të Kosovës, flet për dinarin dhe takimin për dialogun në Bruksel

Duke folur për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ku duhet gjetur zgjidhja për pagesën e beneficioneve për serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, Kurti ka ripërsëritur qëndrimin se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk ndalon dinarin, por përcakton euron si valutë të vetme.

3 Prill 2024, 17:15 Nga r.ll
Kurti viziton komunat në veri të Kosovës, flet për dinarin
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot komunat me shumicë serbe në veri të vendit – Mitrovicën e Veriut, Leposaviçin, Zveçanin dhe Zubin Potokun – për të biseduar me udhëheqësit vendës për përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, apo fetare.

“Ne jemi kundër ndarjes së shoqërisë, jemi për barazi. Institucionet tona duhet t'i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe t'iu mundësojnë qasje në sistemin institucional”, tha Kurti pas takimit me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç.

Kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në komunat në veri të Kosovës në fillim të vitit të kaluar përmes zgjedhjeve të cilat u bojkotuan nga popullata serbe dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe. Kjo çështje ngriti edhe tensionet etnike në maj të vitit të kaluar, të cilat kulmuan më 24 shtator 2023, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Por, ka kohë që kanë nisur procedurat për shkarkim të kryetarëve të tanishëm, çka do të mund të hapet rruga për zgjedhje të reja në këto komuna.

Kurti ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë “ku ka rënë në pritë” Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm. Për vizitën e Kurtit në komunat e veriut u raportua fillimisht nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit. Lista Serbe tha në një komunikatë për media se vizita e kryeministrit Kurti në komunat e veriut ka për qëllim “destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve”.

“Është më se e qartë se me ardhjen e tij, ai donte të provokonte reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar disa pikë politike, apo vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha Lista Serbe.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës nënvizoi se “tendencat për destabilizimin e Kosovës vijnë nga ana tjetër”, duke iu referuar Serbisë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar me pretendimet se Kurti, duke shkuar në Leposaviç dhe Zubin Potok, "ka vendosur të ngrejë tensione të reja" në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogut në Bruksel.

“Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, ku nuk është i mirëpritur. Veprimi i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë”, tha Petkoviç.

Gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, Kurti vendosi lule edhe në pllakën përkujtimore të ish-policit të Kosovës, Enver Zymberi, në Zubin Potok, ku ishte vrarë në vitin 2011, nga persona ende të paidentifikuar. Ai u vra gjatë një aksioni të organizuar nga Qeveria e Kosovës për marrjen e kontrollit të pikave kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak

Për takimin në Bruksel dhe dinarin

Duke folur për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ku duhet gjetur zgjidhja për pagesën e beneficioneve për serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë, Kurti ka ripërsëritur qëndrimin se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës nuk ndalon dinarin, por përcakton euron si valutë të vetme.

Serbia u paguan të ardhura të ndryshme pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë prej vitesh, por kjo është bërë e vështirë nga 1 shkurti, kur hyri në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili e ndalon përdorimin e dinarit për pagesa me para të gatshme. Kurti ka vlerësuar se Serbia insiston që t'i paguajë paratë “në para të gatshme sepse i paguan disa njerëzve që nuk duhet”, duke mos specifikuar për cilët persona bëhet fjalë.

“Nuk kam asgjë kundër faktit që mjekët, profesorët, mësimdhënësit marrin mjete, por duket se shqetësimi kryesor i Beogradit është që disa persona të tjerë të mos marrin para në para të gatshme”, tha Kurti.

Ai shtoi se rregullorja e BQK-së është miratuar për të pasur një pasqyrë të qarkullimit të parave. Kosova fillimisht refuzoi të diskutojë çështjen e dinarit në kuadër të dialogut, por tema u hodh në tavolinë pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se bisedimet e javës së kaluar ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel./REL

albin kurti dinari dialogu kosove-serbi veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet