LIVE UPDATES
Bota

Kancelari Scholz premton: Nuk do jeni kurrë vetëm

Qeveria do të marrë një të tretën e aksioneve të kocernit në krizë. Këtë e bënë të ditur sipërmarrja nga Dyseldorfi dhe koncerni finlandez amë Fortum si dhe kancelari Olaf Scholz pas rreth dy javë bisedimesh. Në bazë të marrëveshjes, federata do të mbulojë 30 përqind në kuadër të rritjes së kapitalit, që është i hapur vetëm për qeverinë gjermane. Për të marrë pjesë në konferencën e shtypit kancelari ndërpreu pushimet e verës.

23 Korrik 2022, 08:03 Nga A.B

Kancelari Scholz premton: Nuk do jeni kurrë vetëm

Uniper ka rëndësi të madhe për furnizimin me energji të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve, tha kancelari Olaf Scholz të premten (22.07) në Berlin dhe konfirmoi, që qeveria dhe koncerni energjetik i rrezikuar Uniper kanë rënë dakord për një paketë ndihme miliardëshe. Paketa e ndihmës parashikon ndërhyrjen e federatës. Eshtë planifikuar që kjo të kompensohet nga klientët e gazit, pra me rritjen e çmimeve.

Qeveria do të marrë një të tretën e aksioneve të kocernit në krizë. Këtë e bënë të ditur sipërmarrja nga Dyseldorfi dhe koncerni finlandez amë Fortum si dhe kancelari Olaf Scholz pas rreth dy javë bisedimesh. Në bazë të marrëveshjes, federata do të mbulojë 30 përqind në kuadër të rritjes së kapitalit, që është i hapur vetëm për qeverinë gjermane. Për të marrë pjesë në konferencën e shtypit kancelari ndërpreu pushimet e verës.

Uniper pati aplikuar për ndihma nga shteti. Ndërmarrjes i duhet të blejë gaz me çmim të lartë në treg për shkak të pakësimit të furnizimeve ruse përmes tubacionit në Detin Baltik Nord Stream 1, në mënyrë që të jetë në gjendje t’u përmbahet kontratave. Kjo i ka krijuar probleme likiditeti koncernit.

Sipas kancelarit dhe sipërmarrjes federata do të blejë aksione nga Uniper në vlerën 1,70 euro. Kursi në bursë në fakt është 10 euro, tha Scholz. Kjo blerje e aksioneve do të çojë në rritjen e kapitalit në 267 milionë euro.

Më tej kancelari tha, se importuesit e gazit çmimet e larta të blerjes duke filluar nga shtatori ose tetori mund t’i kompensojnë me rritjen e çmimit për klientët e tyre. Për këtë arsye qeveria në fillim të vitit 2023 do të reformojë sistemin e mbështetjes së qytetarëve në nevojë në mënyrë që të mund të përballojnë qiratë dhe kostot për energjinë.

Masat e dakordësua Scholz i quajti „një kontribut substancial për shpëtimin e sipërmarrjes”. Uniper tani mund të „shohë me stabilitet të ardhmen”.

Masat e stabilizimit janë nën premisën e miratimit nga Komisioni i BE-së. Uniper do të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme me aksionerët e vet për të marrë aprovimin e tyre lidhur me këto masa stabilizimi.

Scholz tha më tej, se ai e sheh Rusinë si një furnizuese të pasigurtë të gazit. Ajo nuk do të bëhet më e sigurtë, sa është tani. Ai bëri të qartë, se Gjermania nuk mund t’i varë më shpresat tek Rusia. „Ndaj ne preferojmë të jemi të sigurtë.” Scholz vuri në dukje masat e marra ndërkohë, për të pakësuar konsumin e gazit. Do të bëjmë ç‘është e mundur, që vendi ta kalojë këtë situatë.

Në sfondin e rritjes së çmimit të energjisë qeveria do t’i lehtësojë qytetarët nga kjo barrë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë një reformë të madhe për mbështetjen e qytetarëve me të ardhura të pakta për përballimin e kostove të qirasë së banimit. Ndër të tjera do të zgjerohet rrethi i personave që mund të kenë të drejtën e përfitimit nga ky sistem, tha kancelari. Ai gjithashtu u shpreh për një suplement për kostot e ngrohjes. Duhet parandaluar që ndokush të përballet me situata pa zgjidhje. Kancelari tha: “You ‘ll never walk alone” – askënd nuk do ta lemë vetëm./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet