LIVE UPDATES
Bota

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Ajo përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t'i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, Kallas tha se do të kalojnë në një plan tjetër.

23 Maj 2025, 19:00 Nga M.B
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalla, në Shkup me kryeministrin Hristijan Mickoski.

SHKUP- Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes evropiane, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalla, gjatë një vizite zyrtare në Shkup më 23 maj. Ajo përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t'i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë. Nëse kjo nuk ndodh, Kallas tha se do të kalojnë në një plan tjetër.

“Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE do ta mbështesim edhe më shumë Maqedoninë e Veriut. Përparimi mund të jetë i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqen në rajon”, tha Kallas në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Ajo vlerësoi përpjekjet e vendit për të zbatuar agjendën reformuese dhe e quajti një partner të besueshëm për sigurinë rajonale, pasi ka përafruar me sukses ligjet maqedonase me ato evropiane në fushën e politikës së sigurisë. Kryeministri Mickoski ritheksoi se integrimet evropiane duhet të bazohen në vlerat evropiane dhe jo në çështje bilaterale. Ai tha se integrimi evropian mbetet angazhim i qartë i Qeverisë së tij, por kërkoi më shumë mirëkuptim nga vendet anëtare të BE-së për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Ne i përkasim BE-së, sepse prej dekadash po ndërtojmë një shoqëri me vlera demokratike, po investojmë, po sakrifikojmë, me shpresë se puna jonë do të njihet. Jemi të gatshëm, BE mund të llogarisë tek ne, por tani ka ardhur koha që edhe ne të llogarisim te BE-ja. Kemi të drejtë për një konfirmim më të qartë nga vetë BE-ja, sepse jo të gjitha vendet po sillen në frymën evropiane. Prandaj, kam kërkuar trajtim të drejtë, kam kërkuar nga Evropa të tregojë lidership, të rikthejë besimin e të rinjve në Evropë, të tregojë se BE-ja nuk është e mbyllur për ne, por është një vizion i gjallë”, deklaroi Mickoski.

Kallas tha se ajo dhe Mickoski kanë diskutuar për mekanizma të mundshëm për zhbllokimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, por nuk dha detaje.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. E dimë se ekzistojnë pengesa dhe kemi diskutuar për mekanizmat për t’i tejkaluar ato. Ka hapësirë për të vepruar, por për momentin nuk do të hyj në detaje”, theksoi ajo.

Mickoski paralajmëroi se në margjinat e samitit të ardhshëm të NATO-s mund të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve më të lartë të BE-së, SHBA-së, Bullgarisë dhe Maqedonisë, ku do të shkëmbehen argumentet për një zhbllokim të mundshëm të nisjes së negociatave të anëtarësimit.

Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë përkeqësuar pas vetos bullgare ndaj nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, për shkak se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe pjesë të historisë, si dhe ankohet për diskriminim të qytetarëve të saj në Maqedoninë e Veriut.

Sofja e hoqi veton në vitin 2022 pasi Shkupi pranoi propozimin francez, që ndër të tjera përfshin përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën linjë me deklaratat e Kallas ishin edhe mesazhet e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili javën e kaluar nga Shkupi tha se zgjerimi është një objektiv i përbashkët dhe investimi më i mirë gjeostrategjik për paqen dhe sigurinë, dhe se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Costa theksoi qartë se ka detyrime që duhet të përmbushen për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit. “Ajo që është rënë dakord në vitin 2022 duhet të realizohet”, tha ai, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Gjatë vizitës në Shkup, Kallas, së bashku me ministrin e jashtëm dhe të tregtisë, Timço Mucunski, dhe ministrin e mbrojtjes, Vlado Misajllovski, do të marrë pjesë në hapjen e Dialogut të Sigurisë dhe Mbrojtjes BE–Maqedonia e Veriut, në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje të nënshkruar në nëntor 2024.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, ky dialog përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe integrimin e mëtejshëm të vendit në arkitekturën evropiane të sigurisë.

Kallas dhe ministri i Mbrojtjes Misajllovski do të vizitojnë gjithashtu selinë e Grupit Operacional Mjekësor Ballkanik në kazermën “Ilinden”, ku do të takohen me anëtarët e Organizatës së Përhershme të BMTF-së dhe do të shohin një pjesë të pajisjeve të blera me mbështetjen e Fondit Evropian për Paqe.

Që nga viti 2023, Këshilli ka miratuar tre paketa mbështetëse bilaterale përmes këtij fondi për të forcuar kapacitetet e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Me një total prej 38 milionë eurosh, fondi ofron pajisje ushtarake dhe trajnime në logjistikë, inxhinieri, inteligjencë, mbikëqyrje, luftë elektronike, sisteme komunikimi dhe informacioni, si dhe pajisje mjekësore dhe trajnuese.

Para Shkupit, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Kjo është vizita e saj e dytë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga marrja e mandatit, pas vizitave në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë në fillim të prillit./ REL

kaja kallas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës