LIVE UPDATES
Bota

Kosova dhe Maqedonia e Veriut të tronditura nga vrasja barbare e dy vajzave

Më të tmerrshme këto dy krime i bën fakti se vrasjen e Liridona Ademajt dyshohet se e kishte porositur dhe organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ndërsa për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskas, babai i saj, Aleksnadar Gjorçevski dyshohet se kishte bashkëpunuar me vrasësit.

6 Dhjetor 2023, 14:28 Nga r.ll
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të tronditura nga vrasja barbare e dy vajzave
liridona ademaj dhe vanja gjorcevska

KOSOVË- Në shkallën në rritje të kriminalitetit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut panë në pak ditë dy nga vrasjet më barbare. As në skenarin e ndonjë filmi triller mund të mos ishte më mizor përfundimi i jetëve të 30 vjeçares Liridona Ademaj dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Dy vrasje të rënda tronditën Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në pak ditë. Veprat ishin shumë mizore: 30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra me një plan më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, ndërsa 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska e cila ishte zhdukur më 27 nëntor teksa po shkonte në shkollë në Shkup, ishte vrarë po atë ditë dhe u gjet pa jetë të hënën në periferi të kryqytetit.

Më të tmerrshme këto dy krime i bën fakti se vrasjen e Liridona Ademajt dyshohet se e kishte porositur dhe organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ndërsa për rrëmbimin e Vanja Gjorçevskas, babai i saj, Aleksnadar Gjorçevski dyshohet se kishte bashkëpunuar me vrasësit.

Vrasja e Liridona Ademajt

Naim Murselaj e kishte bindur bashkëshorten e tij, Liridona Ademaj që të ktheheshin nga Suedia për të jetuar në Kosovë, duke blerë një shtëpi të re. Pasi, sipas Prokurorisë e Gjykatës, e kishte përgatitur krejt planin për ta vrarë bashkëshorten, Naim Murseli e ftoi Liridona Ademajn mbrëmjen e 29 nëntorit që së bashku me fëmijët të shkonin për darkë në një restorant në Graçanicë. Vrasja ndodhi menjëherë pas darkës, në një plan të realizuar përmes një grabitjeje të inskenuar me dorasin Granit Plava, të cilit Naim Murseli thuhet se kishte premtuar 30 mijë euro dhe e kishte pajisur me armë.

Naim Murseli, i njohur kryesisht në rrjetet sociale për fotografitë e postuara me ata që konsiderohen si VIP dhe që dikur kishte arritur të bëhej edhe këshilltar i ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli, nuk besonte se dikush do të dyshonte se ai përgatiti gjithçka. Para policëve atë natë, Naim Murseli tha se persona të maskuar u kishin zënë pritën dhe i kishin plaçkitur, duke ua marrë gjërat me vlerë si paratë dhe telefonat. Nga kjo situatë, ai u kishte thënë hetuesve se kishte ikur bashkë me fëmijët dhe se në makinë kishte mbetur bashkëshortja e tij, Liridona Ademaj, e cila u vra me plumb në qafë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e vërtetë të Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, sipas Gjykatës, Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ditën e vrasjes, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën, djalin e dajës së tij, duke i thënë se “sot duhet të kryhet kjo punë”. Takimi kishte ndodhur në 9:30 në mëngjes, sipas dosjes së Prokurorisë. Ky takim, sipas Prokurorisë, e pasonte një takim të rreth një jave para vrasjes, kur të dy kishin folur për “problemet bashkëshortore” dhe ku Kushtrim Kokalla i kishte thënë Naim Murselit “unë ta zgjidhi këtë punë”. Sipas vendimit të gjykatës për masën e paraburgimit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin takuar në një pompë të derivateve, ku dorasi iu kishte treguar atyre se “merret me gjithçka”.

Pasi kishin marrë vesh për vrasjen, familjarët e Liridona Ademajt kishin kërkuar menjëherë që ta shihnin atë. Ndërkohë që kishin shkuar nga Gjakova në Prishtinë, Naim Murseli po jepte deklaratë në Polici. Pas policëve, ai do t’ua përsëriste të nesërmen të njëjtin version edhe familjarëve të bashkëshortes, të cilët patjetër që kishin pyetje, shumë pyetje, ndoshta më shumë dhe më ndryshe prej policëve. Më kryesorja: si e la gruan të vetme në veturë duke u përballur me persona të maskuar e të armatosur?

Naim Murseli e mbajti në dorë arkivolin e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt të premtën, kur ajo u varros në Cërmjan të Gjakovës dhe qindra njerëz e ngushëlluan atë ditë. Pas varrimit, u arrestua. U arrestuan edhe dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Naim Murseli të dielën doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Vrasja e Vanja Gjorçevskas

Postime të shumta u përhapën në rrjetet sociale në kërkimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, gjurmët e së cilës nuk u ditën për një javë, qysh prej kur ajo u zhduk më 27 nëntor.

Informacione të shumta për zhdukjen e vajzës u shpërndanë në rrjetet sociale, ndërkohë që nëna e saj, Zorica Gjorçevska bënte lutje që të mos shpërndaheshin spekulime. 14-vjeçares i ishte marrë jeta në mënyrë mizore. Ajo u gjet pa jetë të dielën.

Të nesërmen, Policia dhe prokuroria maqedonase njoftuan për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e saj, duke përfishirë edhe babain e vajzës. Dy persona të tjerë kërkoheshin ende dhe ai i cili besohet të jetë organizatori kryesor dhe autori i krimit ishte arratisur.

“Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Bëhej fjalë për Pançe Zhezhovskin, 59-vjeçarin e identifikuar si Lupço Palevski, i cili kishte qenë i angazhuar në politikë, ndërtimtari dhe në aktivitete proruse, ndërsa së fundi e ka udhëhequr lëvizjen “E treta”. Ai u arrestua mbrëmë vonë në Turqi.

“Sapo jemi informuar nga kolegët nga Turqia se kreatori, planifikuesi, koordinatori dhe autori i drejtpërdrejtë i këtyre veprave është kapur në territorin e Turqisë. Ky ishte hallka e fundit e këtij akti të tmerrshëm që na mungonte për të thënë se kemi përfunduar gjithçka që ka të bëjë me zbulimin dhe kapjen e kryerësve të këtij krimi të rëndë”, tha Spasovski në një paraqitje të jashtëzakonshme para mediave në Shkup.

Si ndodhet në qendrën e ekstradimit në Turqi, ndërsa ministri maqedonas paralajmëroi se shumë shpejt do të kërkojnë ekstradimin e tij në Shkup.

Spasovski tha se i arrestuari ndodhet në qendrën e ekstradimit në Turqi dhe se pritet që shumë shpejt institucionet maqedonase të paraqesin kërkesën për ekstradimin e tij në Shkup. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut e konsiderojnë të zbardhur në tërësi këtë ktim, për të cilin tashmë ka pesë të akuzuar.

“Tashmë kemi përgatitur padinë penale prej më shumë se 100 faqeve, e cila i është dërguar Prokurorisë Themelore Publike. Ajo përfshinë të gjithë dëshmitë lidhur me autorët e dyshuar për krimin e kryer. Pra, kemi pesë persona, njërin për rrëmbim dhe vrasje, tre të tjerë për rrëmbim dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje dhe një për ndihmë gjatë rrëmbimit”, tha Spasovski.

Institucionet maqedonase thonë se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga nëna e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast ishte i përfshirë babai i saj, i cili akuzohet se i ka informuar anëtarët tjerë të grupit kriminal për kohën kur vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ndonëse ai ka mohuar përfshirjen e tij./Express

liridona ademaj vanja gjorcevski

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet