Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KFOR tha se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve.
KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë për të arritur “stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm si dhe për të ulur tensionet në veri të Kosovës”.
KFOR tha se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve.
“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”,- u tha në njoftimin e KFOR-it.
Ky mision tha se po vazhdon kontaktet dhe koordinimin me të gjithë bashkëbiseduesit lokalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), me misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me Ministrinë serbe të Mbrojtjes.
“KFOR vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij që derivon nga rezoluta 1244 e OKB-së për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha KFOR.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë të dialogut. Por, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se këto takime nuk sollën rezultate. Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore. Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale. Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre, ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor./REL
Viktor Orban UKRAINË- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar rishikimin e buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian për t&...
Wagner RUSI- Autoritetet ruse raportojnë se grupi mercenar 'Wagner; do të çarmatoset, por do t'i shpëtojë ndjekjes penale p...
Joe Biden SHBA- Tetë senatorë amerikanë i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentit të Shtete...
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia financoi plotësisht kompaninë ushtarake private t&...
Vladimir Putin RUSI- Kremlini tha të martën se nuk ishte dakord me atë që e quajti mendimin e "pseudo specialistëve" se nj&eu...
Millorad Dodik SARAJEVË- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare t&...
Yevgeny Prigozhin BJELLORUSI- Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin është taninë Bjellorusi, ka konfirmuar presidenti i vendit, raportojnë ...
foto ilustruese KOSOVË- Disa biznese në Kosovë janë gjobitur pasi nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimev...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë s...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Të gjithë koreano-jugorët do të bëhen një ose dy vjet më të rinj nesër pas nj&...