LIVE UPDATES
Bota

Komisioni që heton atentatin ndaj ish-presidentit Trump: Shërbimi Sekret ka nevojë për reformë themelore

Raporti prej 52 faqesh i publikuar të enjten e fajëson Shërbimin Sekret për probleme konkrete që çuan në ngjarjet e 13 korrikut në tubimin zgjedhor në qytetin Butler. Në raport rekomandohet emërimi i një drejtuesi të ri nga jashtë shërbimit dhe forcimi i misionit të tij mbrojtës.

17 Tetor 2024, 22:45 Nga N.F
Komisioni që heton atentatin ndaj ish-presidentit Trump: Shërbimi
Trump

SHBA- Një komision i pavarur që hetoi atentatin ndaj ish Presidentit Donald Trump në një tubim zgjedhor në Pensilvani fajësoi Shërbimin Sekret për komunikim të dobët atë ditë dhe se nuk siguroi ndërtesën prej nga qëlloi i armatosuri. Raporti i komisionit njofton gjithashtu probleme më sistematike në agjenci, si dështimi për të kuptuar rreziqet unike me të cilat përballet ish Presidenti Trump dhe një kulturë pune që kërkon të bësh ‘më shumë me më pak’.

Raporti prej 52 faqesh i publikuar të enjten e fajëson Shërbimin Sekret për probleme konkrete që çuan në ngjarjet e 13 korrikut në tubimin zgjedhor në qytetin Butler. Në raport rekomandohet emërimi i një drejtuesi të ri nga jashtë shërbimit dhe forcimi i misionit të tij mbrojtës.

“Shërbimi Sekret ka nevojë themelore për reformë që të përmbushë misionin e tij”, thanë autorët e raportit në letrën që i dërguan Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas, agjencisë që mbikqyr Shërbimin Sekret, së bashku me tekstin e raportit.

“Pa reformë, Komisioni i Pavarur beson se një tjetër incident si ai në Butler mund dhe do të ndodhë përsëri”.

Një pjesëmarrës në tubimin në Butler më 13 korrik u vra dhe dy të tjerë u plagosën kur Thomas Michael Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr ndërsa ish Presidenti Trump mbante fjalim. Ish-presidenti u plagos në vesh para se të nxirrej nga skena nga agjentët e Shërbimit Sekret. Ky rast dhe rasti i dytë kur një person i armatosur u arrestua pranë një fushe golfi me dyshimin se bëri përpjekje për të vrarë ish Presidentin, i cili në ato momente luante golf, ka çuar në një krizë besimi në agjenci.

Raporti prej katër ish-zyrtarësh të zbatimit të ligjit nga qeveria kombëtare dhe shtetërore pason hetimet nga ligjvënësit, hetimin e vetë agjencisë dhe nga organi mbikëqyrës i Sigurisë Kombëtare.

Komisioni i bëri jehonë raporteve të mëparshme që kanë theksuar dështimin e Shërbimit Sekret për të siguruar ndërtesën pranë tubimit ku mbante fjalim ish Presidenti Trump dhe problemet e shumta të komunikimit që penguan anëtarët e Shërbimit Sekret dhe të zbatimit të ligjit lokal dhe shtetëror për të komunikuar me njëri-tjetrin.

“Dështimi për të siguruar një kompleks ndërtesash, një pjesë e të cilave ishin mbi 118 metra larg personit që mbrohej (ish Presidenti Trump) paraqet një dështim kritik të sigurisë”, thuhet në raport.

Komisioni fajësoi planifikimin e masave të sigurisë të Shërbimit Sekret dhe agjencive lokale të rendit dhe tha se Shërbimi Sekret nuk pyeti se çfarë po bëhej për të siguruar ndërtesën: “Të mbështetesh në atë se 'agjencitë lokale e kanë siguruar atë zonë’ thjesht nuk është e mjaftueshme dhe në Butler kjo çoi në dështim”.


Kishte edhe probleme të tjera komunikimi. Raporti thotë se Shërbimi Sekret duhej të ndërronte kanalet e radios sepse komunikimet radiofonike të agjentëve që mbronin zonjën e parë Jill Biden në një ngjarje që mbahej në Pittsburgh, në të njëjtin shtet, Pensilvani, po ndërhynin në kanalet e agjentëve që mbulonin mitingun e zotit Trump në Butler.

Komisioni gjithashtu vuri në dukje se i gjithë personeli i zbatimit të ligjit në terren përdorte një “përzierje kaotike” të radios, telefonit celular, mesazheve telefonike dhe postës elektronike, gjatë gjithë ditës, për të komunikuar.

Komisioni gjithashtu tha se ishte e paqartë se kush kishte komandën përfundimtare atë ditë. Raporti po ashtu thotë se masat shtesë të sigurisë të marra për të mbrojtur zotin Trump, pas atentatit në Butler duhet të ishin marrë më parë.

Komisioni përmes raportit të tij gjithashtu foli për mungesën e përvojës të atyre që ishin angazhuar për të ofruar mbrojtje për ish Presidentin në Butler. Një nga agjentët e angazhuar ishte diplomuar nga akademia e Shërbimit Sekret në vitin 2020.

Përpara tubimit në Butler agjenti kishte patur vetëm “angazhime minimale të mëparshme në parapërgatitjet për siguri”. Një agjent tjetër i caktuar për të operuar një sistem zbulimi të dronëve e kishte përdorur teknologjinë për të kryer punën e tij vetëm në dy aktivitete të mëparshme.


Çfarë rekomandoi Komisioni?

Raporti sugjeroi se krijuar duhet një post komandimi i unifikuar në të gjitha aktivitetet e mëdha ku Shërbimi Sekret dhe përfaqësues të tjerë të zbatimit të ligjit janë të gjithë fizikisht në të njëjtin vend dhe të ketë më humë trajnime se si të largohen zyrtarët që janë nën mbrojtje nga skenarët e rrezikshëm.

Komisioni tha se agjencia gjithashtu ka nevojë për një udhëheqës të ri që të emërohet nga jashtë shërbimit. Komisioni shprehu skepticizëm nëse agjencia duhet të vazhdojë me hetimet që kryen aktualisht. Ndërsa Shërbimi Sekret dihet se ofron mbrojtje për presidentët dhe personalitetet e tjera, ai gjithashtu heton krimet financiare.

Anëtarët e Komisionit ishin Mark Filip, zëvendësprokuror i përgjithshëm nën Presidentin George W. Bush; David Mitchell, i cili shërbeu në role të shumta shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit në Merilend dhe Delauer; Janet Napolitano, sekretare e sigurisë së brendshme nën Presidentin Barack Obama; dhe Frances Fragos Townsend, asistentja e Presidentit Bush për sigurinë e vendit dhe kundër terrorizmit./VOA

trump shba atentati i trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet