LIVE UPDATES
Bota

Korea e Veriut teston një raketë lundruese

Raporti në median shtetërore erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut tha se zbuloi Veriun duke gjuajtur disa raketa lundrimi në ujërat e bregdetit perëndimor.

25 Janar 2024, 12:15 Nga N.F
Korea e Veriut teston një raketë lundruese
Foto ilustruese

KOREA E VERITU- Koreja e Veriut tha të enjten se ka testuar fluturimin e parë të një rakete të re lundrimi, ndërsa zgjeron aftësitë e saj ushtarake përballë thellimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët. Raporti në median shtetërore erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut tha se zbuloi Veriun duke gjuajtur disa raketa lundrimi në ujërat e bregdetit perëndimor. Nuk u dhanë më shumë detaje lidhur me numrin e raketave të lëshuara ose karakteristikat e tyre të fluturimit.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se raketa “Pulhwasal-3-31” është ende në fazën e saj të zhvillimit dhe se lëshimi nuk përbën kërcënim për fqinjët. Koreja e Veriut përshkroi raketën si "strategjike". Lee Sung Joon, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se raketat fluturuan në një distancë më të shkurtër se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut më parë, që sipas tij, Veriu po përpiqej të përmirësonte performancën e sistemeve ekzistuese.

Yang Uk, një analist në Institutin për Studime të Politikave Asan në Seul, tha se Koreja e Veriut po përpiqet të nxjerrë në pah arsenalin e saj diversifikues të armëve me aftësi bërthamore, për të rritur presionin ndaj kundërshtarëve. Koreja e Veriut kreu testimin e parë të një rakete lundrimi për sulme të mundshme bërthamore në shtator 2021. Prej atëherë, Koreja e Veriut ka kryer të paktën dhjetë raunde testimesh të atyre që i përshkroi si raketa lundrimi me rreze të gjatë të shkrepura nga toka dhe nga deti.

Raketat e lundrimit të Koresë së Veriut priren të tërheqin më pak interes sesa raketat balistike, sepse ato nuk janë të ndaluara në mënyrë specifike nga ndonjë rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Analistët, megjithatë, argumentojnë se raketat e lundrimit me sulm tokësor me rreze të mesme veprimi nuk janë më pak kërcënim sesa raketat balistike, dhe sipas tyre janë një kërcënim serioz nga Koreja e Veriut.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka ofruar predha artilerie, raketa dhe furnizime të tjera për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, ndoshta në këmbim të ndihmës ekonomike dhe teknologjisë ushtarake. Si Pheniani, ashtu edhe Moska, kanë mohuar se Koreja e Veriut po dërgonte armë në Rusi.

Marrë nga REL

korea e veriut raket testim

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës