Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Sipas informatave të autoriteteve të sigurisë, granata është hedhur në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale afër Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur.
KOSOVA- Policia e Kosovës e ka konfirmuar të dielën shpërthimin me granatë dore në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy vetura, njëra me targa vendore, ndërsa tjera amerikane. Sipas informatave të autoriteteve të sigurisë, granata është hedhur në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale afër Ujmanit, nga një apo më shumë persona të panjohur. Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin.
Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”.
“Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës”, ka thënë Kurti, duke u zotuar për sundim dhe rend publik në gjithë Kosovën.
“Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë mes tjerash Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi pos tjerash, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë. Nga Ujmani furnizohen me ujë shtatë komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.
Pos tyre, termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 Megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit. Lumi Ibër, që e mbush me ujë Ujmanin, buron në Mal të Zi, më pas kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 km, dhe prapë kthehet në Serbi./ REL
John Bolton SHBA- Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka thënë se ish-president...
SHBA- Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk z&eum...
fotot ilustruese KIEV- Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha në një intervistë më 21 korrik se presidenti Volody...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Një shpërthim ka ndodhur në veri të Kosovës në afërsi të liqenit të Ujmanit...
Foto ilustruese SHBA- Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të dr...
fotot ilustruese ZVICËR- Në qytetin e Niedergosgen, në kantonin e Soloturnit, dy persona janë plagosur gjatë një përlesh...
SHBA- Duket sikur Donald Trump Jr po vazhdon traditën familjare të baballarëve që bëjnë komente për vajzat e tyre. Të ...
fotot ilustruese SHBA- Shkencëtarët thonë se një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, m...
Foto ilustruese KOSOVA- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë, ka bërë të ditur të dielën se ka rrit...
Foto ilustruese KOSOVA- Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të...