Bullgaria i hap rrugë heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Rama e Meta: Lajm i shumëpritur
Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës 24 Qershor, 14:19 ...
Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës 24 Qershor, 14:19 ...
VD-PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat, s'ishim në T...
Rama i kujton Bullgarisë si u zgjidh çështja e minoritetit: Me vetëm një telefonatë, këtë bëjn&eu...
Mesazhi i plotë i Ramës në Bruksel: Çmenduri! Shqipëria e RMV janë marrë peng, turp me Kosovën 23 Qe...
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut, si kundërpërgjigje kryen stërvitje të përbashkëta ajrore, teksa të dy shtetet kritikuan atë që thanë se janë “provokime” të vazhdueshme nga shteti që ka armë bërthamore.
Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash në orët e para të së mërkurës, përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale. Lëshimi i raketave ndodhi disa orë pasi presidenti amerikane, Joe Biden, u largua nga Azia pas një vizite në këtë kontinent.
Tri raketa përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale u lëshuan nga zona Sunan në Phenjian, tha Koreja e Jugut, ku një bazë ajrore është bërë një vend kyç për testimin e armëve nga Veriu.
Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut ka kryer pothuajse 20 testimeve të raketave. Pas testimit të 25 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut, si kundërpërgjigje kryen stërvitje të përbashkëta ajrore, teksa të dy shtetet kritikuan atë që thanë se janë “provokime” të vazhdueshme nga shteti që ka armë bërthamore.
Testimet janë “veprim i paligjshëm që drejtpërdrejt shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Qeveria në Seul pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u kryesua nga presidenti i ri, Yoon Suk-yeol.
Shtetet e Bashkuara dënuan testimet “destabilizuese” dhe i bën thirrje Phenjanit të “angazhohet në dialog të qëndrueshëm dhe thelbësor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Shtabi i ushtrisë së Koresë së Jugut përmes një deklarate tha se kanë “detektuar raketa balistike të lëshuara nga zona Sunan drejt Detit Lindor”, një referencë për Detin e Japonisë.
“Raketa e parë balistike [që dyshohet të jetë raketë balistike ndërkontinentale] kishte një rreze prej rreth 360 kilometrash dhe një lartësi prej 540 kilometrash”, u tha në deklaratë.
Raketa e dytë “u zhduk në lartësinë prej 20 kilometrash” dhe raketa e tretë – që dyshohet të ketë qenë raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi – udhëtoi afër 706 kilometra në një lartësi prej 60 kilometrash.
Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij jugkorean, Yoon Suk-yeol, u pajtuan që të shtojnë masat frenuese ndaj Koresë së Veriut.
Marrë nga REL
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë e shkallës Rihter është shënuar në Amfilochia të...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i tronditur dhe me lot në sy mbrëmjen e djeshme i është drejtuar amerikanëve dhe Kon...
Policia ne Kosove KOSOVË- Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganor, nda...
Salvador Ramos SHBA- Personi në foto është 18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, pasi vrau 21 person...
Prinder qe qajne SHBA- Tragjedi në Teksas! Një 18-vjeçar ka vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkoll&e...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë...
Kemal Kiliçdaroglu TURQI- Kreu i CHP Kemal Kiliçdaroglu pretendoi se presidenti Erdogan dhe familjarët e tij po përgatiteshin t&eum...
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç ZVICËR- Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kur...
Foto nga protesta PARIS- Aktivistët në Francë kanë akuzuar presidentin Emmanuel Macron se ka tradhtuar premtimin e tij për të...
Aleksandar Vuçiç ZVICËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në Davos se atmosfera në bash...