LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Shefi i ushtrisë së Pakistanit përmbyll bisedimet në Teheran

Mediat shtetërore iraniane raportuan se Munir zhvilloi takime të ndara me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, pas bisedimeve të mëhershme me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, të cilat vazhduan deri vonë natën e 22 majit

23 Maj 2026, 17:10 Nga D.S

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Shefi i ushtrisë së Pakistanit

PAKISTAN- Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një rund të ri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit Persik dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të ndizet sërish.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se Munir zhvilloi takime të ndara me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, pas bisedimeve të mëhershme me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, të cilat vazhduan deri vonë natën e 22 majit.

Sipas raportimeve, diskutimet u përqendruan në propozimet diplomatike dhe mesazhet e shkëmbyera mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë një dokument me 14 pika, të cilin Irani e konsideron thelbësor për negociatat e ardhshme.

“Historia dhe përvoja e negociatave me amerikanët na detyrojmë që të tregojmë kujdesin maksimal”, i tha Pezeshkian Munirit gjatë takimit, sipas mediave shtetërore iraniane. Qalibaf, i cili është shfaqur si një nga negociatorët kryesorë të Teheranit që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, tha se Irani nuk do të bëjë kompromis për “të drejtat e tij” dhe akuzoi Uashingtonin se nuk po negocion në mirëbesim.

“Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat e kombit dhe vendit tonë”, tha Qalibaf, sipas televizionit shtetëror iranian, duke paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara “në mënyrë të pamatur e rinisin luftën”, pasojat do të jenë “më të fuqishme dhe më të hidhura” sesa në fazat e mëhershme të konfliktit.

Përpjekja diplomatike vjen pas javësh me sinjale të ndryshme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërcënuar vazhdimisht me veprime ushtarake kundër Iranit, por njëkohësisht është tërhequr nga rinisja e sulmeve për t’i lënë hapësirë vazhdimit të bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha më 22 maj se negociatat kanë treguar “disa përparime”, por paralajmëroi se ende nuk është e qartë nëse një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.

“Ka pasur pak lëvizje dhe kjo është mirë”, tha Rubio përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg të Suedisë. Rubio tha se presidenti Trump ende preferon një marrëveshje diplomatike, por paralajmëroi se Uashingtoni ka “opsione të tjera” nëse bisedimet dështojnë.

Araqchi ka zhvilluar ditët e fundit biseda telefonike me homologët e tij nga Turqia, Iraku, Katari dhe Omani, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, teksa fuqitë rajonale kanë intensifikuar përpjekjet për të mbajtur gjallë negociatat indirekte mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i cili shërben si ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Katarit, zhvilloi një bisedë telefonike me Araqchin më 23 maj dhe ritheksoi mbështetjen e Dohas për përpjekjet ndërmjetësuese, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme të Katarit.

Sheiku Mohammed tha se të gjitha palët duhet t’u përgjigjen pozitivisht negociatave për të siguruar “paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm” dhe paralajmëroi kundër përdorimit të Ngushticës së Hormuzit si mjet presioni. “Liria e lundrimit është një parim themelor dhe i panegociueshëm”, tha ai, sipas deklaratës.

Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se Sheik Mohammed zhvilloi gjithashtu një bisedë me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, ku të dy diskutuan përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga Pakistani dhe për nevojën për të mbështetur negociatat që synojnë parandalimin e një përshkallëzimi të ri.

Agjencia Reuters raportoi më 22 maj se një ekip negociator nga Katari kishte udhëtuar drejt Teheranit për të ndihmuar në sigurimin e një marrëveshjeje më të gjerë mes Uashingtonit dhe Teheranit. Përpjekja e re ndërmjetësuese vjen mes raportimeve se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë mesazhe dhe propozime përmes ndërmjetësve, në përpjekje për të krijuar një kornizë formale për negociatat e ardhshme.

Bisedimet janë indirekte, ndërsa Pakistani, Katari dhe Omani janë ndër vendet që po lehtësojnë komunikimin mes dy palëve. Ndërkaq, kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, mbërriti në Kinë më 23 maj për një vizitë disaditore, gjatë së cilës pritet të diskutojë për konfliktin me Iranin me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.

Përpjekjet diplomatike janë intensifikuar pas rritjes së tensioneve lidhur me Ngushticën e Hormuzit, të cilin Irani e ka mbyllur që kur konflikti ka nisur. Kjo rrugë ujore është një korridor jetik transiti për naftën, gazin e lëngshëm natyror (LNG) dhe transportin tregtar detar, ndërsa ndërprerja e kalimit të dërgesave ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka shtuar presionin mbi vendet që varen nga rrugët tregtare të Gjirit./REL

pakistan teheran konflikti në lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet