LIVE UPDATES
Bota

Kosova heq masat për mallrat nga Serbia

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nga e shtuna janë liruar nga masa e ndalimit mallrat e lëndës së parë dhe ato me zero TVSH.

10 Korrik 2023, 16:30 Nga k.m.
Kosova heq masat për mallrat nga Serbia
Foto ilustruese

Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendim të Qeverisë së Kosovës më 14 qershor. Pothuajse një muaj më vonë, qeveria ka vendosur që të heqë masën e sigurisë së ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Vendimi është bërë publik më datë 8 korrik.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nga e shtuna janë liruar nga masa e ndalimit mallrat e lëndës së parë dhe ato me zero TVSH.

MINT-i ka vlerësuar se lirimi i masave për mallrat serbe është nevojë e tregut.

“Në referencë të urdhëresës së datës 14/06/2023, ju njoftojmë se pas shqyrtimit të sigurisë dhe nevojave të tregut kërkohet që të zbatohen përjashtimet si në vijim”.

Pika e parë e vendimit parasheh lirimin nga masat produktet serbe të cilat përdoren në procesin e prodhimit.

“Me kusht që importuesit është i autorizuar për lirim dhe posedon autorizimet sipas aneksit 1 dhe 2 të ATK-së dhe Doganës, përjashtohen nga kufizimi i sigurisë për importin e produkteve serbe të gjitha produktet e përdorura në procesin e prodhimit, të cilat janë të liruara nga detyrimi i akcizës sipas vendimit të Qeverisë 13/07 të datës 06.10.2017, detyrimi doganor sipas vendimi 14/07 të datës 06.10.2017 si dhe TVSH”.

Ndërkaq, pika e dytë e vendimit parasheh përjashtimin nga masat e ndalimit të të gjitha produkteve serbe të cilat janë të liruara nga TVSH-ja.

“Nga kufizimi i sipër cekur gjithashtu përjashtohen produktet e liruara me normë zero të TVSH-së”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës që kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e hyrjes së kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë më 14 qershor.

Atë ditë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Ky vendim ishte marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Kosova e konsideronte arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë ishin arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Pas rrëmbimit dhe vendosjes para drejtësisë në Serbi, tre zyrtarët policorë ishin liruar më 26 qershor.

Brenda një dite, Serbia si shtet eksporton mallra në vlerë prej një milion euro në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në tregun vendor kanë hyrë mallra në vlerë prej 372 milionë euro, derisa Kosova ka shitur në Serbi produkte në vlerë prej rreth 62 milionë euro./Monitor

mint kosove

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete