Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet në 150 milionë dollarë më 2023, për dallim nga 100 milionë dollarë vitin e kaluar.
KORE E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar të shtunën se do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës humanitare në Ukrainë. Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Seuli “do ta zgjerojë shkallën e furnizimeve për dallim nga viti i kaluar, kur kemi dërguar materiale si helmeta dhe jelekë anti-plumbë”, ka thënë ai në një konferencë për media, pas takimit.
Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet në 150 milionë dollarë më 2023, për dallim nga 100 milionë dollarë vitin e kaluar.
Koreja Jugore, eksportuesja e nëntë më e madhe në botë e armëve, ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrainë si dhe i ka shitur tanke dhe obusë Polonisë – aleatës kyçe të Kievit, teksa Ukraina e lufton pushtimin rus.
Megjithatë, Koreja e Jugut e ka respektuar politikën e mosdërgimit të armëve në zonat aktive të konfliktit, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vetë Ukrainës që të bëjë më shumë.
Ekspertët paralajmërojnë se Koreja e Jugut është në pozicion të ndërlikuar për shkak të lidhjeve ekonomike që i ka me Rusinë, si dhe për shkak të ndikimit që ka Moska në Korenë Veriore, vend me të cilin Seuli është teknikisht në luftë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se përplasja në Kuvendin e Kosovës që ndodhi ditë...
Memli Krasniqi HAGË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron sot në Hagë për vizi...
Gabriela Firea RUMANI- Ministrja e Familjes, Gabriela Firea dha dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit Marcel Ciolacu, pas akuzave p&eu...
RUSI- Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, af...
Avion luftarak SHBA- Shtetet e Bashkuara po përforcojnë praninë e avionëve luftarakë rreth ngushticës strategjike të Hor...
Wang Yi KINË- Bashkimi Evropian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategji...
Aksident në Kinë KINË- Një aksident i rëndë është raportuar në Kinë. Në rrjet është duke q...
Antonio Tajani ITALI- Në krye të Forza Italia, partia konservatore e themeluar 29 vjet më parë nga manjati miliarder Silvio Berlusconi...
Ekipet e emergjencës SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë evakuuar paraprakisht rreth 500 njerëz për të shmangur një ...
Foto ilustruese ITALI- Më shumë se 270 mijë pasagjerë, udhëtarë dhe turistë në Itali janë detyruar të anu...