LIVE UPDATES
Bota

Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas. Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën. Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

7 Gusht 2022, 09:30 Nga d.a.
Izraeli vret liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez
sulmet ne Gaza

Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza.

Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas. Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën. Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas.

Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të grupit palestinez, përfshirë liderët - Khaled Mansour dhe Tayseer Jabari – janë në mesin e 29 palestinezëve që raportohet të kenë vdekur.

Rreth 400 raketa palestineze dhe mortaja janë lëshuar në Izrael prej të premtes, ka thënë një zyrtar izraelit. Izraeli ka thënë se ka nisur operacionet për shkak të kërcënimeve që vijnë nga grupi, Xhihadi Islamik Palestinez. Kjo dhunë e raportuar përbën përshkallëzimin më serioz në mes të Izraelit dhe Gazës këtë vit.

Në maj të vitit 2021, një luftë 11-ditore ka lënë të vdekur më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë. Palët më vonë janë pajtuar për armëpushim.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se operacioni që ka nisur së fundi mund të zgjasë për një javë. Xhihadi Islamik është një prej grupeve militante më të fuqishme që operon në Gaza. Ky grup mbështetet nga Irani dhe e ka selinë në kryeqytetin sirian, Damask.

Grupi ka qenë përgjegjës për shumë sulme, përfshirë sulmet me raketa dhe të shtëna me armë zjarri kundër Izraelit. Deri më tani Hamasi, grupi më i madh militant në Gaza, nuk duhet se po nis raketa nga arsenali i madh që ka. Hamasi ka ideologji të ngjashme me Xhihadin Islamik dhe shpesh koordinohet me të.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të parandalojnë përshkallëzimin. Ky Departament ka konfirmuar mbështetjen që ka për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohet, mirëpo ka shprehur edhe shqetësime rreth raportimeve për viktima civile, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Me shpresën e parandalimit të dhunës së mëtejmë, Egjipti është paraqitur si ndërmjetësues në mes të dy palëve dhe është raportuar të ketë dërguar një delegacion zyrtarësh në Izrael ditën e shtunë.

Tensionet rriten shpesh në mes të Izraelit dhe palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Gaza udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili e ka luftuar Izraelin disa herë. Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se janë duke vuajtur për shkak të veprimeve dhe kufizimeve të Izraelit.

Izraeli, në anën tjetër, thotë se është duke vepruar për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze. Një ndër pikat kyçe të mospajtimeve mes dy palëve ka të bëjë me Jerusalemin.

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen. Ankesimi i Jerusalemit Lindor nga Izraeli nuk njihet ndërkombëtarisht.

khaled mansour tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës