LIVE UPDATES
Bota

Kina reagon me zemërim ndaj akuzave të OKB-së për abuzimin e të drejtave të ujgurëve

Të gjeturat e raportit të OKB-së janë nxjerrë pjesërisht nga intervistat me ish të paraburgosur dhe të tjerë që kanë pasur njohuri mbi kushtet në tetë qendra internimi.

1 Shtator 2022, 17:10 Nga I.A
Kina reagon me zemërim ndaj akuzave të OKB-së për abuzimin e
Foto ilustruese

KINË- OKB-ja akuzon Kinën për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, që mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”, në një raport që pritej prej kohësh, i cili shqyrton sulmet ndaj ujgurëve dhe grupeve të tjera etnike, kryesisht myslimane. Pekini e kritikoi të enjten vlerësimin si një trillim të gatuar nga vendet perëndimore.

Për disa vite, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Kinën se ka çuar mbi një milion pjesëtarë të grupeve të pakicave në kampe internimi, ku shumë kanë thënë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe janë detyruar të braktisin gjuhën dhe fenë e tyre. Kampet janë vetëm një pjesë e asaj që organizatat e të drejtave të njeriut e kanë quajtur një fushatë të pamëshirshme kundër ekstremizmit në provincën e largët perëndimore të Xianjianut, që përfshinte gjithashtu politika drakoniane të kontrollit të lindjeve dhe kufizime në lëvizjen e njerëzve.

Raporti nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut vërteton kryesisht raportimet e mëparshme nga studiuesit, grupet e të drejtave të njeriut dhe mediat, duke iu shtuar akuzave peshën që ka OKB-ja. Por nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë raporti, pasi Kina nuk ka treguar asnjë shenjë se do të heqë dorë nga politika e saj e mohimit të akuzave.

Megjithatë, mes ujgurëve që kanë ikur nga Kina, pati një ndjenjë lehtësimi që raporti më në fund u publikua, pasi shumë ishin të shqetësuar se ai nuk do të botohej kurrë. Disa e panë atë si një mbështetje të kauzës së tyre.

“Raporti është shumë kritik dhe një aktakuzë e fortë për krimet e Kinës kundër njerëzimit”, tha Rayhan Asat, një avokat ujgur, vëllai i të cilit është i burgosur në provincën Xinjiang. “Për vite me radhë, qeveria kineze ka thënë se ujgurët janë terroristë. Tani, ne mund t'u tregojmë atyre dhe të themi, ju jeni terroristët”, tha ai.

Grupet e të drejtave të njeriut, Japonia dhe Gjermania gjithashtu e mirëpritën raportin, i cili ishte bllokuar për shkak të përplasjeve mes Kinës dhe vendeve kryesore perëndimore, si dhe grupeve të të drejtave të njeriut, që kanë kritikuar vonesat e përsëritura në publikimin e dokumentit. Shumë diplomatë në Gjenevë besojnë se raporti ishte shkruar që para një viti.

Raporti i publikuar të mërkurën në mbrëmje arrin në përfundimin se Kina ka kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe bën thirrje për “vëmendje urgjente” nga OKB-ja, komuniteti botëror dhe vetë Kina për t'i trajtuar ato.

Grupet e të drejtave të njeriut ripërsëriten thirrjet për Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili mblidhet muajin e ardhshëm, për të krijuar një organ të pavarur ndërkombëtar për të hetuar akuzat. Por, Kina nuk tregoi asnjë shenjë për të hequr dorë nga mohimet e saj të përgjithshme, ose për t’i portretizuar kritikat si një fushatë e politizuar shpifjeje.

“Vlerësimi është një grumbull informacionesh të rreme që shërben si mjet politik për SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore për të përdorur strategjikisht Xinjiangun për të frenuar Kinën,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin.

“Kjo përsëri tregon se Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është reduktuar në një zbatuese dhe bashkëpunëtore të SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore”, tha më tej ai.

Kina publikoi një përgënjeshtrim prej 122 faqesh, të titulluar “Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Xinjiang: E vërteta dhe faktet”, që OKB e publikoi së bashku me raportin.

Të gjeturat e raportit të OKB-së janë nxjerrë pjesërisht nga intervistat me ish të paraburgosur dhe të tjerë që kanë pasur njohuri mbi kushtet në tetë qendra internimi.

Raporti thekson se në qendrat e internimit janë kryer tortura dhe janë bërë trajtime të tjera mizore dhe çnjerëzore dhe se pretendimet për përdhunime dhe dhunë seksuale dukeshin të besueshme.

Raporti nuk e përmend gjenocidin, për çfarë disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar Kinën se ka kryer në Xinjiang.

Zyra e të drejtave të njeriut tha se nuk mund të konfirmonte vlerësimet se një milion ose më shumë njerëz ishin dërguar në kampet e internimit në Xinjiang, por shtoi se ishte “e arsyeshme të arrihet tek përfundimi se internime në masë të gjerë kanë ndodhur” të paktën mes viteve 2017 dhe 2019.

Pekini ka mbyllur shumë nga kampet, të cilat i quajti qendra të trajnimit dhe arsimit profesional, por qindra mijëra njerëz vazhdojnë të lëngojnë në burgje, shumë prej tyre me akuza të paqarta dhe që mbahen sekret.

Raporti i bën thirrje Kinës që të lirojë të gjithë individët e arrestuar në mënyrë arbitrare dhe të sqarojë vendndodhjen e atyre që janë zhdukur, familjet e të cilëve kërkojnë informacion.

Japonia, e cila kohët e fundit është bërë më e zëshme në kritikat e saj ndaj sjelljes së Kinës në Xinjiang, ishte një nga qeveritë e para të huaja që bëri komente për raportin.

“Japonia është shumë e shqetësuar për kushtet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe ne besojmë se është e rëndësishme që vlerat universale si liria, të drejtat themelore të njeriut dhe sundimi i ligjit të garantohen gjithashtu në Kinë,” tha kryesekretari i kabinetit qeveritar, Hirokazu Matsuno.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme gjermane e përshëndeti gjithashtu publikimin e raportit, duke thënë se ai konfirmon se ka arsye për “shqetësim të madh”.

Organizata “Human Rights Watch” tha se raporti krijon një bazë të qëndrueshme për veprime të mëtejshme të OKB-së për të siguruar përgjegjësi për abuzimet e kryera.

“Asnjëherë nuk ka qenë kaq e rëndësishme për sistemin e OKB-së që t'i kundërvihet Pekinit dhe të qëndrojë me viktimat,” tha John Fisher, zëvendësdrejtori i “Human Rights Watch”.

Publikimi i raportit ishte në disa mënyra po aq i rëndësishëm sa edhe përmbajtja e tij.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet tha se ajo është përballur me presionin për të botuar dhe për të mos botuar raportin. Raporti u publikua vetëm pak minuta para përfundimit zyrtar të mandatit të saj.

Ajo kishte njoftuar në qershor se raporti do të publikohej deri në fund të mandatit të saj katërvjeçar më 31 gusht, duke shkaktuar një rritje të fushatave prapa dyerve të mbyllura, duke përfshirë letra nga shoqëria civile, civilët dhe qeveritë në të dyja anët e çështjes.

“Për të qenë plotësisht e sinqertë, politizimi i këtyre çështjeve serioze të të drejtave të njeriut nga disa shtete nuk ndihmoi,” tha Bachelet.

Kritikët kanë thënë se mos publikimi i raportit do të kishte qenë një pikë e zezë në mandatin e saj.

“Vonesa e pafalshme në publikimin e këtij raporti vendos një njollë” në historinë e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, tha Agnès Callamard, sekretarja e përgjithshme e “Amnesty International”, “por kjo nuk duhet të tërheqë vëmëndjen nga rëndësia e tij”.

Marrë nga VOA

okb rayhan asat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet