LIVE UPDATES
Bota

Ja pse kriza e migracionit mund të rrëzojë nga pushteti Sunak dhe konservatorët britanikë

Shkatërrimi i asaj që kishte mbetur nga reputacioni i partisë për çështjen më të rëndësishme për koalicionin e saj të vitit 2019, nuk ishte ndryshimi i lojës që kishin në mendje shumë njerëz. Megjithatë kjo është ajo që ka ndodhur pas shkarkimit nga detyra të Suella Braverman dhe zhvillimeve të mëvonshme, si mbi emigracionin legal ashtu edhe atë të paligjshëm.

30 Nëntor 2023, 12:21 Nga a.d
Ja pse kriza e migracionit mund të rrëzojë nga pushteti Sunak dhe
Sunak

Nga Patrick O’Flynn “The Spectator”

Ndërsa po hynte vjeshta, Rishi Sunak dhe konservatorët britanikë kishin nevojë për një ndryshim të lojës. Rimëkëmbja e tyre graduale në sondazhe që nga koha e Liz Truss, që preku fundin, kishte ngecur jo shumë larg nga mesatares shumëvjeçare, dhe madje kishte nisur të rrëshqiste në drejtimin e kundërt.

Shkatërrimi i asaj që kishte mbetur nga reputacioni i partisë për çështjen më të rëndësishme për koalicionin e saj të vitit 2019, nuk ishte ndryshimi i lojës që kishin në mendje shumë njerëz. Megjithatë kjo është ajo që ka ndodhur pas shkarkimit nga detyra të Suella Braverman dhe zhvillimeve të mëvonshme, si mbi emigracionin legal ashtu edhe atë të paligjshëm.

Pas vendimit të fortë të Gjykatës së Lartë mbi planin e qeverisë për t’i grumbulluar azilkërkuesit në Ruanda, dhe pas statistikave zyrtare thuajse të besueshme që dokumentonin shkallën e gjerë të imigracionit legal që po ndodhte para syve të saj, ishte zonja Braverman ajo që u revoltua ndaj Sunak për të zbatuar masa më efektive që do të forconin kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar.

Por Rishi Sunak ka dështuar jo vetëm që të mbajë premtimin e tij për të “shtrënguar çdo vidë” për të ndaluar anijet, por edhe tani që thuhet se ka refuzuar 6 herë radhazi paketat e politikave të Braverman-it për reduktimin e imigrimit legal.

Kryeministri aktual, e mori detyrën duke e ditur se Boris Johnson kishte shkelur premtimin e fushatës së 2019-ës se do të ulet numri i përgjithshëm i të ardhurve, dhe vendosi që të mos bëjë asgjë për ta korrigjuar situatën.

Duke pasur parasysh peshën e fortë të interesave personale në favor të drejtimit të një regjimi migrimi shumë liberal, duke mbrojtur punëdhënësit në korporata, grupet e lobit të biznesit, sektorin e universiteteve dhe organizatat bamirëse të orientuara nga migracioni, do të duhej një kryeministër i vendosur për t’i kthyer gjërat në vendin e duhur. Por Sunak nuk ishte kurrë një i tillë, siç edhe e tregoi në një intervistë me Paul Goodman në prill për portalin Conservative Home. Ai i tha Goodman-it se krye-problemi për shumicën e njerëzve ishin varkat e vogla dhe jo numri i përgjithshëm i emigrantëve të përvitshëm.

Kjo është ajo që Sunak dhe ata rreth tij dëshirojnë që të jetë e vërtetë. Ish-redaktori politik i “The Spectator”, James Forsyth, tani një nga këshilltarët e tij kryesorë, paraqiti tezën në një blog për këtë faqe interneti në mars 2021, me titull:”Emigracioni nuk është më një problem politik”.

Por ajo ka rezultuar të jetë një teori e pasaktë. Indeksi i çështjeve politike i drejtuar nga anketuesi YouGov na tregon se sa i pasaktë është. Seritë e tij mbi çështjet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi ndahen sipas kategorive, përfshirë mënyrën se si votuan britanikët në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës.

Midis konservatorëve, migrimi dhe azilantët janë aktualisht çështja kryesore me 11 për qind, madje edhe përpara gjendjes së ekonomisë. Nuk ka asnjë arsye të supozohet se këta votues shqetësohen për vetëm rreth 5 për qind e të ardhurve që hyjnë ilegalisht në Britani.

Shkalla e gjerë e migrimit legal, mund të jetë disi më pak një fyerje e drejtpërdrejtë për ndjeshmërinë patriotike, por është një gjeneruese shumë më e madhe e problemeve që variojnë nga mungesa e banesave deri tek racionimi i shërbimeve publike, mos-rritja e pagave dhe humbja e kohezionit social në komunitete.

Që nga viti 2010, konservatorët kanë hyrë në çdo palë zgjedhje duke u premtuar votuesve se numri i emigrantëve që hyjnë në Britani do të ulet, dhe më pas e kanë shkelur atë premtim në çdo mandat qeverisës.

Nën qeverisjen e David Cameron dhe Theresa May, supozohej që migracioni të reduktohej në dhjetëra mijëra. Megjithatë nuk ra asnjëherë nën 200.000 të ardhur në vit. Manifesti elektoral i vitit 2019, premtoi një rënie të përgjithshme të të ardhurve të reja. Megjithatë 2 vitet e fundit kanë sjellë nivele rekord emigrantësh.

Tani janë laburistët, ata që premtojnë të rikthejnë migrimin vjetor në nivelin “rreth 200 mijë”, duke theksuar se nivelet e migrimit në kohën e qeverisjes së konservatorëve të viteve të fundit janë “tejet të larta”. Nga ana e tij, Rishi Sunak duket i pavetëdijshëm për telashet në të cilat ndodhet në lidhje me këtë çështje.

Këtë javë ai kundërshtoi projektligjin e Denis Healey, duke vlerësuar natyrën jashtëzakonisht liberale të regjimit të vizave të Britanisë së Madhe. Ka mbetur vetëm 1 vit para se votuesit të japin verdiktin e tyre në zgjedhjet e reja parlamentare.

Gati çdo votues konservator me të cilin rastin të bisedoj, është shumë i zemëruar dhe dëshiron tani që partia e tij të pësojë një disfatë epike. Disa prej tyre madje e kanë zhvendosur mbështetjen e tyre tek Partia Reformatore. Migracioni masiv, është një gremina ku mund të vdesin politikisht konservatorët. Por nën udhëheqësin aktual, kambanat kanë filluar të bien që tani.

Shënim:Patrick O’Flynn, ish-deputet i parlamentit britanik, edhe redaktor i sektorit të politikës në të përditshmen “Daily Express”.

sunak emigrante

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet