LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i antikorrupsion në Shkup: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar nuk po ndiqen nga gjyqësori

Kjo bë e ditur të mërkurën nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i cili edhe ka iniciuar paditë penale bazuar në denoncimet e ndryshme që kanë ardhur në adresë të këtij institucioni.

31 Janar 2024, 19:21 Nga Isuf Kadriu
Komisioni i antikorrupsion në Shkup: Dhjetëra zyrtarë të
Pamje nga një sallë gjyqi në Maqedoninë e Veriut. Fotografi nga arkivi.

MAQEDONIA E VERIUT- Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë proceduar 56 nisma kundër zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar dhe shkelje tjera ligjore. Kjo bë e ditur të mërkurën nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i cili edhe ka iniciuar paditë penale bazuar në denoncimet e ndryshme që kanë ardhur në adresë të këtij institucioni.

“Nga iniciativat tona për ndjekje penale të dorëzuara në prokuroritë publike, deri më tani në gjykata nuk ka arritur asnjë vendim i prokurorisë publike. Bëhet fjalë për rastet e përbërjes së deritanishme të Komisionit Antikorrupision. Por, padi nuk ka pasur as nga përbërjet e kaluar e që janë mbi 200 iniciativa për ndjekje penale që kemi proceduar në organet e ndjekjes penale”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për luftë kundër korrupsionit.

Denoncimet e këtij institucioni vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballem me kritika të shumta për mungesë të rezultateve në luftën kundër korrupsionit. Kjo u theksua edhe në raportin e fundit të organizatës Transparency International, pavarësisht se vendi ka shënuar përmirësim për dy vende. Ky raporti si problem kryesor për mungesë të rezultateve i ka theksuar ndryshimet në Kodin Penal, që ishin bërë nga Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, në vitin 2023, që liruan nga ndjekja penale shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

“Me ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan brenda 24 orëve, që uli dënimet për shumë zyrtarë të korruptuar, me anulimin e mbi 200 proceseve gjyqësore dhe me një gjyqësor që ka besimin e vetëm një për qind të popullatës, nuk mund të presim rezultate të mira. Pra, së pari duhet të jemi të qartë me veten tonë nëse jemi për luftë të sinqertë kundër korrupsionit, apo vetëm për luftë deklarative. Se kemi dështuar në këtë luftë si shtet, flasin edhe raportet e KE-së me të njëjtat rekomandim për çdo vit, që institucionet të veprojnë më tutje me iniciativat, me rekomandimet e organeve të pavarura, që rastet të kenë epilog gjyqësor”, theksoi Ivanovska.

Edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, disa herë ka dalë me reagime për gjendjen në gjyqësor. Ajo ka thënë se, përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të Qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, pati deklaruar ambasadorja Aggeler kohë më parë./ REL

maqedonia e veriut drejtesia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet