LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut paraqet raketa balistike në paradën ushtarake

Në një fjalim në paradë, ministri i Mbrojtjes gjenerali Kang Sun Nam akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për rritjen e tensioneve në rajon.

28 Korrik 2023, 20:59 Nga f.i
Koreja e Veriut paraqet raketa balistike në paradën ushtarake
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut paraqiti raketa me aftësi bërthamore dhe dronë të rinj sulmues në një paradë të madhe ushtarake të organizuar në Phenian për udhëheqësin Kim Jong Un dhe delegacionet nga Kina dhe Rusia, njoftuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut të premten.

Parada e së enjtes në mbrëmje u mbajt për të përkujtuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane, e festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”. Delegacionet kineze dhe ruse, përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, ishin vizitorët e parë në Korenë e Veriut që nga fillimi i pandemisë COVID-19. 

Pjesëmarrja e tyre në paradën me raketat bërthamore të Koresë së Veriut — të cilat janë ndaluar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me mbështetjen e Kinës dhe Rusisë – ishte në kontrast me vitet e mëparshme, kur Pekini dhe Moska kërkuan të distancoheshin nga armët bërthamore dhe raketat balistike të fqinjit të tyre.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, parada përfshinte raketat balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut, Hwasong-17 dhe Hwasong-18, të cilat besohet se kanë rrezen për të goditur objektiva kudo në Shtetet e Bashkuara.

Në paradë u shfaqën gjithashtu dronët e rinj sulmues dhe spiun, raportoi agjencia KCNA. Në një fjalim në paradë, ministri i Mbrojtjes gjenerali Kang Sun Nam akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për rritjen e tensioneve në rajon.

Kim Jon Un organizoi një pritje dhe pati një drekë me ministrin rus të Mbrojtjes Shoigu, ku udhëheqësi i Koresë së Veriut u zotua për solidaritet me popullin rus dhe ushtrinë e tij. Ministri Shoigu vlerësoi ushtrinë e Koresë së Veriut si më të fortën në botë dhe të dy diskutuan bashkëpunimin strategjik të sigurisë dhe mbrojtjes, tha agjencia KCNA.

Uashingtoni ka akuzuar Phenianin se i ka ofruar armë Rusisë për përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara ishin “tepër të shqetësuara” për lidhjet mes Moskës dhe Phenianit. Pheniani dhe Moska kanë mohuar kryerjen e ndonjë transaksioni armësh. Por prania kineze dhe ruse në paradën me raketa balistike të ndaluara hedh dyshime mbi gatishmërinë e këtyre vendeve për të zbatuar sanksionet, tha Leif-Eric Easley, profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin Ewha në Seul.

Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut lidhur me zhvillimin e raketave balistike, duke argumentuar se masat ekzistuese duhet të lehtësohen për qëllime humanitare dhe për të ndihmuar në tërheqjen e Phenianit për të negociuar.

“Nuk është mirë kur dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbështesin hapur një regjim që shkel të drejtat e njeriut dhe shkel rezolutat që ndalojnë zhvillimin e bërthamor dhe të raketave,” tha zëdhënësi Easley.

Zëdhënësja e OKB-së, Stephane Dujarric, tha: “Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, ndajnë të njëjtën përgjegjësi për të mbështetur rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.

Marrë nga VOA

koreja e jugut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet