6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas shkëputjes, shtetet e Baltikut tani po operojnë me “metodën e izolimit”, para se të integrohen me rrjetin evropian të dielën. Në tri shtetet e Baltikut do të organizohen festime zyrtare për shkëputjen nga rrjeti rus.
ESTONI- Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rrjetit të Bashkimit Evropian. Ky është kulmimi i një procesi disavjeçar që fitoi urgjencë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Estonia, Letonia dhe Lituania – që dikur ishin republika sovjetike dhe tani janë anëtare të BE-së dhe NATO-s – duan që të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike.
“Ne kemi hequr çdo mundësi teorike të Rusisë për të përdorur kontrollin e rrjetit energjetik si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë, Zygimantas Vaiciunas, për AFP-në.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas – ish-kryeministre e Estonisë – të premten e cilësoi shkëputjen e shteteve të Baltikut nga rrjeti rus si “fitore për lirinë dhe unitetin evropian”. Vaiciunas tha se shtetet e Baltikut kanë përfunduar procesin e shkëputjes në orën 09:09 të së shtunës.
“Ne e kemi pritur këtë moment për një kohë të gjatë”, tha Vaiciunas.
“Sistemi energjetik i shteteve të Baltikut më në fund është në duart tona. Ne tani e kemi nën kontroll”, shtoi ai.
Pas shkëputjes, shtetet e Baltikut tani po operojnë me “metodën e izolimit”, para se të integrohen me rrjetin evropian të dielën. Në tri shtetet e Baltikut do të organizohen festime zyrtare për shkëputjen nga rrjeti rus.
Baltiku për një kohë të gjatë është përgatitur për t’u integruar në rrjetin evropian, por ishte përballur me probleme teknologjike dhe financiare. Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra e radhës.
Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tri shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska. BE-ja në përgjithësi ka ulur në mënyrë drastike konsumimin e energjisë ruse, që kur nisi lufta në Ukrainë./ REL
Foto ilustruese SHBA- Sa larg do të shkojë Donald Trump për të hequr qafe emigrantët e paligjshëm? Është ndër ...
Emmanuel Macron dhe Rexhep Tahip Erdogan SHBA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike dje me presidentin...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po revokon aksesin e ish-presidenti Joe Biden për informacionet e kl...
fotot ilustruese IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë vendosur të lirojnë 183 të burgosur palestinezë brenda ditë...
Foto ilustruese ANGLI- Aftësia e një personi për t'u fokusuar në detyrat e përditshme ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër nda...
Automjetet e djegura SHBA- Kompania amerikane e sigurimeve Allstate Insurance njoftoi se do të paguajë 1.1 miliardë dollarë (1.65 milia...
Foto ilustruese TIRANË- Financat, konsulenca dhe teknologjia po gllabërojnë studentët më të mirë. A po i braktisin ë...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk të premten tha se qeveria e tij do të hartojë plane për të dëbuar emigran...
Friedrich Merz GJERMANI- Pavarësisht protestave të ashpra në Gjermani, CDU/CSU nuk janë dëmtuar nga pranimi i votave të AfD n...
Protesta në Sllovaki SLLOVAKI- Nën moton "Sllovakia është Europë!" sërish dhjetra mijëra vetë kanë protestuar ...