Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ngjarja në Novi Sad ka shkaktuar një valë protestash kundër autoriteteve dhe arrestime të disa aktivistëve që morën pjesë në to.
SERBI- Përleshjet shpërthyen për të dytën ditë të mërkurën në qytetin verior serb të Novi Sadit midis policisë dhe protestuesve të opozitës, që kërkojnë arrestime lidhur me shembjen vdekjeprurëse të çatisë në stacionin hekurudhor të qytetit, në fillim të këtij muaji.
Protestuesit antiqeveritar provuan të bllokojnë një gjykatë në Novi Sad, ku shembja e çatisë në stacion më 1 nëntor la pas vetes 15 të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Policia largoi protestuesit nga ndërtesa.
Një veprim i ngjashëm i opozitës të martën çoi në një përplasje disaorëshe, një shenjë e tensioneve në rritje për shkak të ngjarjes së një nëntorit.
Ngjarja në Novi Sad ka shkaktuar një valë protestash kundër autoriteteve dhe arrestime të disa aktivistëve që morën pjesë në to. Shumëkush në Serbi beson se korrupsioni i shfrenuar ka çuar në punë të ngadalta rinovimi në stacion dhe si pasojë në shembjen e çatisë.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, të mërkurën paralajmëroi protestuesit në një deklaratë se policia “nuk do të tolerojë prishjen e rendit it publik, kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe institucioneve shtetërore, si dhe sulmet ndaj policisë”.
Një grup ligjvënësish të opozitës arritën të hyjnë në ndërtesën e gjykatës në Novi Sad të mërkurën, ndërsa policia largoi të tjerët që po qëndronin jashtë. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu lirimin nga paraburgimi të veprimtarëve të burgosur gjatë protestave të fundit.
Çatia e madhe e jashtme prej betoni e ndërtesës së stacionit hekurudhor u rrëzua papritur më 1 nëntor. Fillimisht 14 persona humbën jetën dhe tre u plagosën rëndë, por njëri nga të plagosurit vdiq të dielën.
Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit i Serbisë, Goran Vesiç, dha dorëheqjen. Presidenti populist Aleksandar Vuçiç paralajmëroi më shumë dorëheqje.
Askush nuk është arrestuar dhe asnjë akuzë nuk është ngritur, megjithëse prokurorët thanë se dhjetëra njerëz janë marrë në pyetje si pjesë e hetimit.
Stacioni u ndërtua në vitin 1964 dhe u rinovua dy herë në vitet e fundit, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze të ndërtimit.
Ndërkohë, sot policia arrestoi dy aktivistë në Beograd, të cilët po protestonin kundër planeve për të rrënuar një urë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, që shërben për trafikun e tramvajit dhe makinave mbi lumin Sava, që shtrohet midis pjesëve të reja dhe të vjetra të qytetit.
Autoritetet planifikojnë të ndërtojnë një urë të re në vend të saj, një proces që do të zgjasë të paktën tre vjet. Veprimtarët e opozitës thonë se ura ekzistuese duhet të ruhet dhe se procesit të dhënies së kontratave për ndërtimin e urës së re i mungon transparenca./VOA
rexhep tajip erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lejuar U...
foto ilustruese IRAN- Autoritetet iraniane janë duke i përdorur ekzekutimet si “mjet frike”, posaçërisht kundër paki...
Foto ilustruese GJERMANI- Luftë, konflikte,dobësim ekonomik: Rreziqet për eurozonën janë aktualisht shumë të mëdha....
foto ilustruese BJELLORUSI- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë ka dënuar vendimin e Joe Biden p&eu...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë...
Linda McMahon dhe Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se kishte zgjedhur bashkëkryetaren e t...
Foto ilustruese DET I KUQ- Rebelët Houthi të Jemenit dje morën përgjegjësinë për një sulm në një...
Volodymyr Zelenskyy dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius UKRAINË- Është një software, që i dallon këta dronë...
Putin dhe Trump RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet nj&e...
foto ilustruese RUSI- Një linjë speciale telefonike e mbajtur e hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdo...