LIVE UPDATES
Bota

Konsumatorët e produkteve meksikane në SHBA të shqetësuar për tarifat: Nëse dikur hanim mish dy herë në javë, tani do të na duhet ta shkurtojmë një herë në javë

Oscar Garcia është një nga 65 milionë amerikanët në pension, të cilët jetojnë me të ardhura nga përfitimet e sigurimeve shoqërore.

8 Shkurt 2025, 16:32 Nga M.B
Konsumatorët e produkteve meksikane në SHBA të shqetësuar
Foto ilustruese

SHBA- Vendosja e tarifave prej 25 për qind ndaj produkteve meksikane tani për tani është shtyrë, por siç njofton korrespodenti i Zëri të Amerikës Victor Hugo Castillo konsumatorët dhe tregtarët e produkteve meksikane janë të shqetësuar për ndikimin financiar që mund të kenë tarifat nëse Presidenti Trump do të lejtonte hyrjen e tyre në fuqi.

Oscar Garcia është një nga 65 milionë amerikanët në pension, të cilët jetojnë me të ardhura nga përfitimet e sigurimeve shoqërore. Teksa ecën nëpër korridoret e dyqaneve ushqimore, ai shqetësohet për një rritje të mundshme të çmimit të produkteve meksikane nëse administrata e Presidentit Trump do të vendoste tarifat prej 25 %.

“Çfarë do të bëjnë njerëzit me të ardhura të ulëta? Nëse dikur hanim mish dy herë në javë, tani do të na duhet ta shkurtojmë një herë në javë ose ndoshta nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë fare”, thotë Oscar García.

Në dy vitet e fundit, Meksika ka qenë partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara, e pasuar nga Kanadaja, sipas autoriteteve amerikane. Marrëdhënia tregtare mes dy vendeve është e dukshme në pikat kufitare, ku kalojnë mijëra kamionë me mallra në ditë. Mario Garcia punon për kompaninë “Majef Produce” në qytetin McAllen në Teksas, që është e specializuar në importe nga Meksika. Ai thotë se është i shqetësuar nga vështirësitë që tarifat do të mund të shkaktonin për biznesin e tij.

“Shumica e dyqaneve mbështeten në produktet meksikane. Pra, çfarë do të ndodhë nëse çmimet e produkteve të importuara nga Meksika rriten dhe kostoja kalon tek konsumatori? Kjo do të shkaktonte një reaksion zinxhir”, thotë ai.

Presidenti Trump ka thënë se do të përdorë tarifat për të ndihmuar planet e administratës së tij për të ndalur fluksin e drogës dhe imigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Më 1 shkurt, ai njoftoi tarifat prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, por i shtyu ato përkohësisht pasi udhëheqësit e këtyre dy vendeve ranë dakord të forconin sigurinë kufitare. Vendosja e tarifave do të ndikonte në zinxhirët e furnizimit, paralajmëron Roberto Cruz Hernandez nga Dhomave Kombëtare e Tregtisë në në Meksikë

“Shumë kompani transnacionale, shumë prej tyre amerikane, që prodhojnë ose montojnë produkte në vendin tonë do të ndikohen gjithashtu nga kostot shtesë që do të sillnin këto tarifa”, thotë ai.

Ndërsa prodhuesit dhe importuesit do të ndjenin ndikimin e drejtpërdrejtë, konsumatorët amerikanë si Hilda Gonzalez besojnë se do t’i shohin efektet në çmime më të larta.

“Bizneset do të rrisin çmimet e produkteve dhe kush do të paguajë diferencën? Ne do të paguajmë”, thotë ajo.

Nëse tarifat hyjnë në fuqi, pensionistët si Garcia kanë frikë se do të duhet të ulin edhe më shumë shpenzimet e tyre. Për të tjerët kjo do të thotë se ata do të duhet të punojnë më shumë për të blerë atë që u nevojitet./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës