LIVE UPDATES
Bota

Kriza prej luftës, Bullgaria 6 muaj do t’i dërgojë energji elektrike Maqedonisë së Veriut

Dy kryeministrat ranë dakord për formimin e një grupi punues i cili duhet t’i përcaktojë aspektet teknike në lidhje me nënshkrimin dhe përfundimin e marrëveshjes në fushën e energjisë elektrike për furnizimin e sasive deri në 200 megavat/orë energji elektrike për nevojat e Maqedonisë së Veriut, përfundimisht me marsin e vitit të ardhshëm.

6 Shtator 2022, 13:58 Nga d.a.
Kriza prej luftës, Bullgaria 6 muaj do t’i dërgojë energji
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Bullgaria nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm do të dërgojë 200 megavat orë energji elektrike për të zbutur krizën energjetike në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar furnizim të pandërprerë të industrisë me energji elektrike, që është një nga kërkesat kyçe të sektorit të biznesit në vend, është dakorduar pas takimit të djeshëm në Sofje të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegut të tij bullgar Galab Donev.

Dy kryeministrat ranë dakord për formimin e një grupi punues i cili duhet t’i përcaktojë aspektet teknike në lidhje me nënshkrimin dhe përfundimin e marrëveshjes në fushën e energjisë elektrike për furnizimin e sasive deri në 200 megavat/orë energji elektrike për nevojat e Maqedonisë së Veriut, përfundimisht me marsin e vitit të ardhshëm.

“Si politikanë dhe qeveri të përgjegjshme ne kemi detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj ekonomisë të sigurojmë gjithçka që është në mundësinë tonë që t’i bëjmë kushtet më të mira, në kohë të krizës së këtillë. Pikërisht për këtë jemi sot këtu së bashku me Bullgarinë fqinje që të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për furnizim me energji elektrike gjatë tremujorit të katërt të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, në kushte që do të jenë optimale për ekonominë”, tha kryeministri. Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp në Sofje me kolegun Donev.

Kovaçevski theksoi se në takim delegacioni ynë i ka treguar detajet se çfarë kemi nevojë, e cila vjen edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për çfarë edhe kryetari i Odës ka qenë pjesë e delegacionit.

“Fillimisht së bashku ramë dakord me Republikën e Bullgarisë të formojmë menjëherë të mërkurën një grup pune të përbërë nga Ministria e Ekonomisë së vendit tonë, Ministria e Energjetikës së Bullgarisë, si dhe EMV dhe kompani e tjera në kuadër të Bullgarisë ku do të bisedohet për parametrat teknikë në lidhje me kapacitetet dhe transportin e energjisë elektrike. Lidhur me çmimet që do të duhet të përcaktohen në përputhje me legjislacionin e Bullgarisë në përputhje me direktivën dhe legjislacionin e BE-së dhe në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu biseduam edhe për sasitë që nevojiten te ne duke pasur parasysh se Bullgaria është një vend që eksporton energji elektrike, falë kapaciteteve që i ka veçanërisht energji elektrike të prodhuar nga një central bërthamor”, tha Kovaçevski.

Është bërë fjalë edhe për lidhjen me interkonektorin e ri të gazit që do të bëhet në pjesën e lidhjes me gaz të lëngshëm dhe në raport me kapacitetet e interkonektorit ekzistues që kemi me Bullgarinë, si dhe për mundësitë e ruajtjes së gazit të lëngshëm në depot që ekzistojnë në Bullgari.

“Patëm një takim që u mbajt në frymën e vullnetit të mirë. Në një frymë të tillë të vullnetit të mirë, shpresoj që grupi i punës që do të fillojë të punojë menjëherë pas festës në Bullgari dhe para festës sonë, që në më pak se dy javët e ardhshme të kemi një zgjidhje që do të jetë me interes të dyanshëm, dhe të ekonomisë të të dyja vendeve”, tha Kovaçevski.

Donev konfirmoi se nga e mërkura fillin Grupi i përbashkët i cili do t’i përpunojë të gjitha detajet teknike lidhur me nënshkrimin dhe lidhjen e marrëveshjes në fushën e energjisë elektrike, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë që interkonektori i Maqedonisë së Veriut dhe terminali i cili ndërtohet në Greqi, që përmes Bullgarisë që furnizimet të mund të balancohen.

Me këtë tha, do të mundësohet që Maqedonia e Veriut të tërheqë sasitë që janë të nevojshme në bazë ditore pa u krijuar vështirësi shtesë në vend dhe me gazin natyror.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut dje në Sofje ishin edhe ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski, si dhe përfaqësues nga sektorët e ekonomisë dhe energjetikës.

Kovaçevski në Sofje do të takohet edhe me presidentin bullgar Rumen Radevin, ku është biseduar për tejkalimin e përbashkët të sfidave të krizës energjetike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri, në takimin me Radevin, theksoi se delegacioni qeveritar ka mbërritur në Bullgari për të gjetur zgjidhje për t’u përballur me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike, për të ndihmuar ekonominë e cila është në tregun e lirë të përballojë rritje e lartë e çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore.

Përballja me pasojat e krizës botërore energjetike është prioritet. Nga ana bullgare u theksua se në ditë të vështira duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse bëhet fjalë për përballimin e pasojave të krizës më të madhe globale që kujtojmë në historinë e re./ina-net/

vasko kovaçevski galab donev bullgaria ndihmon rmv kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet