All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Kod Etik? Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Biden po u bën gjithashtu trysni ligjvënësve të miratojnë një amendament kushtetues që do të kufizonte imunitetin presidencial.

29 Korrik 2024, 17:29 Nga M.B
Kod Etik? Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë,
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshime në Gjykatën e Lartë, ku i bëhet thirrje Kongresit, që të vendosë kufij në mandatin e 9 anëtarëve të gjykatës, e të miratojë një kod etik për ta. Biden po u bën gjithashtu trysni ligjvënësve të miratojnë një amendament kushtetues që do të kufizonte imunitetin presidencial. Plani u publikua të hënën nga Shtëpia e Bardhë, por ai duket se ka pak gjasa të miratohet në Kongres, ku balancat mes shumicës dhe pakicës janë të ngushta dhe kur kanë mbetur vetëm 99 ditë nga zgjedhjet.

Megjithatë demokratët shpresojnë se kjo do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes së votuesve, teksa vlerësojnë se për kë do të votojnë më 5 nëntor, ndërsa sondazhet tregojnë se gara do të jetë e ngushtë. Kandidatja e mundshme demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, thotë se gara e saj kundër ish-Presidentit republikan Donald Trump është "një zgjedhje mes lirisë dhe kaosit".

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të shfrytëzojë zemërimin në rritje në mesin e demokratëve lidhur me gjykatën, e cila përbëhet nga një shumicë konservatore prej 6 anëtarësh nga 9 që ka gjithësej. Vitet e fundit gjykata ka marrë vendime që kanë përmbysur vendime historike të saj, siç ishte ai për të drejtën e grave për abort, që ka qenë në fuqi prej dekadash. Liberalët kanë shprehur gjithashtu shqetësim lidhur me vendimet e marra nga disa anëtarë të krahut konservator të gjykatës, që sugjerojnë se paanësia e tyre është komprometuar.

"Kam respekt të madh për institucionet tona dhe ndarjen e pushteteve", thotë Presidenti Biden në një opinion që pritet të publikohet në gazetën ‘Washington Post’.

"Ajo që po ndodh aktualisht nuk është normale dhe minon besimin e publikut në vendimet e gjykatës, përfshirë ato që ndikojnë në liritë personale", shton ai më tej.

Presidenti pritet të flasë mbi propozimin e tij edhe më vonë gjatë ditës, gjatë një fjalimi në Bibliotekën Presidenciale në Austin të Teksasit, për të shënuar 60-vjetorin e Aktit të të Drejtave Civile. Biden po bën thirrje për kufizimin e mandatit të përjetshëm që gëzojnë aktualisht anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Ai thotë se Kongresi duhet të miratojë një ligj për të krijuar një sistem në të cilin presidenti në detyrë, do të emëronte një anëtar të Gjykatës së Lartë çdo dy vjet, për një mandat 18 vjeçar. Ai arsyeton se kufizimet në mandatit e anëtarëve të gjykatës, do të bënin që përbërja e institucionit të ndryshonte me njëfarë rregullsie, e duke vendosur një sistem parashikueshmërie në procesin e emërimit.

Zoti Biden kërkon gjithashtu që Kongresi të miratojë një ligj që përcakton një kod etike për anëtarët e gjykatës, që do t’i detyronte ata të bënin publike dhuratat, të mos përfshiheshin në aktivitete publike politike, si dhe të përjashtoheshin nga gjykimi i atyre çështjeve, për të cilat, ata ose bashkëshortët e tyre, kanë konflikte interesi.

Presidenti Biden po i bën thirrje Kongresit që të miratojë dhe një amendament kushtetues, për të anuluar vendimin e fundit historik të Gjykatës së Lartë, që përcaktoi se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale. Vendimi zgjati edhe më tej gjykimin e çështjes penale të ngritur nga një gjykatë federale në Uashington, kundër ish-Presidentit Trump, nën akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Po kështu vendimi përjashtoi mundësinë që ish-presidenti të gjykohej mbi këtë rast, përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Hera e fundit që Kongresi ka miratuar një amendamet kushtetues ka ndodhur 32 vite më parë. Bëhet fjalë për amendamentin 27-të, ratifikuar në vitin 1992, e që lidhet me pagën e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Ish-Presidenti Trump e ka dënuar reformën në gjyqësor, duke e cilësuar si një përpjekje të dëshpëruar nga demokratët për të luajtur ‘rolin e arbritrit’.

“Demokratët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale dhe të shkatërrojnë sistemin tonë të drejtësisë, duke sulmuar kundërshtarin e tyre politik dhe Gjykatën tonë të nderuar të Lartë. Ne duhet të luftojmë që gjykatat tona të jenë të drejta, e të pavarura, si dhe që të mbrojmë vendin tonë”, shkruante ai në faqen e tij të medias sociale “Truth Social” në fillim të këtij muaji.

Gjithnjë e më shumë pikëpyetje janë ngritur rreth etikës së gjykatës, pas zbulimeve të lidhura me disa anëtarë të saj, përfshirë gjykatësin Clarence Thomas, i cili ka kryer disa udhëtime luksoze, të paguara nga një megadonator republikan. Gjyqtarja Sonia Sotomayor, emëruar gjatë administratës së Presidentit Obama, është përballur me një shqyrtim të hollësishëm, pas njoftimeve se ndihmësit e saj shpesh nxisnin institucionet publike, për të blerë kopje të librave të saj.

Gjykatësi Samuel Alito refuzoi thirrjet për t'u tërhequr nga gjykimi i rasteve që po trajtonte Gjykata e Lartë, që përfshinin zotin Trump si dhe të pandehur të akuzuar lidhur me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar, pas kritikave, mbi vendosjen në shtëpinë e tij të flamujve që besohet se sugjeronin mbështetje për ata që sulmuan Kapitolin. Alito thotë se flamujt ishin vendosur nga bashkëshortja e tij. Në atë kohë zoti Trump, e përgëzoi gjykatësin Aliton në faqen e tij të mediave sociale, duke shkruar se ai kishte dëshmuar inteligjencë dhe guxim që kishte refuzuar të hiqte dorë nga çështjet.

"Të gjithë gjyqtarët dhe udhëheqësit amerikanë duhet të tregojnë një guxim të tillë", shkruante ai.

Demokratët thonë se propozimet e zotit Biden do të nxjerrin në qendër të vëmendjes vendimet e fundit të Gjykatës së Lartë, përfshirë vendimin e vitit 2022, që hoqi mbrojtjen kushtetuese që kishin gratë për abort. Vendimi u mor nga shumica konservatore, mes tyre tre gjyqtarë të emëruar nga zoti Trump. Senatorja demokrate Elizabeth Warren tha në një intervistë të dielën për rrjetin televiziv ‘CNN’ se nxitja për këtë reformë synon t’u kujtojë amerikanëve se "në nëntor po votojnë edhe për Gjykatën e Lartë”.

Ajo shtoi se “kjo është një arsye e mirë për të votuar për Kamala Harrisin dhe për të votuar për demokratët, si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve". Senatori republikan Lindsey Graham i kritikoi demokratët duke thënë se ata nuk ankoheshin kur gjykata me prirje më liberale "merrte vendime që u pëlqenin atyre".

"Vetëm tashmë që ne rikthyem ekuilibrin kushtetues, gjykata përbën kërcënim për vendin", tha zoti Graham të dielën për rrjetin televiziv ‘CBS’.

Njoftimi për reformë, shënon një ndryshim të madh në qëndrimin e Presidentit Biden, i cili ndërsa ishte ende në garë për rikandidim, u tregua i kujdesshëm ndaj thirrjeve për të reformuar Gjykatën e Lartë. Por gjatë presidencës së tij, ai ka qenë gjithnjë e më i zëshëm në qëndrimin e tij, se gjykata ka braktisur interpretimin tradicional që i është bërë Kushtetutës. Javën e kaluar, gjatë një fjalimi në Zyrën Ovale ai njoftoi se do ta propozonte reformën gjatë muajve të tij të fundit në detyrë, duke e quajtur atë “jetike për demokracinë e vendit". Në vitin 2020, kur kandidoi, por pa sukses, për herë të parë për presidente në garën brenda Partisë Demokrate, zonja Harris ishte shprehur e hapur mbi mundësinë e rritjes së numrit të anëtarëve të gjykatës, nga nëntë që ka aktualisht.

Por gjatë debatit të saj në tetor të vitit 2020, përballë nënpresidentin Mike Pence, zonja Harris i shmangu përgjigjet lidhur me pyetjet për qëndrimet e saj mbi këtë çështje. Propozimet e parashtruara nga zoti Biden nuk përfshijnë një gjë të tillë dhe vetë zoti Biden e ka parë me skepticizëm çështjen e shtimit të numrit të anëtarëve të gjykatës. Zyrtarët e fushatës së zonjës Harris dhe ndihmësit e nënpresidentes nuk iu përgjigjën pyetjeve lidhur me përfshirjen e zonjës Harris në hartimin e propozimit të zotit Biden, si dhe nëse ajo do të bënte ndryshime që lidheshin me reformën gjyqësore, nëse do të zgjidhej më 5 nëntor.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se "Biden dhe Nënpresidentja Harris mezi presin të punojnë me Kongresin dhe të fuqizojnë popullin amerikan, për të parandaluar abuzimin me pushtetin presidencial, për të rivendosur besimin tek Gjykata e Lartë si dhe për të forcuar gardhet mbrojtës të demokracisë"./ VOA

shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë