LIVE UPDATES
Bota

Koment: Dhe demokracia amerikane është ende e gjallë

Fatkeqësia e parashikuar për demokratët dhe demokracinë në SHBA nuk është realizuar. Donald Trump me sa duket ka shumë më pak ndikim nga ç'mendohej në mbarë botën. Ines Pohl mendon se kjo është një shenjë e mirë.

13 Nëntor 2022, 07:42 Nga I.A
Koment: Dhe demokracia amerikane është ende e gjallë
Joe Biden

SHBA- Normalisht, zgjedhjet mesmandatit në SHBA vështirë se luajnë një rol për komunitetin ndërkombëtar. Normalisht, debatet mes kandidatëve për senatorë dhe guvernatorë sillen rreth çështjeve të brendshme, rajonale që nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhën e botës. Por "normale" nuk është më asgjë në këtë vend, i cili është në një krizë ekzistenciale që kur Donald Trump mori postin. Dhe ku pas zgjedhjeve afatmesme, për një kohë të gjatë u duk se  ishte vetëm një hap larg humnerës.

Sa i fortë është ndikimi i Trump?

Prandaj sytë e gjithë botës ishin nga  8 Nëntori. Pyetja shqetësuese ishte nëse Donald Trump dhe njerëzit e tij me mendje të ngjashme do të arrinin të minonin më tej sistemet demokratike dhe të sillnin mohuesit e rezultatit të zgjedhjeve, racistët dhe ekstremistët e djathtë në pozitat që do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse rezultatet e zgjedhjeve do të njihen apo jo. Por ishte një pyetje edhe nëse do të ishte në gjendje  Donald Trump të vazhdonte politikën e tij destruktive jashtë Shtëpisë së Bardhë, politikë kjo, e cila kishte arritur kulmin më 6 janar 2021 me sulmin e mbështetësve të tij në Kapitol në Uashington.

Partia në pushtet historikisht e fortë

Ai nuk ia doli. Shqetësimet se përkrahësve të tij do t'i jepej përgjegjësi politike në shkallë të gjerë nuk janë materializuar. Përkundrazi, prej tashmë dekadash, asnjë parti në pushtet nuk doli aq mirë në zgjedhjet afatmesme sa demokratët e Presidentit Joe Biden. Sondazhet e para tregojnë se në SHBA, natyrisht, janë shqetësimet ekonomike ato që preokupojnë më shumë njerëzit. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet në tregun e banesave po rriten shumë në disa rajone, inflacioni është i lartë dhe ka shqetësime të mëdha për të ardhmen. Megjithatë, këto sondazhe tregojnë gjithashtu se shumë amerikanë janë shumë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë së tyre - dhe e kanë kuptuar se mosvotimi në fund të fundit shkon vetëm në favor të fanatikëve. Pjesëmarrja ishte përkatësisht e lartë.

Votuesit për herë të parë duan mbrojtjen e mjedisit

Është për t'u habitur që votuan një numër veçanërisht i madh votuesish për herë të parë, për të cilët lufta kundër katastrofës klimatike është gjithashtu veçanërisht e rëndësishme këtu në SHBA. Një subjekt i përqeshur nga pothuajse çdo republikan në këtë vend të madh. Pra, e gjithë kjo - dhe debati për të drejtat e abortit - ka ndaluar marshimin e frikshëm të fitores së republikanit Trump. E gjithë kjo forcon Presidentin Biden. Megjithëse qeverisja sigurisht që nuk do të bëhet më e lehtë kur demokratët mund ta  humbasin shumicën në Kongres.

A mund të çlirohen republikanët?

Pyetja intriguese është se çfarë do të thotë ky rezultat për Partinë Republikane. A mund të çlirohet ajo? Tani që ka prova se pozicionet ekstreme të Trump  nuk mund të fitojnë shumicën? A do ta shpallë Donald Trump kandidaturën e tij për president javën e ardhshme? A do të kenë guximin për të kandiduar kundër tij burra si Ron DeSantis, guvernatori i Floridës që siguroi fitoren duke u distancuar nga Trump?

Pas zgjedhjeve është si para zgjedhjeve. Presidenti Biden nuk ka lënë asnjë dyshim për këtë, duke pretenduar qartë suksesin relativ të demokratëve si të tijin dhe duke njoftuar se ai dhe gruaja e tij Jill do të vendosin në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të kandidojnë përsëri. Kaq shumë pyetje që do të duhet të marrin përgjigje në ditët dhe javët në vijim. Por për momentin ka pak hapësirë për frymëmarrje: Demokracia amerikanee konsideruar pothuajse e vdekur është gjallë. Dhe ky është vërtet një lajm i mirë.

Marrë nga DW

zgjedhjet e mesmandatit ne shba

Sondazh

Poll
Bota 13 Nëntor 2022, 07:39 I.A

Twitter rrezikohet nga falimentimi

Twitter SHBA- Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dol...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë