LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimet e Iranit drejtuar Izraelit, SHBA në gjendje të lartë gatishmërie

Mendohet se ishin avionët izraelitë që sulmuan ambasadën iraniane në Damask të hënën, duke shënuar kështu një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit.

6 Prill 2024, 08:06 Nga M.B
Kërcënimet e Iranit drejtuar Izraelit, SHBA në gjendje të
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo amerikane në rajon, si përgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit tek ambasada iraniane në Siri, tha të premten një zyrtar amerikan.

“Jemi pa dyshim në një gjendje të lartë vigjilence”, tha zyrtari, duke konfirmuar një njoftim të bërë fillimisht në kanalin televiziv CNN, se sulmi mund të ndodhë gjatë javës që vjen.

Mendohet se ishin avionët izraelitë që sulmuan ambasadën iraniane në Damask të hënën, duke shënuar kështu një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit. Presidenti amerikan Joe Biden e diskutoi këtë çështje gjatë një telefonate të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ekipet tona mbajnë kontakte të rregullta dhe të vazhdueshme që nga ai moment. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht mbrojtjen e Izraelit nga rreziqet nga Irani”, tha një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden.

Ndërkaq, komandanti i Gardës së fuqishme Revolucionare të Iranit paralajmëroi të premten se “burrat tanë guximtarë do ta ndëshkojnë regjimin zionist”, duke përshkallëzuar kështu kërcënimet ndaj Izraelit pas sulmit ajror që vrau më herët këtë javë shtatë zyrtarë të lartë të gardës, ndër ta edhe dy gjeneralë. Sulmi, për autorësinë e të cilit mendohet gjerësisht se ka përgjegjësi Izraeli, shkatërroi një seksion konsullor të ambasadës iraniane në Siri. Sulmi ndaj një kompleksi diplomatik iranian ishte një përshkallëzim domethënës i asaj që ka qenë një luftë e gjatë në prapaskenë mes dy vendeve armike dhe Izraeli është përgatitur për një kundërpërgjigje.

Tensionet u rritën ndërsa vazhdon lufta gjashtëmujore Izrael-Hamas në Gazë, duke rikthyer kështu sërish frikën e zgjerimit të konfliktit rajonal. Grupi militant islamik Hamas, i cili ka qeverisur Gazën për 17 vite dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, është një ndër grupet që mbështet Irani, së bashku me organizatën paraushtarake Hezbollah në Liban dhe rebelët huthi në Jemen. Organizata Hezbollah dhe grupi Huthi kanë kryer sulme në periferitë e luftimeve në Gazë. Grupi Hezbollah angazhohet në shkëmbime të përditshme zjarri në kufirin me Izraelin dhe grupi huthi sulmon vazhdimisht anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq.

Të premten, mijëra persona morën pjesë në funeralin në Teheran për shtatë zyrtarët e vrarë të Gardës Revolucionare, duke mbajtur parulla kundër Izraelit dhe Amerikës. Funerali u mbajt në Ditën Quds, që zakonisht është shënuar në të premten e fundit të Ramazanit, ditë kur iranianët kanë treguar tradicionalisht mbështetjen për palestinezët që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979./ VOA

shba izrael iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet