LIVE UPDATES
Bota

Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore

Kur duhet të dërgosh ujë dhe karburante për ushtarët në llogore dhe bunkerë, detyrohesh të përdorësh mjete që mund të lëvizin në çfarëdo terreni.

23 Maj 2026, 14:46 Nga I.A

Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore

UKRAINË- Fushat pranverore dhe rrugët me gropa në veri të Pokrovskut janë ende të mbuluara me baltë, që u ngjitet çizmeve, rrotave, armëve dhe kutive të municionit, duke rënduar gjithçka dhe duke e bërë lëvizjen më të ngadaltë. Për të dyja palët, si për ukrainasit ashtu edhe për rusët. Kur duhet të dërgosh ujë dhe karburante për ushtarët në llogore dhe bunkerë, detyrohesh të përdorësh mjete që mund të lëvizin në çfarëdo terreni.

“Motori katër-rrotësh (quad bike) është më i lehtë për t’u manovruar, ka shikueshmëri më të mirë dhe mund të zbresësh shpejt në rast nevoje. Shkon aty ku makinat e zakonshme rrëshqasin dhe nuk kalojnë”, thotë një ushtar i Brigadës së 152-të Jaeger të Ukrainës, i cili do që të identifikohet vetëm me nofkën Bars.

Ai tregon se ushtarët kanë provuar të dërgojnë furnizime edhe me mjete të blinduara, por ato jo gjithmonë arrijnë në destinacion, sepse ekziston rreziku i minave ose sulmeve me dronë.

Ky është fillimi i sezonit të pestë të luftimeve të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, e cila ka një ushtri më të madhe dhe më të armatosur.

Megjithatë, kjo pranverë është ndryshe.

“Momentalisht, situata e përgjithshme për ukrainasit duket më e mirë seç ka qenë në disa vite, ndonëse ende ka rreziqe të konsiderueshme”, thotë Pasi Paroinen, analist ushtarak në “Black Bird Group”, një organizatë kërkimore finlandeze.

Sipas ekspertëve të fushëbetejës dhe analistëve ushtarakë, në mes të majit, forcat ukrainase rimorën më shumë territor nga trupat ruse sesa humbën - për herë të dytë këtë vit.

Por, këto fitore janë të vogla dhe nuk përbëjnë ndonjë kthesë vendimtare në luftë.

Disa prej tyre lidhen edhe me mënyrën se si llogariten ndryshimet në terren.

Për shkak të ndryshimeve në taktika dhe teknologji, analistët thonë se është pothuajse e pamundur të përcaktohet një vijë e qartë fronti, ku mund të matet saktë territori i fituar apo i humbur.

Në përgjithësi, sipas grupit “DeepState”, përparimet ruse janë ngadalësuar pothuajse plotësisht deri në mes të majit.

Në fakt, rusët kanë humbur terren, duke shënuar një humbje neto territoriale, sipas këtij grupi monitorues që ka lidhje me ushtrinë ukrainase.

Këto gjetje përputhen edhe me ato të Institutit për Studime të Luftës me bazë në SHBA.

“Valët ende nuk janë kthyer plotësisht në favor të Ukrainës dhe nuk ka gjasa që ukrainasit të mund të ndërmarrin ndonjë kundërofensivë të madhe së shpejti”, thotë Paroinen.

“Por, Rusia ka vështirësi në avancim, dhe lufta aktualisht po shkon drejt një ngërçi - të përkohshëm?”, shton ai.

“Ky muaj e ka ndryshuar dinamikën në favorin tonë, në favor të Ukrainës”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 19 maj.

“Po i mbajmë më mirë pozicionet tona dhe po shkaktojmë më shumë dëme”, tha ai.

Me përmirësimin e motit, toka thahet dhe bimësia shtohet. Për pasojë, luftimet intensifikohen.

Sipas vëzhguesve ukrainas, rusë dhe perëndimorë, kjo po ndodh njësoj si në vitet e kaluara.

Ekspertët thonë se, për shkak të përdorimit masiv të dronëve dhe teknologjive të reja, nuk ka më një vijë të qartë fronti.

Në vend të saj ekziston një “zonë vdekjeje” - një hapësirë e rrezikshme edhe pas vijave të frontit, ku ushtarët dhe furnizimet janë vazhdimisht në shënjestër.

Në kundërsulmet e janarit dhe shkurtit, Ukraina fitoi rreth 37 km² territore, kryesisht pranë Hulljajpoljes, por Rusia arriti të rikuperojë një pjesë të tyre.

Në fillim të majit, Ukraina shënoi disa përparime të vogla në rajonin e Harkivit, pranë Kupianskut - një qytet që e kishte rimarrë në vitin 2022, e kishte humbur dhe rikthyer sërish vitin e kaluar.

Më 15 maj, Ukraina mori edhe fshatin Odradne.

Megjithatë, hera e fundit kur Ukraina rimori territore në shkallë të gjerë, ishte në fund të vitit 2022, gjatë ofensivave në Harkiv dhe Herson.

“Në realitet, iniciativat mbeten ende kryesisht në anën e rusëve, edhe pse ata po hasin në vështirësi”, thotë Paroinen.

“Muajt e ardhshëm të verës ka të ngjarë të tregojnë më qartë nëse forcat ruse janë bllokuar përfundimisht...”, shton ai.

Për pjesën më të madhe të luftës, Rusia ka avancuar me forcë brutale, duke përdorur një numër jashtëzakonisht të madh ushtarësh.

Shumë prej tyre përfundojnë në sulme të drejtpërdrejta të këmbësorisë.

Revista “The Economist” ka vlerësuar se midis 280.000 dhe 518.000 ushtarë rusë janë vrarë, ndërsa numri total i viktimave - të vrarë dhe të plagosur - varion nga 1.1 deri në 1.5 milion.

Në raportin e saj vjetor të publikuar muajin e kaluar, agjencia holandeze e inteligjencës ushtarake vlerësoi se numri i të vrarëve rusë ka kaluar 500.000, ndërsa i të vrarëve dhe të plagosurve ka arritur në 1.2 milion.

Gjithashtu në prill, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se synimi është të vriten ose plagosen më shumë ushtarë rusë sesa rekrutohen aktualisht - rreth 35.000 në muaj.

“Ne po e bëjmë çdo metër të territorit ukrainas jashtëzakonisht të kushtueshëm për armikun”, tha Mykhaylo Fedorov.

Megjithatë, as Ukraina - me një popullsi rreth një të tretës së asaj të Rusisë - nuk ka kaluar më mirë.

Agjencia holandeze vlerëson se numri i të vrarëve, të plagosurve dhe të zhdukurve ukrainas është rreth 500.000 - një shifër që përputhet edhe me ato të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington: 500.000 deri në 600.000 viktima dhe deri në 140.000 të vrarë deri në fund të vitit 2025.

Sipas zyrtarëve holandezë, “tendencat nuk janë në favor të Ukrainës”, sepse ndryshe nga Rusia, ajo nuk është në gjendje ose mezi arrin t’i zëvendësojë humbjet.

Ndërsa Kupiansku ka qenë një nga pikat më të forta për Ukrainën përgjatë vijës së kontaktit prej rreth 1.100 kilometrash, zona përreth qyteteve të Donjeckut, Kramatorsk dhe Sllovjansk - e njohur nga ukrainasit si “brezi i fortifikimeve” - ka qenë më problematike.

Zyrtarët rusë kanë bërë të qartë se marrja e këtyre dy qyteteve është prioritet, qoftë me forcë, qoftë përmes diplomacisë.

Që nga fillimi i vitit, forcat ruse janë afruar gradualisht drejt Kostjantnivkës - qytet përgjatë një linje hekurudhore rreth 30 kilometra në jug të Kramatorskut.

Paroinen thotë se Kostjantinivka ka gjasa të jetë “beteja” e kësaj vere dhe ai parashikon se Rusia mund ta marrë atë deri në fund të sezonit veror.

Megjithatë, marrja e qytetit “nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë kolaps lokal për ukrainasit”.

Edhe Limani, që ishte cak i një përpjekjeje të dështuar ruse në mars, mbetet në rrezik, kryesisht për shkak të njësive të lodhura ukrainase që e mbrojnë atë.

Në jugperëndim të Limanit, rreth 200 kilometra larg, trupat ruse kanë avancuar drejt Hulljajpoljes, duke lëvizur ngadalë drejt nyjës më të madhe të Orihivit.

Pamundësia e forcave ruse për të arritur një nga objektivat kryesore strategjike të Kremlinit - marrjen e plotë të rajonit të Donjeckut në Ukrainë - ka bërë që Moska të mbështetet edhe në diplomaci - si alternativë.

Përfaqësuesit rusë janë takuar disa herë me homologët e Shtëpisë së Bardhë që kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur mandatin e tij të dytë në janar të vitit të kaluar.

I dërguari kryesor amerikan, Steve Witkoff, është takuar tetë herë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja, aktualisht, janë të ngrira, nëse jo praktikisht të bllokuara, pasi administrata Trump është e fokusuar në luftën me Iranin - një konflikt që tashmë ka hyrë në muajin e tretë, me një armëpushim të brishtë dhe pa një zgjidhje të qartë në horizont.

Edhe Ukraina ka shfrytëzuar avantazhin jashtë fushëbetejës, duke përdorur dronët për të goditur rafineritë e naftës ruse, terminalet e eksportit dhe objektiva të tjera thellë brenda territorit rus.

Këto sulme duket se e kanë shqetësuar Kremlinin, i cili, madje, është detyruar ta zvogëlojë paradën vjetore të Ditës së Fitores si pasojë e situatës.

“Lufta po bëhet gjithnjë e më jopopullore në Rusi, dhe ka gjasa që Rusia të përballet me sfida në rritje për financimin e saj dhe për dërgimin e vazhdueshëm të fuqisë njerëzore”, thotë Paroinen.

“Nga ana tjetër, Ukraina po i intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse dhe logjistikës në fushëbetejë, ndërkohë që po ndërton edhe kilometra të tëra pengesash pas vijave të frontit”, përfundon ai./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë