Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Olta Xhaçka, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.
SHBA- Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike. Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Olta Xhaçka, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.
"Për sulmin kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. : Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës. Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje.
Aktualisht, më shumë se 1200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike. Të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë Kartën e OKB. Duhet të promovojmë një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, dhe ai fillon me vendosjen dhe respektimin e rregullave të pranuara së bashku”, tha Xhaçka.
Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.
“Është koha që vullnetin e mirë ta kthejmë në veprime konkrete. Ne mezi presim të punojmë me të gjitha shtetet anëtare për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët për një hapësirë kibernetike të hapur, të sigurt dhe të qëndrueshme, nga e cila përfitojmë të gjithë ne”, deklaroi ajo.
Nënsekretarja e Përgjitshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se parimi i llogaridhënies është thelbësor për të trajtuar shqetësimet mbi besimin dhe mosbesimin në hapësirën kibernetike.
“Detyra kryesore për shtetet anëtare është të marrin në konsideratë se si të zbatojnë normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në mënyrë që ato të bëhen funksionale”, shtoi ajo.
Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara. Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Gazment Bardhi dhe Ilir Meta TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka quajtur skandaloz faktin që...
Feliaj, Rama dhe begaj TIRANË- Spikerja e parlamentit këtë të enjte, Ermonela Felaj, ishte veshur me të gjelbër, njësoj ...
Richard Grenell TIRANË- Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e cilëson 'Open Balkan' si OJQ (o...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha zbuloi në emisionin "Çim Peka Live" se disponon shkresën e autoriteteve bri...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV se ka...
Sali Berisha TIRANË- Teksa ka komentuar humbjen e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Bashkinë e Shkodrës në zg...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin "Të Paekspozuarit", se Prokuroria ka prova me video me zë e figurë p&eu...
Nard Ndoka TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u përplas ditën e sotme me gazetarin Florent Muça, madje debati mes ...
TIRANË- Drejtori i inteligjencës së Donald Trump, Richard Grenell, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ku ka fo...
Lefter Maliqi TIRANË- Lefter Maliqi, ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, i cili humbi me përmby...