LIVE UPDATES
Bota

“Jemi zemërthyer!”/ Qindra protestues në New York kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi

Mes folësve në tubim ishin edhe Ronan dhe Orna Neutra, djali 22-vjeçar i të cilëve, Omeri, mendohet se është marrë peng. Ata e përshkruan atë si një udhëheqës natyral dhe atlet të zjarrtë që drejtonte ekipet e basketbollit, volejbollit dhe futbollit në shkollën e tij.

20 Tetor 2023, 08:06 Nga a.l
“Jemi zemërthyer!”/ Qindra protestues në New York
New York

SHBA- Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut të enjten për të kërkuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me trysninë në rritje për të përdorur çdo mjet diplomatik për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane. Në ekranet gjigande u shfaqen fotot e atyre që besohet se po mbahen peng nga Hamasi, përfshirë foshnjat dhe të moshuarit, ndërsa protestuesit brohorisnin për lirimin e tyre. Mes folësve në tubim ishin edhe Ronan dhe Orna Neutra, djali 22-vjeçar i të cilëve, Omeri, mendohet se është marrë peng. Ata e përshkruan atë si një udhëheqës natyral dhe atlet të zjarrtë që drejtonte ekipet e basketbollit, volejbollit dhe futbollit në shkollën e tij.

Nipi i të mbijetuarve të Holokaustit, Omer Neutra shtyu planet për shkollën e lartë për të shkuar në Izrael, ku u bashkua me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Natën përpara sulmeve, 22-vjeçari Neutra foli në telefon me prindërit e tij, duke u thënë atyre se mezi priste një fundjavë të qetë pas një muaji patrullimi në kufi, tregoi babai i tij.

“Jemi zemërthyer dhe të shqetësuar”, tha nëna e tij. “Por jemi të përqendruar dhe të vendosur të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që Omeri të kthehet në shtëpi”. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Hamasi po mban peng rreth 200 persona pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez më 7 tetor në Izrael, kur militantët vranë rreth 1400 izraelitë. Ndërsa nuk ka asnjë listë zyrtare të amerikanëve të rrëmbyer, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, u tha gazetarëve të mërkurën se 10 nga pengjet ishin amerikanë. “Përparësia jonë kryesore është kthimi i tyre në shtëpi”, tha zoti Risch.

Protesta e së enjtes në Nju Jork u organizua nga Këshilli Izraelit Amerikan, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqëson izraelito-amerikanët në SHBA. Folësit në protestë, përfshirë Senatorin Chuck Schumer, udhëheqësi i parë në histori i shumicës në Senat me prejardhje izraelite, u zotuan të qëndrojnë me Izraelin dhe të luftojnë kundër Hamasit. Amerikanët anembanë SHBA-së po protestojnë pothuajse çdo ditë në mbështetje të Izraelit ose popullit palestinez, ndërsa shfaqen hapur dallimet për konfliktin prej disa dekadash në Lindjen e Mesme./VOA 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës