LIVE UPDATES
Bota

Kurti e Vuçiç u dakorduan në Ohër/ Analiza e REL: Ja cilat janë pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Në disa aspekte, marrëveshja dhe aneksi përcjellës – nëse zbatohen plotësisht – mund të jenë pikënisje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të thotë një njohje de facto e shtetësisë së Kosovës, dhe afrim i të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

27 Mars 2023, 18:46 Nga k.m.
Kurti e Vuçiç u dakorduan në Ohër/ Analiza e REL: Ja
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, ajo për çka janë pajtuar palët ka qenë një Aneks, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Ndonëse në atë marrëveshje nuk parashihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, aty ka propozime për luftimin e disa pengesave që vazhdojnë të ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Në veçanti, në marrëveshjen e shkurtit bëhet thirrje për njohje të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, sikurse pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore. Parashihet, po ashtu, që palët të kenë misione të përhershme diplomatike, të mos e pengojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE-së, dhe që Beogradi të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këmbim të kësaj, dega e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë do ta ketë statusin e saj të formalizuar.

Marrëveshja e shkurtit përkrah edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pa e përmendur asociacionin me emër. Në tekst vetëm përmendet krijimi i “një niveli të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe mundësia për ofrimin e shërbimeve në rajone specifike, përfshirë mundësinë e sigurimit të mbështetjes financiare nga Serbia dhe krijimin e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Çfarë do të thotë kjo?

Në disa aspekte, marrëveshja dhe aneksi përcjellës – nëse zbatohen plotësisht – mund të jenë pikënisje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të thotë një njohje de facto e shtetësisë së Kosovës, dhe afrim i të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Megjithatë, ekzistojnë edhe tri çështje kyçe:

Fillimisht, as aneksi, as marrëveshja, nuk janë të nënshkruara, çka rrit dyshimet për vlefshmërinë e tyre.

Së dyti, në aneks nuk përmendet shumë përtej nevojës që Kosova të nisë punën “menjëherë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Së treti, nuk ekziston shumë kërcënim për asnjërën palë nëse gjërat mbesin të pazbatuara.

Ashtu siç edhe një diplomat i afërt me këto çështje i ka thënë Radios Evropa e Lirë: “Karotat nuk janë shumë të shijshme dhe as shkopinjtë nuk janë shumë të rëndë”. Çështja nëse nevojitet një nënshkrim i marrëveshjes, vazhdon të diskutohet.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e ka thënë qartë se ai nuk do të nënshkruajë asnjë dokument dhe ka shuar shpresat fillestare që kanë ekzistuar në Bruksel se marrëveshja do të nënshkruhet në një samit të BE-së, që është mbajtur javën e kaluar, në prani të të gjithë liderëve të BE-së.

Marrëveshja fillestare e Brukselit, e arritur nga të dyja palët më 2013, po ashtu nuk është nënshkruar, por të paktën në të janë vënë inicialet.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë pas takimit, shefi negociator i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka thënë se çfarëdo spekulimi nëse marrëveshja është apo jo e vlefshme, është “i pakuptimtë”, dhe ka pretenduar se dokumenti është zyrtar dhe obligues përmes njoftimit të bërë nga Borrelli në Ohër.

Lajçaku e ka pranuar, po ashtu, se është e mundshme që të arrihet pajtueshmëri për 12 pika të aneksit, mirëpo janë edhe gjashtë të tjera për të cilat palët nuk janë dakorduar.
Siç është përmendur më lart, theksohet se Prishtina duhet të nisë menjëherë punën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete se kur, shembull, mund të ndodhë njohja e përbashkët e pasaportave apo këmbimit të misioneve të përhershme.

A do ta bëjë Prishtina ndonjë hap pa marrë garanci për hapa reciprokë të Beogradit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund t’ia atribuojë rritjes së tij politike qëndrimin kundër krijimit të çfarëdo asociacioni me bazë etnike, dhe shpesh e ka cituar nevojën për shmangie të një situate të ngjashme me atë në Bosnje-Hercegovinë.

Shefat negociatorë të të dyja palëve pritet të takohen sërish më 3 prill në Bruksel për të biseduar.

Kjo duhet të shërbejë si shenjë se marrëveshja do të funksionojë.

Të gjithë sytë do të jenë te Serbia për të parë se si do të sillet në nivel ndërkombëtar në muajt në vijim.

Në marrëveshje përmendet zotimi i Beogradit që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Testi i parë për këtë pikë do të jetë në samitin e Këshillit të Evropës që do të mbahet në Islandë në mesin e muajit maj – organizatë në të cilin Kosova ka vite që synon të anëtarësohet, por që Serbia reziston.

Megjithatë, çështje kyçe mbetet nisma për zbatim të marrëveshjes.

Aneksi bën thirrje për krijimin e një komiteti vëzhgues, të udhëhequr nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Mirëpo, në dokument nuk përmendet se çfarë fuqie do të ketë ky komiteti apo se kush do të jetë pjesë e tij. Në Aneks, gjithashtu, përmendet se “çfarëdo dështimi për të përmbushur obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, ky aneks, apo marrëveshjet e arritura në të kaluarën në kuadër të dialogut, mund të ketë pasoja negative për proceset e integrimit të këtyre dy shteteve në BE, si dhe në ndihmën financiare që e pranojnë prej BE-së”.

Kjo gjë mund të tingëllojë e ashpër, por në fakt nuk është. Shtetësia e Kosovës nuk njihet as nga Bashkimi Evropian si tërësi dhe kjo gjë nuk pritet të ndodhë shpejt. Për të arritur në këtë pikë, secili vend i bllokut evropian duhet ta njohë atë.

Në anën tjetër, bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE janë bllokuar për shkak të mospërshtatjes me politikat e Brukselit sa i përket luftës në Ukrainë. Prandaj, asnjëra nuk ka shumë mundësi që të pranohet në BE në vitet në vazhdim dhe BE-ja ka hezituar që të ndalë ndihmat financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të shqetësimeve se Kina dhe Rusia mund ta rrisin ndikimin në këtë rajon./REL

aleksander vucic albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet