LIVE UPDATES
Bota

'Kryeministër sytë i kemi te ty, mos qëndro në hije', protestë për rritjen e pagave në Kosovë

Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.

20 Maj 2022, 17:50 Nga DOSJA
'Kryeministër sytë i kemi te ty, mos qëndro në
Protesta ne Kosove

Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.

Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.

Pjesëmarrës tjerë në protestë kanë qenë edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike, të cilët u grumbulluan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së, kërkoi nga ekzekutivi që t’i realizojë kërkesat e tyre dhe të mos i shpërfillë sindikatat dhe siç u shpreh “Qeveria t’i hapë dyert e dialogut social”.

Shqetësimet tona janë reale, shqetësimet tona janë të përbashkëta, janë shqetësime që i njihni edhe ju [Qeveria]. Kërkojmë hartimin si duhet, por jo të ngadalësuar dhe të tejzvarritur të projektligjit për paga, që tashmë duhej të ishte miratuar. Dhe, në këtë mënyrë do të rregullohet sistemi i pagave ashtu siç duhet ”, tha Hykolli.

Qeveria ka muaj që thotë se ky projektligj është në fazën e fundit të hartimit, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, deklaroi se nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre, veprimet sindikale do të jenë edhe më të rënda.

Qeveri, këta janë njerëzit tu, i kanë sytë drejt teje dhe është turp të qëndroni nën hije, të qëndroni në Amerikë e gjetkë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve. Heshtja e Qeverisë, ikja nga dialogu social, tregon se ata e dinë se kërkesat tona janë legjitime. Ne e duam Ligjin e pagave, por jo ligj që e punon dikush, por ligj që e punojmë edhe ne”, tha Jasharaj para protestuesve.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Muajve të fundit ka pasur disa protesta dhe greva të punonjësve publikë me kërkesën për rritje pagash.

Sindikalistët kishin mbajtur një protestë me kërkesa të njëjta edhe më 8 prill, kurse më 12 maj në disa nga institucionet publike është mbajtur një grevë njëorëshe.

Ata kishin thënë se nuk mund të durojnë “shpërfilljen dhe mospranimin e dialogut social dhe mosrespektimin e profesionalizimit” nga autoritetet qeveritare./REL/

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare