Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kurti tha se nënshkruesit e letrës shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë “dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për rajonin tonë”.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si zhvillim pozitiv dërgimin e letrës nga dhjetëra ligjvënës amerikanë e evropianë te zyrtarët e lartë në Bruksel, Uashington e Londër, përmes së cilës u kërkua ndryshimi i qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës më 9 gusht, Kurti tha se nënshkruesit e letrës shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë “dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për rajonin tonë”.
“Ne u jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që i janë bashkuar kësaj thirrjeje të përbashkët, e mirëpresim secilin nënshkrim dhe mbështetje të radhës. Ky lloj i mbështetjes na e përforcon përkushtimin tonë për shtensionim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci dhe bindjen për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri”, tha Kurti.
Në fillim të kësaj jave, deputetja britanike Alicia Kearns, publikoi letrën, të cilën sipas saj e kanë nënshkruar dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë. Kjo letër iu dërgua shefit të diplomacisë të bllokut evropian, Josep Borrell, kryediplomatit amerikan, Antony Blinken, dhe atij britanik James Cleverly.
Në letër u tha se “Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës”.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit.
Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë.
“Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, u tha në letrën e ligjvënësve.
Në kohën e tensioneve në rritje, tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Kosova tha se ata u “rrëmbyen” brenda terrorit të saj, por Serbia tha se i arrestoi “thellë brenda” territorit serb. Policët u liruan më 26 qershor.
Letra është kritikuar nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila ka thënë se ajo është “provë e gjallë” që homologu i saj kosovar, Albin Kurti, në të vërtetë gëzon “mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”. Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Megjithatë, Kosova është pajtuar me BE-në në një plan për shtensionimin e situatës, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.
Marrë nga REL
foto ilustruese ITALI- Dyzet e një emigrantë humbën jetën pasi një anije, e cila u nis nga Sfax, Tunizi, u fundos ndërsa...
foto ilustruese KINË- Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 18 janë ende të zhdukur pas reshjeve të dendu...
pamje nga vendngjarja SHBA- Pamjet me dronë në Florisa tregojnë se si rojet e shpëtimit formuan një zinxhir për të shp&e...
Maura Healey SHBA- Guvernatorja e shtetit Masaçusets (Massachusetts) Maura Healey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, ...
planeti Mars SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar se planeti Mars po rrotullohet më shpejt dhe gradualisht po shkurton gjatësin&eu...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë dritën jeshile trajnimit të pilotëve ukrainas në...
Josep Borrell SHBA- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka pran...
foto ilustruese RUSI- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se gjatë natës janë rrëzuar dy dronë ukrainas af...
Joe Biden SHBA- Duke filluar nga e marta, Kanioni i Madh do të jetë në listën e monumenteve kombëtare të Shteteve të...
foto ilustruese SHBA- Gjykatësja federale në çështjen e zotit Trump, ku akuzohet për përpjekje për të pë...