Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas një raporti të saj, Banka Qendrore Europiane është mjaft e shqetësuar për stabilitetin financiar të eurozonës në kohë të rritjes së dobët ekonomike aty dhe shtimit të konflikteve në tregtinë botërore. Në raportin gjashtëmujor të zhvillimeve në eurozonë të Bankës Qendrore Europiane konstatohet, se rritja ekonomike në eurozonë është mjaft e brishtë, në të njëjtën kohë që pasiguritë gjeopolitike po ndikojnë negativisht.
GJERMANI- Luftë, konflikte,dobësim ekonomik: Rreziqet për eurozonën janë aktualisht shumë të mëdha. Por edhe perspektiva është e zymtë sipas Bankës Qendrore Europiane. Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të ashpër po shtohen rreziqet për sistemin financiar të eurozonës, paralajmëron
Sipas një raporti të saj, Banka Qendrore Europiane është mjaft e shqetësuar për stabilitetin financiar të eurozonës në kohë të rritjes së dobët ekonomike aty dhe shtimit të konflikteve në tregtinë botërore. Në raportin gjashtëmujor të zhvillimeve në eurozonë të Bankës Qendrore Europiane konstatohet, se rritja ekonomike në eurozonë është mjaft e brishtë, në të njëjtën kohë që pasiguritë gjeopolitike po ndikojnë negativisht.
Shtim i tensioneve në tregtinë botërore
Por ky nuk është shqetësimi i vetëm për paralajmërimin e BQE. "Krahas rreziqeve gjeopolitike dhe politike po shtohen edhe tensionet në tregtinë botërore, gjë që e rrit rrezikun e ngjarjeve ekstreme", deklaroi Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Luis de Guindos, të mërkurën (20.11), sipas agjencisë Reuters. Sipas de Guindos kjo e errëson perspektivën e stabilitetit financiar në eurozonë.
Ekspertët e ekonomisë në Europë i kanë drejtuar me shqetësim sytë drejt SHBA, ku pritet të vijë në pushtet për herë të dytë fituesi i zgjedhjeve presidenciale,Donald Trump. Paralajmërimet që ka bërë Trump në fushatën zgjedhore për vendosje doganash me pasojë ashpërsimin e konflikteve tregtare do ta godisnin ashpër eurozonën. Vërtet, sipas vlerësimit të Bankës Qendrore Europiane, tregjet financiare deri tani janë treguar rezistente, por së fundmi janë shtuar turbulencat në bursa. Po ashtu problemet buxhetore të disa vendeve dhe ngecja e rritjes ekonomike shtojnë shqetësimet e tregjeve financiare për aftësinë e vendeve në shlyerjen e borxheve. Sipërmarrjet vazhdojnë të rëndohen nga kosto të larta kredie dhe mungesë perspektive për rritje ekonomike. Vështirësitë mund të shtohen për sipërmarrjet e vogla e të mesme dhe për familjet, nëse ekonomia do të vazhdojë të dobësohet.
Tregjet e imobiljeve të biznesit në krizë
Por për Bankën Qendrore Europiane faktor shqetësues janë edhe tregjet imobiliare. Ndërkohë që çmimet e imobiljeve për banim janë stabilizuar, mbetet ende në vështirësi tregu i imobiljeve të firmave e kompanive për shkak të "home-office", punës nga shtëpia. Humbjet e këtij tregu, sipas BQE mund të rriten në të ardhmen./DW
foto ilustruese BJELLORUSI- Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bjellorusisë ka dënuar vendimin e Joe Biden p&eu...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë...
Linda McMahon dhe Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se kishte zgjedhur bashkëkryetaren e t...
Foto ilustruese DET I KUQ- Rebelët Houthi të Jemenit dje morën përgjegjësinë për një sulm në një...
Volodymyr Zelenskyy dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius UKRAINË- Është një software, që i dallon këta dronë...
Putin dhe Trump RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet nj&e...
foto ilustruese RUSI- Një linjë speciale telefonike e mbajtur e hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdo...
Foto ilustruese KINË- Një vajzë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në Kinë, pasi rr...
Foto ilustruese BRUKSEL- Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES). Ky sistem i ri në...
amabasada e shba UKRAINË- SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për ...