Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.
RUSIA- Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës. Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.
Përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga ish-të burgosur politikë si Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov dhe Ilya Yashin, akuzuan Zvicrën për mikpritjen e aleatëve kryesorë të Putinit, përfshirë kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, në kohën kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.
Një delegacion i kryesuar nga Valentina Matvienko, kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, mbërriti në Gjenevë të dielën për të marrë pjesë në një takim treditor të parlamentarëve globalë që nisi të hënën. Delegacioni përfshinte gjithashtu Pjotr Tolstoin, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, dhe Leonid Slutskin, kryetar i Komitetit për çështje ndërkombëtare i kësaj dhome.
Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe sanksione ndërkombëtare. Kjo vizitë duket të jetë e nivelit më të lartë e zhvilluar në Evropë nga parlamentarë rusë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.
“Ndërsa Gjeneva pret kriminelët e luftës Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky, trupat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme raketore ndaj qyteteve ukrainase. Po vdesin civilë, fëmijë dhe gra”, u tha në letër.
Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë “figura kyç të regjimit të Putinit, drejtpërdrejt përgjegjës për nisjen e luftës së agresionit kundër Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe përndjekjet në shkallë të gjerë brenda Rusisë”, u tha në letrën e hapur.
“Kjo pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare në Zvicër duhet të jetë e ndaluar dhe ata të arrestohen”.
Ngjarja treditore u organizua nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), një organizatë e parlamenteve kombëtare, me seli në Gjenevë. Zvicra tha se në këtë rast ka vepruar në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Si shtet mikpritës, Zvicra bën gjithçka që është e mundur për të lehtësuar punën e organizatave ndërkombëtare që kanë seli në territorin e saj, dhe veçanërisht në Gjenevë”, tha për AFP një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.
Autoritetet zvicerane mund të autorizojnë përjashtime nga kufizimet e udhëtimit, “sidomos nëse personi po udhëton për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare”, shtoi zëdhënësi. Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zemërim për pjesëmarrjen e delegacionit rus në ngjarjen në Zvicër./ REL
foto ilustruese LONDËR- Një problem teknik shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të të gjitha fluturimeve që do të nis...
Zeev Elkin IZRAEL- Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Ham...
foto ilustruese JAPONI- Reth një milion njerëz në Japoni u detyruan të evakuohen për shkak të kërcënimit serioz nga...
Foto TIRANË- Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t&...
Foto BRUKSEL-Tetëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së kanë paraqitur një kërkesë për t'u bashkuar me pr...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se dërgesat e vazhdueshme të...
Foto AUSTRALI- Australia është vendi i parë në botë që do të ndalojë YouTube për fëmijët në...
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Qindra alpinistë dhe turistë u evakuuan pas rrëshqitjeve të shkëmbinjve në shpatet e Cima F...
pamje nga aksidenti SLLOVENI- Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. M&e...
Kremlini RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat presidentit të SHBA-së Don...