LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kriza energjetike, evropianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes

Teksa çmimet me shumicë për gaz dhe energji elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekorde të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.

27 Gusht 2022, 17:05 Nga I.A
Analiza e REL: Kriza energjetike, evropianët zgjedhin mes ushqimit dhe
Foto ilustruese

Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianë po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen. Teksa çmimet me shumicë për gaz dhe energji elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekorde të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.

Në lindje të Anglisë në qytetin Grimsbi, Philip Keetley, ka nisur që të mos përdorë kondicionerin në shtëpinë e tij në kohën kur Britania këtë verë është përballur me valën rekord të të nxehtit. Ai vendosi që të mos përdorë më pajisjen për të ftohur shtëpinë e tij, pasi e pa që nuk do të mund t’ia dilte financiarisht.

“Kostoja e jetesës është rritur dhe megjithatë nga ju pritet që të jetoni me buxhetin kur nuk kishte krizë.... Unë ose duhet ta ndez ngrohjen ose të ha”, tha Keetley.

Banorët në shtetet e tjera evropiane po ashtu në baza vullnetare po ndërmarrin hapa për të ulur përdorimin e gazit, rrymës, pasi çmimet e karburanteve janë rritur në nivele rekorde për shkak të luftës në Ukrainë, sanksioneve kundër Rusisë, por edhe për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në 12 muajt e fundit, çmimi standard evropian i gazit është rritur për 550 për qind. Kostoja e energjisë për konsumatorët britanikë nga tetori do të rritet për 80 për qind, tha të premten rregullatori Ofgem. Kjo rritje do të bëjë që çmimi mesatar vjetor i amvisërive të arrijë në 3.549 funte (4.188 dollarë).

Qeveritë evropiane kanë nxituar që të ofrojnë ndihmë, por të dhënat tregojnë se ndihma e ofruar nuk ka bërë dallim të madh për amvisëritë. Këtë dimër, britanikët do të shpenzojnë një mesatare prej 10 për qind të të ardhurave të familjes për gaz, elektricitet dhe karburante të tjera që përdoren për ngrohje. Po ashtu, ata do të shpenzojnë për karburantet për makinat e tyre – kryesisht benzinë dhe naftë – dyfish më shumë sesa më 2021, thuhet në të dhënat e ofruar nga Carbon Brief.

Kjo e bën krizën aktuale të energjisë më të rëndë se ato të viteve 1970 dhe 1980. Embargoja e prodhimit të naftës dhe revolucioni iranian më 1979 shkaktuan ndërprerje të mëdha dhe të gjata të furnizimeve me karburante në Perëndim. Në kulmin e asaj krize më 1982, qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar shpenzonin 9.3 për qind të të ardhurave të tyre për energji.

Organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, Veprimi Kombëtar për Energji (NEA), vlerëson se 8.9 milionë familje në vend mund të përballen me mungesë të furnizimeve të karburanteve pas tetorit, kur të rriten çmimet tavan në Britani. Vitin e kaluar, numri i amvisërive që u përballen me këtë gjë ishte 4.5 milionë.

Një familje përkufizohet se jeton në mungesë të karburantit, apo siç njihet ndryshe edhe varfëri të karburantit, nëse ka të ardhura të ulëta dhe duhet të shpenzojë 10 për qind apo më shumë të të ardhurave të saj për energji, tha NEA, por edhe organizatat e tjera bamirëse britanike. Ky përkufizim, jozyrtarisht përdoret edhe në shtetet e tjera evropiane.

“Rritja e faturave të energjisë që po shohim tani është krejtësisht e paprecedentë”, tha Peter Smith, drejtor i politikave dhe avokimit në organizatën NEA.

“Ne mendojmë se këto tendenca historike të numrit të familjeve me të ardhura të ulëta që shpenzojnë në mënyrë disproporcionale më shumë nga të ardhurat e tyre për energji janë ende shumë evidente”.

Keetley humbin punën e tij si këshilltar në prill dhe tani jeton me 600 funte (706.44 dollarë) në muaj që merr nga skema e sigurimit social. Gjysma e kësaj shume atij i shkon për qira, dhe ai tha se me pjesën tjetër e parave që i mbeten, mezi mbulon shpenzimet e tij të nevojshme mujore. Ai tani ha vetëm një vakt në ditë dhe pavarësisht se ka ulur në minimum shpenzimin e energjisë, ai shpenzon mbi 15 për qind të të ardhurave të tij për fatura të energjisë. Një e tretave e amvisërive në Mbretërinë e Bashkuar kanë ulur përdorimin e shporetit dhe furrës, gjeti një studim i kryer nga Financial Fairness. Sipas këtij studimi, një e treta kanë ulur përdorimin e tyre, ndërkaq gjysma kanë nisur të ulin temperaturën në shtëpitë e tyre.

“Qytetarët po bëjnë shumë për t’u mundur që faturat e tyre të mos jenë të shtrenjta, por gjithsesi faturat po rriten. Prandaj, ne na duhen më shumë veprime nga Qeveria”, tha Jamie Evans, hulumtues i lartë në Universitetin Bristol. Evans ka qenë i përfshirë në studimin e Financial Fairness.

Dawn White, e cila ka probleme shëndetësore, tha se ka frikë se rritja e çmimeve të energjisë në Britani do të nënkuptojë që ajo nuk do të jetë në gjendje të paguajë për trajtim mjekësor, të cilin e ka të nevojshëm.

“Pa përdorur aparatin për dializë pesë herë në javë, 20 orë, unë vdes”, tha kjo 59-vjeçare e cila jeton në Anglinë juglindore.

Çmimet e gazit për amvisëri në shumicën e ekonomike kryesore evropiane në fillim të vitit 2022 tejkaluan çmimet e krizave të mëhershme në vitet 1970, 1980 dhe 2000, sipas indeksit të inflacionit për amvisëritë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Në Evropë gjendja është më e rëndë sesa në ekonomitë e tjera të zhvilluara. Deri në fund të çerekut të parë të vitit, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, indeksi i çmimeve të gazit ishte më i ulët sesa piku i krizave paraprake. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, që datojnë nga viti 1978, tregojnë se megjithëse amvisëritë amerikane paguanin mesatarisht çmime më të larta për gazin natyror në katër dekadat e fundit, çmimet e gazit për amvisëritë evropiane kanë tejkaluar ato amerikane më 2022.

Në Turqi, çmimet e gazit janë dyfishuar në korrik krahasuar me një vit më parë, ndërkaq çmimet e energjisë elektrike janë rritur me 67 për qind nga viti në vit, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë. Seyda Bal, 27-vjeçare nga Stambolli, tha se ajo ka nisur të përdorë tri herë më pak furrën për gatim me qëllim që të kursejë energji. Burri saj udhëton me autobus në punë për të kursyer karburant, edhe pse rruga deri në punë i është zgjatur për trefish.

Në Bashkimin Evropian, familjet italiane dhe gjermane janë në mesin e familjeve të goditura më së keqi nga çmimet e gazit, thuhet në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Faturat e energjisë për një familje mesatare italiane – kryesisht për gaz dhe elektricitet – u rritën në 5 për qind të shpenzimeve totale të amvisërive në korrik të këtij viti nga 3.5 për qind sa ishin më 2019, thuhet në të dhënat nga kompania hulumtuese Prometeia. Në korrik, është shënuar niveli më i lartë i çmimeve bazuar në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim që datojnë nga viti 1995.

Në Gjermani – ekonominë më të madhe në Evropë – faturat për gaz të amvisërive janë mbi dyfish më të larta sesa vitin e kaluar, kanë treguar të dhënat e portalit Check24. Ndërkaq, çmimet e naftës që përdoret për ngrohje nga amvisëritë janë rritur për 78 për qind krahasuar me një vit më parë. Ercan Erden, 58 vjeç, jeton në Nida, në verilindje të Frankfurtit dhe punon në një fabrikë të ujit mineral.

“Tani dush bëj në vendin e punës pasi ta përfundoj orarin. Po ashtu, rruhem në punë”, tha ai.

Marrë nga REL

philip keetley

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës