LIVE UPDATES
Bota

Kënga e krijuar nga inteligjenca artificiale trondit industrinë e muzikës

“Heart on my Sleeve”, krijuar nga inteligjenca artificiale, i mahniti artdashësit, por nga ana tjetër irritoi drejtuesit e industrisë. Ekspertët thonë se nuk është e vështirë ta përdorësh inteligjencën artificiale për të krijuar.

12 Korrik 2023, 20:54 Nga k.m.
Kënga e krijuar nga inteligjenca artificiale trondit industrinë e
Foto ilustruese

Pasi një përdorues anonim në rrjetin TikTok krijoi një këngë duke përdorur inteligjencën artificiale, për të cilën shumë njerëz menduan se ishte realizim i yjeve të muzikës, ekspertët thonë se industria e muzikës duhet të gjejë një mënyrë se si ta trajtojë këtë çështje. Teksti, ritmi dhe zërat e një kënge të postuar në rrjetin Twitter nga përdoruesi anonim "Ghostwriter977" tingëllonte njësoj si muzikantët e famshëm Drake dhe The Weeknd.

“Heart on my Sleeve”, krijuar nga inteligjenca artificiale, i mahniti artdashësit, por nga ana tjetër irritoi drejtuesit e industrisë. Ekspertët thonë se nuk është e vështirë ta përdorësh inteligjencën artificiale për të krijuar.

Zëri i Amerikës bisedoi me profesoreshë Rebbecca Fiebrink nga Universiteti i Arteve në Londër.

“Kur një kompjuter ka një lloj kuptimi të modeleve që qëndrojnë në themel të zërit në përgjithësi, nuk nevojiten domosdoshmërisht shumë të dhëna nga The Weeknd për të prodhuar tinguj që tingëllojnë si ai”.

Kompania muzikore “Universal Music Group”, e cila përfaqëson të dy artistët, publikoi një deklaratë ku thekson nevojën për të mbrojtur muzikën e artistëve. Kënga u hoq nga shumë rrjete. Ekspertët thonë se eksperimente të tilla me AI janë vetëm fillimi. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Ge Wang, me Qendrën për Kërkime Kompjuterike në Muzikë dhe Akustikë në Universitetin Stanford.

“Nuk ka kthim mbrapa. Duhet të mësojmë si të jetojmë më mirë me të.”

Profesori Wang shpreh shqetësim lidhur me shpejtësinë me të cilën po zhvillohet inteligjenca artificiale.

“Rrezikohet mënyra se si komunikojmë, punojmë apo qeverisim. Rrezikohet mënyra e të bërit art”.

Profesoresha Fiebrink thotë se industria e muzikës do të duhet të vendosë se si ta luftojë ose ta përdorë inteligjencën artificiale.

“A do të vendosin se mënyra më e mirë për të fituar para është të prodhojnë këngë me AI, çka nuk përfshin artistët, në mënyrë që të fitojnë më shumë për veten dhe të mos paguajnë këngëtarët?”

Që nga publikimi i këngës "Heart on my Sleeve", muzikantja Grimes nxori një program zanor me inteligjencë artificiale që u mundëson përdoruesve të krijojnë muzikë me zërin e saj, duke ofruar ndarjen e fitimeve me 50%./VOA

heart on my sleeve

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026