LIVE UPDATES
Bota

Konflikti SHBA-Iran/ Analiza e CNN: Dy muaj pas luftës në Iran, pothuajse të gjithë janë humbës

Në çdo konflikt, më të prekurit janë qytetarët e zakonshëm dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në Iran. Ata janë goditur si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. SHBA dhe Izraeli kanë kryer mijëra sulme, përfshirë ndaj infrastrukturës civile, duke vrarë mbi 3600 persona, mes tyre më shumë se 1700 civilë, sipas organizatës Human Rights Activists in Iran.

2 Maj 2026, 08:43 Nga E. D

Konflikti SHBA-Iran/ Analiza e CNN: Dy muaj pas luftës në Iran,

SHBA- Kur presidenti amerikan Donald Trump nisi luftën kundër Iranit, ai premtoi një fitore të shpejtë dhe vendimtare. Vetëm 10 ditë pas nisjes së konfliktit, ai deklaroi se SHBA-të e kishin fituar luftën në shumë mënyra. Dy muaj më vonë, luftimet janë pezulluar, por një fund i qartë i luftës nuk duket askund. Uashingtoni mbetet pa fitime të qarta strategjike, ndërsa një konflikt që fillimisht u paraqit si i kufizuar po përfshin gjithnjë e më shumë pjesë të botës pa fitues të dukshëm.

“Nuk ka fitues të vërtetë nga kjo luftë, por ka disa vende që janë më të përgatitura për të përballuar pasojat e saj,” tha Melanie Sisson nga Brookings Institution për CNN.

Populli iranian

Në çdo konflikt, më të prekurit janë qytetarët e zakonshëm dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në Iran. Ata janë goditur si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. SHBA dhe Izraeli kanë kryer mijëra sulme, përfshirë ndaj infrastrukturës civile, duke vrarë mbi 3600 persona, mes tyre më shumë se 1700 civilë, sipas organizatës Human Rights Activists in Iran.

Ndërkohë, regjimi iranian ka shtuar represionin e brendshëm. Nën udhëheqjen e re të liderit suprem Mojtaba Khamenei, autoritetet janë bërë edhe më të ashpra ndaj kundërshtarëve. Mbi 600 persona janë ekzekutuar këtë vit, ndërsa vendi ka përjetuar ndërprerje të internetit për më shumë se tetë javë. Ekonomia gjithashtu është goditur rëndë, duke rritur varfërinë dhe papunësinë.

Populli libanez

Qytetarët e Libanit janë përfshirë prej dekadash në konfliktin mes Hezbollah dhe Izraelit. Pas përshkallëzimit të fundit, mbi 2500 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi. Një analizë e CNN-së tregon se Izraeli ka të njëjtën strategji në Liban që përdori më parë në Gaza dhe tani po shkatërron fshatra të tëra. Izraeli ka thënë se 600,000 njerëzit që janë zhvendosur në Libanin jugor nuk do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre derisa Hezbollahu të mos kërcënojë më Izraelin verior.

Vendet e Gjirit

Vendet e Gjirit janë prekur rëndë nga një luftë që nuk e donin. Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër më të goditurat, duke u bërë objekt sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani. Ndërkohë, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka goditur rëndë ekonomitë e Irakut, Katarit dhe Kuvajtit, të cilat varen nga eksportet energjetike përmes kësaj rruge. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për këto vende dhe pret që ekonomitë e Irakut, Katarit dhe Kuvajtit të tkurren këtë vit.

Populli amerikan

Lufta ka pasur kosto edhe për qytetarët e SHBA-së. Çmimet e karburantit dhe shërbimeve janë rritur, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.3%. Ekonomia amerikane, e varur nga nafta, po përballet me presione të shtuara.

“Nuk ka një mënyrë delikate për ta thënë: situata për Shtetet e Bashkuara tani nuk është e mirë. Ekonomia amerikane është shumë e varur nga nafta për të furnizuar me karburant njerëzit dhe mallrat dhe nuk ka investime të mjaftueshme në energjitë e rinovueshme," tha Sisson, i Institutit Brookings.

Ekonomia globale

Pasojat ndihen në mbarë botën. Çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë rritur, duke goditur veçanërisht vendet në zhvillim. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar parashikimet, duke ulur rritjen ekonomike globale dhe rritur pritshmëritë për inflacion. Sa i përket Donald Trump, situata mbetet e paqartë. Ai premtoi një luftë të shkurtër për të ndalur programin bërthamor iranian, por objektivat nuk janë arritur ende dhe konflikti vazhdon pa një zgjidhje të afërt.

Në SHBA, mbështetja publike për luftën ka rënë, ndërsa analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i ri mund të ketë kosto të larta pa garantuar rezultate. Megjithatë, Trump mund të dalë fitues vetëm nëse Irani detyrohet të pranojë kushtet e SHBA-së një skenar që për momentin duket pak i mundshëm.

“Politikisht, çmimet e gazit janë tashmë të këqija dhe po përkeqësohen, gjë që nuk është e dobishme për administratën Trump. Dhe diplomatikisht, Trump duket i dobët. Ai duket se tani e kupton se rifillimi i luftimeve do t'u kushtojë shumë Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka shumë gjasa të prodhojë rezultatet që ai dëshiron - për çështjen bërthamore, për Ngushticën, për ndryshimin e regjimit”, shtoi Sisson./Dosja.al

shba donald trump konflikti shba-iran melanie sisson

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet