LIVE UPDATES
Bota

Kundërshtoi përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare, partitë pro-ruse paralajmërojnë Gjeloshajn në Mal të Zi: Mund të përjashtohesh nga qeveria

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së.

24 Tetor 2024, 17:24 Nga M.B
Kundërshtoi përfshirjen e dyshtetësisë dhe të
Nik Gjeloshaj

MAL I ZI- Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare.

“Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të na i mohojë të drejtat që i kanë të gjithë të tjerët... sepse nëse kafshon shumë, mund t’i thyejë dhëmbët”, thuhet në komunikatën e DF-së, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Zëvendëskryeministri Gjeloshaj, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, ishte në Uashington, ku nënshkroi Memorandumin për Bashkëpunim Strategjik Ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së.

Në një takim me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ai paralajmëroi kundër “aktiviteteve potencialisht destabilizuese të strukturave klero-nacionaliste, që synojnë ta minojnë perspektivën evropiane të Malit të Zi”.

Duke e sqaruar këtë deklaratë në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se iniciativat e DF-së për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë malazeze dhe për miratimin e Ligjit për agjentët e huaj - sipas modelit të ligjit rus - kanë për qëllim ngadalësimin e rrugës evropiane të Malit të Zi. Në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është lider në procesin e anëtarësimit në BE.

Duke folur për vijat e kuqe rreth pjesëmarrjes së mëtutjeshme të partisë së tij në Qeveri, Gjeloshaj tha se ato do të ishin vendime që nuk përputhen me politikat e BE-së dhe të SHBA-së. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një rikonstruktimi të Qeverisë së Malit të Zi apo të një marrëveshjeje të re. Qeveria e Malit të Zi u rikonstruktua në korrik, kur asaj iu bashkuan DF-ja dhe Partia Boshnjake.

Partitë proruse morën dy poste të zëvendëskryeministrave dhe tri ministrore, ndërsa boshnjakët morën një zëvendëskryeministër dhe pesë pozita ministrore. Ky ishte rikonstruktimi i parë i Qeverisë së Millojko Spajqit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit 2023. Në tetor të atij viti, partitë në pushtet nënshkruan një marrëveshje, me të cilën u zotuan se do ta respektojnë “kursin euroatlantik të Malit të Zi” dhe “do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga partitë e DF-së, njëri nga liderët e të cilave, Andrija Mandiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Partitë e DF-së duan heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, të ndërmarra për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundër anëtarësisë së Malit të Zi në NATO, si dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Edhe pse DF-ja tha se do t’i ngrinte qëllimet e politikës së jashtme dhe do t’i respektonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në praktikë ndodhi ndryshe. Mali i Zi mori katër nota proteste nga vendet fqinje, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, gjatë mandatit të shumicës së re parlamentare. Shkak u bënë deklaratat dhe iniciativat e udhëheqësve të DF-së, disa prej të cilave - si rezoluta për gjenocidin në Jasenovac - u pranuan edhe nga partitë e tjera në pushtet.

Gjithashtu, dy ditë pasi DF-ja hyri në Qeveri, Kroacia i shpalli udhëheqësit e saj të padëshirueshëm. Partitë proruse dhe proserbe në Qeverinë e Malit të Zi janë për nënshkrimin e marrëveshjes për dyshtetësi me Serbinë dhe me vendet e tjera, si dhe për ndryshimin e Ligjit për shtetësinë. Duke e shpjeguar këtë iniciativë, udhëheqësi i DF-së, Mandiq, tha se këtë e kërkon edhe diaspora nga radhët e popujve pakicë. Gjeloshaj reagoi, duke i bërë thirrje Mandiqit të mos i përmendë shqiptarët në kontekstin e rrëfimit për dyshtetësinë.

Ai vlerësoi se ky është një “projekt shovinist” dhe se popullata shqiptare nuk do të marrë pjesë në krijimin e “botës serbe”, e as “botëve të tjera imagjinare dhe të ngjashme mbi baza kombëtare”.

Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, Gjeloshaj tha se shqiptarët janë qytetarë të Malit të Zi, të cilin e perceptojnë si vendin e tyre, dhe se ndryshimi i Ligjit për shtetësinë “do të çonte në një ndarje të madhe në Mal të Zi”.

“Jo vetëm tek unë, por edhe në parti, te populli që i përkas, do të kishte një reagim të ashpër, nëse do të shkonte përpara Ligji për shtetësinë, i cili ka vetëm një qëllim dhe ai është ndryshimi i strukturës kombëtare të Malit të Zi”, tha Gjeloshaj.

Paralajmërimi për mundësimin e shtetësisë së dyfishtë shkaktoi kritika të ashpra edhe nga opozita, sipas së cilës, një gjë e tillë do të mundësonte ndërhyrje nga vendet fqinje, çfarë do të çonte në humbjen e vendimmarrjes sovrane në Mal të Zi.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, të cilat treguan se serbishtja është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë dhe gjuha malazeze për 34 për qind, partitë proserbe filluan një fushatë për ndryshimin e Kushtetutës. Ato duan që serbishtja, e cila tani ka statusin e një gjuhe në përdorim zyrtar si gjuha shqipe, kroate dhe boshnjake, të marrë statusin e gjuhës zyrtare si gjuha malazeze. Gjeloshaj tha se Kushtetuta nuk do të ndryshohet për ta zyrtarizuar gjuhën serbe. Ai kritikoi edhe fushatën para regjistrimit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar, e cila u sugjeronte qytetarëve se si të regjistroheshin.

“Për mua është poshtëruese t’i tregosh dikujt se si të deklarohet. Mali i Zi është një vend demokratik, ka të drejtën e mendimit, të ndjenjës... ”, tha Gjeloshaj për Zërin e Amerikës.

Para regjistrimit, forca dhe media proserbe dhe proruse u bënin thirrje qytetarëve në Mal të Zi që të deklaroheshin si serbë, që flasin serbisht dhe janë besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe. Duke reaguar ndaj Gjeloshajt, DF-ja tha se i duhet të zvogëlojë kërcënimet dhe “shovinizmin e theksuar ndaj popullit serb në Mal të Zi”.

“Ai nuk na ka futur në Qeveri dhe nuk mund të na nxjerrë jashtë, sidomos për faktin se nuk ka asnjë deputet të partisë së tij në Kuvend, por i ka dy ministri, duke u falënderuar edhe deputetëve serbë”, tha DF-ja dhe shtoi se vetë Gjeloshaj mund të nxirret jashtë.

DF-ja i ka 13 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, ndërsa Alternativa Shqiptare e Gjeloshajt, si pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar, i ka dy. Përveç deputetëve të DF-së, shumica parlamentare përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, partitë boshnjake dhe shqiptare./ REL

mal i zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet