LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimi i Medvedev ndaj NATO-s, DASH: Retorikë e papërgjegjshme!

Zëdhënësi i DASH-it tha se agresioni i Kremlinit kundër Ukrainës është “kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë” ndaj sigurisë së Evropës dhe paqes dhe stabilitetit në zonën euroatlantike.

18 Dhjetor 2024, 18:45 Nga M.B
Kërcënimi i Medvedev ndaj NATO-s, DASH: Retorikë e
Dmitry Medvedev

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili i akuzoi NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt dhe tha se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk po kërkojnë konflikt me Rusisë”.

“NATO-ja është aleancë mbrojtëse, por çfarëdo veprimi ushtarak kundër një aleati të NATO-s do të nxisë përgjigje të ashpër”, tha zëdhënësi.

Duke reaguar ndaj një editoriali në gazetën Times, në të cilin vrasja e një gjenerali të lartë rus më 17 dhjetor cilësohej si “veprim i ligjshëm mbrojtjes nga një komb i kërcënuar”, Medvedevi tha se Moska duhet ta përdorë logjikën e njëjtë në qëndrimin e saj.

Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukraunës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.

“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.

Zëdhënësi i DASH-it tha se agresioni i Kremlinit kundër Ukrainës është “kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë” ndaj sigurisë së Evropës dhe paqes dhe stabilitetit në zonën euroatlantike.

“Është Kremlini ai që e nisi këtë luftë, dhe Putini mund t’i japë fund sot”, shtoi ai.

E pyetur për komentet e Medvedevit, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj me email duke thënë: “Do t’ju kthejmë përgjigje nëse kemi diçka për të thënë”.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, dhe ndihmësi i tij, u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter pranë hyrjes së një ndërtese në Moskë në orët e para të 17 dhjetorit. Kirillov është në mesin e disa oficerëve rusë dhe figurave pro-luftës që janë vrarë në Rusi dhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Një javë më parë u vra u qëllua me armë për vdekje afër kryeqytetit një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që zhvillon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë. Retorika e Medvedevit buron nga narrativa e kamotshme e Kremlinit për fajësimin e "forcave" perëndimore për veprime antiruse në mbarë botën dhe për akte sabotimi dhe “terrorizmi” në Rusi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 17 dhjetor se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në vrasjen e Kirillovit dhe as nuk ishin në dijeni të saj paraprakisht. Hetuesit rusë e cilësuan vrasjen si sulm “terrorist” dhe menjëherë ia atribuuan atë inteligjencës ukrainase.

Më 18 dhjetor, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se e ndaloi një të dyshuar – një shtetas uzbek 29-vjeçar, i cili nuk është identifikuar me emër – në lidhje me rastin. Medvedev gjithashtu i kërcënoi me hakmarrje edhe gazetarët e gazetës Times, duke paralajmëruar me tone të errëta se kjo gazetë mund të përfshihet në listën e atyre “shënjestrave të ligjshme ushtarake”, duke shtuar se “në Londër ndodhin shumë gjëra… tregohuni të kujdesshëm”.

Ky paralajmërim duket të jetë një referencë e tërthortë ndaj helmimit me rrezatim të ish-oficerit të FSB-së dhe kritikut të Kremlinit, Aleksandr Litvinenko, në Londër në vitin 2006, si dhe ndaj përpjekjes për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal, në qytetin britanik Salisburi me një agjent nervor vdekjeprurës në vitin 2018./ REL 

dash

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet