LIVE UPDATES
Bota

Kriza politike në Serbi, përleshje në rrugë e në Parlament

Gjatë këtyre incidenteve, kishte taksi që u përplasën me qytetarët, pastaj përleshje me grushte mes studentëve, gazetarëve iu morën telefonat nga duart, e disa qytetarë të tjerë dolën në rrugë duke goditur me çadra. Bllokimit të trafikut iu kundërvunë disa burra me kapele në kokë dhe maska në fytyrë.

27 Nëntor 2024, 17:42 Nga N.F
Kriza politike në Serbi, përleshje në rrugë e në
Përleshjet

SERBI- Përleshje në Parlament, protesta në rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe shoferëve gjatë përkujtimit të viktimave të tragjedisë në Novi Sad... Kriza politike në Serbi është duke dalë gjithnjë e më shumë jashtë institucioneve.

Pakënaqësia e qytetarëve dhe opozitës kulmoi pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Oliver Toshkoviç, profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha mënyrat se si njerëzit e pakënaqur mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre, janë të bllokuara.

“Dhe pastaj ku do të shprehen, veçse në rrugë...”, thotë ai.

Imazhet nga rruga u zhvendosën në Kuvendin e Serbisë. Në seancën ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2025, opozita serbe priti kryeministrin dhe ministrat me mesazhin: “I keni duart e gjakosura”. Në këtë mënyrë, ajo shprehu pakënaqësinë e saj që nuk iu pranua kërkesa për të diskutuar besimin në Qeveri.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës i ndau sigurimi parlamentar, pasi u rrahën dhe u shtynë gjatë seancës së 25 nëntorit. Opozita e akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe se mban përgjegjësi politike dhe penale për rënien e strehës në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Jovan Komshiç, profesor në Universitetin e Novi Sadit, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat qeveritare të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe, janë më përgjegjëset për nivelin e tensioneve në shoqëri.

“Refuzimi i mundësisë së dialogut me strukturat opozitare, në vend të rezultatit të dëshiruar për margjinalizim strategjik dhe afatgjatë të opozitës, prodhoi një reagim mbrojtës të segmenteve të ndryshme të opozitës”, thotë Komshiç.

Pa përleshje nuk kaloi as aksioni “Ndalu Serbi”, gjatë të cilit qytetarët, më 22 nëntor, bënë nderimet e tyre për viktimat në Novi Sad, me 15 minuta heshtje në disa qytete të Serbisë. Për përfaqësuesit e pushtetit, ky veprim ishte “maltretim” i qytetarëve dhe “bullizëm”.

Në rrugë ndodhën disa incidente - në Beograd para ndërtesës së Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), pastaj para Fakultetit të Arteve Dramatike dhe në Novi Sad, po ashtu. Shoferët e zemëruar sulmuan qytetarët që qëndronin në rrugë për t’i nderuar viktimat dhe kërkuan përgjegjësi për vdekjen e tyre.

Gjatë këtyre incidenteve, kishte taksi që u përplasën me qytetarët, pastaj përleshje me grushte mes studentëve, gazetarëve iu morën telefonat nga duart, e disa qytetarë të tjerë dolën në rrugë duke goditur me çadra. Bllokimit të trafikut iu kundërvunë disa burra me kapele në kokë dhe maska në fytyrë.

Në rrjetet sociale, opozita dhe qytetarët i identifikuan me emër dhe mbiemër disa prej atyre që kundërshtuan aksionin “Ndalu Serbi”. Sipas tyre, ata përfshinin anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe dhe punonjës të komunave dhe ndërmarrjeve publike. Sherr e konflikt verbal kishte edhe më 23 nëntor gjatë një bllokade në lagjen elitare “Beogradi në ujë”. Disa shoferë u përplasën me një grup aktivistësh e qytetarësh që kundërshtojnë shembjen e Urës së Vjetër të Savës.

Javën e kaluar, për tri ditë radhazi, deputetë të Parlamentit të Serbisë dhe ata të Vojvodinës, ashtu si dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Novi Sadit, bllokuan hyrjen e Pallatit të Drejtësisë në Novi Sad, ku gjenden gjykatat dhe prokuroritë.

Ata kërkuan përgjegjësi për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor, si dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestën e 5 nëntorit, duke pretenduar se policia “arrestoi në mënyrë arbitrare dhe përdori forcë të tepruar”. Policia i hodhi poshtë këto pretendime.

Gjatë protestës para Pallatit të Drejtësisë kishte disa incidente me policinë. Shumica e seancave gjyqësore u shtynë. Për brutalitetin e policisë e ngritën zërin edhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur shembullin e një pensionisti, për të cilin thanë se ka përfunduar në operacion, për shkak të rrahjes në stacion policor.

Policia tha se është duke përcaktuar rrethanat e lëndimit të pensionistit. Politologu Jovan Komshiç vlerëson se strukturave të pushtetit, aktualisht, mund t’u përshtaten skenat e pakënaqësisë, grindjeve, konflikteve dhe dhunës. Këto skena “transmetohen në mënyrë të kontrolluar, përmes filtrit propagandistik të mediave dhe tabloideve pro regjimit, për të shkaktuar frikë dhe pakënaqësi te shikuesit e manipuluar”, thotë ai.

Duke reaguar ndaj protestave, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cilësoi përfaqësuesit e opozitës si “banditë” dhe “ekstremistë që po përpiqen ta marrin pushtetin pa zgjedhje”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzoi deputetët e opozitës për “sjellje të egër” në Kuvend. Ai tha se “politikanët e papërgjegjshëm nuk e fshehin më dëshirën e tyre për të provokuar një luftë civile në Serbi”. Psikologu serb, Oliver Toshkoviq, thotë se ka shumë pakënaqësi që janë të natyrshme në çdo shoqëri, porse ato nuk adresohen, por shtypen ose intensifikohen.

“Duke i quajtur tradhtarë njerëzit e pakënaqur, ju i ofendoni hapur dhe zemërimi, me kalimin e kohës, rritet”, thotë ai.

Komshiq thotë se bashkëpunimi për tema të rëndësishme të interesit kombëtar dhe zhvillimit të Serbisë, mungon në politikën e Partisë Përparimtare Serbe. Sipas tij, edhe balanca e pushtetit është reduktuar në minimum. Vuçiç, përkundër kritikave ndaj opozitës, në ditën e incidenteve në Kuvend, i ftoi të bisedojnë edhe pushtetarët, edhe opozitën.

Toshkoviç thotë se mënyra e duhur për ta qetësuar krizën, do të ishte që Qeveria të thoshte “t’i rikthejmë institucionet”. Sipas tij, zgjedhjet e reja do të ishin rrugëdalja më normale.

“Megjithatë, ato janë të pamundura, sepse askush këtu nuk beson se zgjedhjet janë plotësisht të drejta”, thotë Toshkoviq.

Akuzave të opozitës serbe se zgjedhjet e dhjetorit të kaluar janë manipuluar, Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera iu përgjigjën duke thënë se ato duhet të hetohen. Autoritetet, ndërkaq, i hodhën poshtë të gjitha akuzat. Për Komshiçin, treguesi i parë i një qasjeje më të përgjegjshme të autoriteteve në Serbi për zgjidhjen e konflikteve në rritje, do të ishte heqja e perdes së fshehtësisë nga të gjitha kontratat që janë bërë.

Kjo është edhe një nga kërkesat e protestuesve, pas rënies së strehës në Novi Sad. Kontrata për rinovimin e ndërtesës së stacionit që shteti serb ka lidhur me dy kompani kineze, nuk është e disponueshme për publikun. Trembëdhjetë persona janë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shembjen e strehës më 1 nëntor. Në mesin e tyre është edhe Goran Vesiç, ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë./REL

serbi politike perleshje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet