LIVE UPDATES
Bota

“Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës!" Analiza: Çfarë pritet nga presidenca e dytë e Trump?

Kundërshtarët e tij kanë paralajmëruar se Trump do ta minojë demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

6 Nëntor 2024, 14:07 Nga M.B
“Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës!"
Donald Trump

SHBA- Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump bëri premtime të mëdha për atë që mund të pritej nëse ai do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

“Me mbështetjen tuaj, ne do ta kthejmë fuqinë, dominimin, prosperitetin dhe krenarinë e vendit tonë”, tha Trump dy javë para ditës së zgjedhjeve.

“Kjo do të jetë epoka e re e artë e Amerikës”.

Tani që Trump e ka fituar një mandat të dytë si president, çfarë mund të pritet nga administrata e tij e re? Përgjigjja për këtë pyetje varet shumë nga ajo se kë e pyesni. Mbështetësit e Trumpit besojnë se ai do ta bëjë Amerikën madhështore sërish – sipas motos së fushatës së tij – brenda dhe jashtë vendit. Kundërshtarët e tij kanë paralajmëruar se Trump do ta minojë demokracinë në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdimisht i ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë, duke iu referuar atyre si “armiku nga brenda”, dhe duke sugjeruar se ushtria mund “të merret lehtësisht me ta” në rast të kaosit pas zgjedhjeve. Komentet kanë nxitur nënpresidenten në largim, Kamala Harris, e cila garoi dhe humbi përballë Trumpit, të thotë para zgjedhjeve se Trump është “i fiksuar pas hakmarrjes, plot mëri dhe i uritur për pushtet të pakontrolluar”.

Brenda vendit, sistemi gjyqësor amerikan është një fushë ku Trump pritet të bëjë spastrime, kryesisht për shkak të rasteve të shumta penale që lidhen me mandatin e tij të parë, përfshirë ndërhyrjen e supozuar në zgjedhje dhe përpjekjet për ta penguar kalimin e pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020. Trump ka thënë, po ashtu, se do t’i falë “patjetër” mbështetësit e tij, të burgosur për rolin e tyre në sulmin e 6 janarit ndaj Kongresit amerikan, në një përpjekje të dështuar për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit.

Gjerësisht, shumë parashikojnë se Trump do ta përdorë “Projektin 2025” – një iniciativë e qendrës analitike djathtiste, Heritage Foundation, në Uashington për të “rrëzuar shtetin e fshehtë” – si mostër për politikat e tij. Trump është distancuar nga “Projekti 2025” gjatë fushatës së tij, duke thënë se nuk e di se kush qëndron prapa tij, por hulumtimet kanë zbuluar se në të janë të përfshirë të paktën 140 persona që kanë punuar në administratën e kaluar të Trumpit.

“Trump ka qejf të flasë ashpër, por rrallë i çon fjalët deri në fund”, ka thënë Keith Naughton, bashkëthemelues i firmës lobuese Silent Majority Strategies, me bazë në SHBA. “Çfarëdo hakmarrje do të jetë e rastësishme dhe nga pjesëtarët e stafit. Unë mendoj se do të ketë shumë ndryshime në Departamentin e Drejtësisë”.

Edhe mënyra se si Shtetet e Bashkuara e ushtrojnë ndikimin e tyre nëpër botë pritet të ndryshojë. Trump ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”. Me Izraelin të përfshirë në një luftë me dy fronte në Lindjen e mesme kundër grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani, Trump i ka bërë thirrje Izraelit “ta kryejë punën”.

Peter Skerry, profesor i shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, ka thënë se pret që Trump të “japë shtytje për një lloj zgjidhjeje” ndërmjet Moskës dhe Kievit, të cilat, siç ka parashikuar ai, “nënkuptojnë lëshime të mëdha nga ana e Ukrainës”.

Ajo çfarë Trump do të bëjë në lidhje me Izraelin është më pak e qartë, sipas Skerryt, por ai ka thënë se “do të jetë mbështetës i madh i Izraelit”, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet t’i ngjallë Akordet e Abrahamit, që synojnë normalizim arabo-izraelit.

Kina, me të cilën Trump ka nisur një luftë tregtare gjatë mandatit të tij të parë në pushtet, është fushë e paparashikueshme. Trump është zotuar se do të miratojë më shumë tarifa të larta ndaj produkteve të prodhuara në Pekin, nëse Pekini “e okupon Tajvanin”. Ai më herët ka thënë se nuk do t’i duhej ta përdorte forcën ushtarake amerikane për ta parandaluar një bllokadë të mundshme kineze të Tajvanit, për shkak të marrëdhënies së tij me presidentin kinez, Xi Jinping.

Në katër vjetët e tij si president, Trump u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që t’i arrijnë nivelet e kërkuara të shpenzimeve për mbrojtje, objektiva që shumica i kanë përmbushur që atëherë. Trump ka mbikëqyrur, po ashtu, tërheqjen e SHBA-së nga organizmi kulturor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) me Rusinë, nga marrëveshja bërthamore me Iranin e arritur me fuqitë botërore, nga Marrëveshja e Parisit për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, dhe ka ndërprerë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të reagimit të saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Administrata në largim e Bidenit u kujdes që të kthejë ndikimin amerikan në marrëveshjet dhe institucionet e tilla, por shumë njerëz tani parashikojnë një tjetër hap prapa nga Trump. Skerry ka thënë se Trump është “aktor që ka një qëllim dhe shikon interesat e veta”, i cili është i fokusuar në çështjet e brendshme. Nuk do të ishte befasuese që nga Donald Trump ta shihnim “vazhdimin” e kufizimit të rolit të Uashingtonit në disa institucione globale, ka thënë ai. Naughton ka thënë se “Trump do të dojë t’i bëjë prapë gjërat vetë”. Por, ai ka shtuar se Kongresi i SHBA-së nuk pritet “të bëjë amin” dhe do të rezistojë./ REL

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës