Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi informacionin dhe sqaroi se në të njëjtën kohë u kryen edhe kontrolle të tjera në kompani dhe shtëpitë e drejtuesve kryesorë.
FRANCË- Një hetim po zhvillohet në selinë e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), si pjesë e një hetimi mbi financimin e paligjshëm të fushatave të saj zgjedhore të viteve 2022 dhe 2024.
Presidenti i RN, Jordan Bardella, u shpreh përmes një postimi në "X" se “rreth njëzet oficerë të policisë financiare” dhe “dy hetues” janë në selinë e partisë në Paris.
Les perquisitions, menées dans des conditions hors norme, visent de prétendus “prêteurs habituels”. Une incrimination floue, sans définition claire, déjà instruite par la Commission des comptes de campagne.
— Jordan Bardella (@J_Bardella) July 9, 2025
Soupçonner d’“exercice illégal de la profession de banquier” nos… https://t.co/l8zBYTuqUr
Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi informacionin dhe sqaroi se në të njëjtën kohë u kryen edhe kontrolle të tjera në kompani dhe shtëpitë e drejtuesve kryesorë.
Bardella tha se të gjitha emailet, dokumentet dhe të dhënat e kontabilitetit u sekuestruan, ndërsa zyrat e drejtuesve të partisë u kontrolluan.
"Të gjitha dosjet që lidhen me fushatat e fundit (zgjedhore) për zgjedhjet lokale, presidenciale, parlamentare dhe evropiane janë sot në duart e drejtësisë", shtoi eurodeputeti, duke pretenduar se ky ishte një pretekst për të kontrolluar zyrën e tij.
Në korrik 2024, u nis një hetim paraprak pasi u ngritën dyshime për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2022 që pasuan, si dhe në zgjedhjet evropiane të vitit 2024.
Hetimet do të përcaktojnë nëse këto fushata u financuan falë kredive të paligjshme nga individë nga të cilat përfitoi partia ose kandidatët e Tubimit Kombëtar, si dhe nga çmimet e tepërta të shërbimeve ose nga shërbime fiktive për të cilat më pas u kërkua kompensim nga shteti, si shpenzime fushate, njoftoi zyra e prokurorit.
Bardella gjithashtu e përshkroi si një "farsë" faktin se "ata dyshojnë se aktivistët tanë ushtrojnë në mënyrë të paligjshme profesionin e bankierit", të cilët "i japin hua RN në mungesë të një banke të gatshme ta bëjë këtë".
Hetimi bazohet në një raport të Komisionit Kombëtar për Financimin Politik (CNCCFP) mbi kreditë e dhëna nga individë për Tubimin Kombëtar.
Kredi të tilla lejohen, në kushte të caktuara dhe deri në një kufi, por RN "është partia që i ka përdorur ato më shumë", shpjegoi presidenti i Komisionit, Cristian Sarpi, në fillim të korrikut.
Në vitet e fundit, financimi i partisë ka ardhur kryesisht nga kredi të tilla: 613 në vitin 2021, nga një total prej 764, 425 në vitin 2022 (nga një total prej 492) dhe 96 në vitin 2023, nga një total prej 123.
Në fund të vitit 2023, RN kishte borxhe të papaguara ndaj individëve prej 20 milionësh, dhe më e vjetra nga këto kredi ishte nga viti 2007. "Është thelbësore që këto kredi të shlyhen, përndryshe ato konsiderohen donacione të maskuara", shpjegoi Charpi.
Marine Le Pen është dënuar në Francë në një rast tjetër, për keqpërdorim të fondeve evropiane, dhe iu dha një heqje pesëvjeçare e të drejtave politike. Ajo ka apeluar, por nëse nuk shfajësohet nga Gjykata e Apelit, Bardella mund të zërë vendin e saj si kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Gjykata e Apelit e Parisit është zotuar të shpallë vendimin e saj në verën e vitit 2026.
foto ilustruese RUSI- Disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga posti i ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoi...
MOSKË- Çdo analizë e mendimit aktual të Donald Trump mbi Rusinë rrezikon të dalë jashtë mode shumë shpejt. Në...
parlamenti evropian STRASBURG- Parlamenti Evropian, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime ka miratuar sot Raportin e Progresit për&n...
zelenskyy dhe papa leo ITALI- Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të zhvilluar ditën e s...
donald trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të shtyjë zbatimin e "tarifave hakmarrëse" d...
foto ilustruese RUSI- Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për ...
Harku i anijes USS New Orleans ndodhet në shtratin e detit të Iron Bottom Sound në Ishujt Solomon. SHBA- Harku i një kryqëzor...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian po forcon qëndrimin ndaj vendeve afrikane që nuk marrin masa për të kufizuar rrjedhje...
Presidenti i entitetit të Bosnjës, Republika Sërpska, Milorad Dodik (majtas); kryeministri Radovan Vishkoviç (më mes); dhe kryetari...
pamje nga vendngjarja INDI- Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi automjet...