LIVE UPDATES
Bota

Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Damaskun, mesazhi: Një një fillim i ri politik mes Europës dhe Sirisë është i mundur

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, janë ministrat e parë nga BE-ja që vizitojnë Sirinë pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor dhe detyruan presidentin Bashar al-Assad të ikte për në Rusi pas më shumë se 13 vjetësh luftë civile, duke i dhënë fund sundimit dekadësh të familjes së tij.

3 Janar 2025, 12:23 Nga M.B
Kryediplomatët e Gjermanisë dhe Francës vizitojnë Damaskun,
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, në Damask më 3 janar 2025.

DAMASK- Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës thanë se duan të krijojnë raporte të reja me Sirinë dhe bënë thirrje për tranzcion paqësor, teksa gjatë vizitës në Damask u takuan me liderin e ri de facto Ahmed al-Sharaa në emër të Bashkimit Evropian.

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, janë ministrat e parë nga BE-ja që vizitojnë Sirinë pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor dhe detyruan presidentin Bashar al-Assad të ikte për në Rusi pas më shumë se 13 vjetësh luftë civile, duke i dhënë fund sundimit dekadësh të familjes së tij.

“Vizita ime sot... është mesazh i qartë për sirianët: se është i mundur një fillim i ri politik mes Evropës dhe Sirisë, mes Gjermanisë dhe Sirisë”, tha Baerbock para se të largohej nga Damasku.

Barrot tha se shpreson për “për një Siri sovrane, të qëndrueshme dhe paqësore”. Ai në Damask po ashtu vizitoi Ambasadën franceze, e cila është e mbyllur që nga viti 2012.

Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, rebelët islamistë të udhëhequr nga Sharaa's Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grup i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë kërkuar që të sigurojnë shtetet arabe dhe komunitetin ndërkombëtar se ata do të qeverisin në emër të të gjithë sirianëve.

Qeveritë perëndimore kanë nisur gradualisht të hapin kanalet e komunikimit me Sharaa dhe HTS dhe po nisin debatin nëse duhet ta largojnë këtë grup nga lista e organizatave terroriste. Para vizitës në Siri, Baerbock tha se nga kjo vizitë kishte “pritje të qarta” nga sundimtarët e rinj, të cilët, sipas saj, do të gjykohen për veprimet e tyre.

Qëllimi për Sirinë është që ky shtet të bëhet sërish një anëtar i respektuar i komunitetit ndërkombëtar, tha kryediplomatja gjermane. Ndërkaq, Barrot, që u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Greke, tha se Franca është e përkushtuar për një Siri ku do të mbroheshin të drejtat e të gjithëve. Ai po ashtu qëndroi në ndërtesën e mbyllur të Ambasadës në Damask dhe tha se Parisi po punon drejt rivendosjes së pranisë diplomatike./ REL

damask

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet