LIVE UPDATES
Bota

“Jeni mbrapa”/ Paketa vjetore e zgjerimit, KE: Ballkani Perëndimor nuk ka vetëm progres, por dhe dështime

Sipas burimeve të BE-së në Bruksel, raportet e sivjetme do të jenë një përzierje e elementeve pozitive, por edhe e shqetësimeve për mungesë të progresit në disa fusha, si dhe e disa dështimeve.

10 Tetor 2022, 12:39 Nga d.a.
“Jeni mbrapa”/ Paketa vjetore e zgjerimit, KE: Ballkani
KE

BRUKSEL- Komisioni Evropian do të miratojë më 12 tetor paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për secilin nga vendet e përfshira në këtë proces.

Sipas burimeve të BE-së në Bruksel, raportet e sivjetme do të jenë një përzierje e elementeve pozitive, por edhe e shqetësimeve për mungesë të progresit në disa fusha, si dhe e disa dështimeve.

Komisioni Evropian pritet të përmendë nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si zhvillimin kryesor pozitiv në procesin e zgjerimit të bllokut me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me vite, këto dy shtete kandidate kanë qenë në pritje të nisjes së negociatave, edhe pse, sipas Komisionit Evropian, i kanë pasur të përmbushura të gjitha kushtet.

Greqia ka hequr në verë pengesën e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila ka pasur të bëjë me disa mospajtime rreh gjuhës dhe identitetit. Rrjedhimisht është hapur rruga edhe për Shqipërinë, meqë dy vendet kanë qenë në paketë qysh në fillim.

Komisioni Evropian pritet të konfirmojë përmes raportit të progresit se Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave me vendet evropiane dhe se Komisioni mbetet në qëndrimin se vizat për qytetarët e Kosovës duhet të hiqen. Një gjë të tillë, Komisioni e ka shprehur edhe në një letër dërguar vendeve anëtare javën e shkuar, në prag të diskutimeve që do të zhvillohen më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së.

Nga porositë politike për rajonin e Ballkanit pritet, po ashtu, që Komisioni të ftojë Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, që do të çonte drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Për pothuajse të gjitha shtetet e rajonit pritet të përsëritet thirrja për më shumë përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për forcimin e sundimit të ligjit, për reformat e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave.

Ndonëse ka një lloj progresi në këto fusha, Komisioni Evropian vlerëson se në të shumtën e rasteve zbatimi i reformave është në fazën fillestare.

Komisioni do të raportojë në këto dokumente edhe për sfidat e vendeve të rajonit në furnizimin me energji elektrike, si dhe për bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë drejtim.

Kureshtja më e madhe e diplomatëve në Bruksel është se si do t’i formulojë Komisioni Evropian kritikat që do t’ia bëjë Serbisë, për shkak të mospërshtatjes së qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, përkatësisht mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit dhe, krahas Turqisë, i vetmi vend i përfshirë në procesin e zgjerimit të BE-së, që nuk i ka mbështetur sanksionet e bllokut kundër Rusisë. Pritet që në raportin e progresit, Komisioni ta shënojë këtë si dështim të Serbisë.

Një vend tjetër i rajonit, i cili do të ketë fokus të veçantë në paketën e zgjerimit këtë vit, është Bosnje e Hercegovina.

Komisioni Evropian pritet të shprehë zhgënjim për dështimin e forcave politike në këtë vend për të arritur një marrëveshje për reformat e sistemit zgjedhor, si dhe për reformat e kufizuara kushtetuese.

Për këtë shkak, në ditën e zgjedhjeve në këtë shtet, më 2 tetor, përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schmidt, është detyruar t’i përdorë kompetencat e tij dhe të imponojë disa ndryshime.

Raportet vjetore të progresit analizojnë në detaje arritjet e secilit vend në fushat dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE.

Vendet e rajonit ndodhen në faza të ndryshme në procesin e zgjerimit. Mali i Zi ka avancuar më së shumti dhe i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave.

Serbia pason si shtet që është në procesin e negociatave, por këtë vit nuk ka hapur, deri më tash, asnjë kapitull të ri.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sapo i kanë nisur negociatat, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka aplikuar për anëtarësim në BE, por akoma nuk ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Kosova është i vetmi vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë kërkesën formale këtë vit, por në BE nuk janë të sigurt se si do të veprojnë, pasi Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit merren me konsensus të plotë.

Turqia është një vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE, për të cilin do të miratohet po ashtu raporti i progresit. Por, me këtë shtet, procesi i negociatave është i ngrirë dhe Komisioni, për disa vite radhazi, ka raportuar se Turqia ka shënuar kthim prapa në përmbushjen e kushteve për anëtarësim dhe përafrimin e saj me standardet evropiane.

Në qershor, në procesin e zgjerimit janë përfshirë edhe tri shtete të fqinjësisë lindore evropiane. Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Gjeorgjisë i është premtuar “perspektiva evropiane”./REL/

komisioni evropian integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet