27 Dhjetor 2024, 08:03
Nga M.B
Foto ilustruese
KOERA E JUGUT- Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, është kapur nga forcat ukrainase. Pheniani ka dislokuar mijëra trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse, përfshirë në rajonin kufitar të Kurskut ku Ukraina nisi një ofensivë të befasishme në gusht.
“Përmes ndarjes së informacioneve në kohë reale me një agjenci të inteligjencës të një shteti aleat është konfirmuar se një ushtar i plagosur i Koresë së Veriut është zënë rob”, tha përmes një deklarate më 27 dhjetor Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut.
Ky njoftim i Seulit vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pothuajse 3.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë “vrarë ose plagosur” që kur u janë bashkuar në luftime trupave ruse.
Shërbimi i inteligjencës i Seulit paraprakisht ka thënë se numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur verikorean është 1.000, duke shtuar se ky numër i lartë i viktimave mund të jetë për shkak se ushtarët e Phenianit janë të pafamiljarizuar me fushëbetejën dhe nuk kanë aftësi që të zmbrapsin sulmet me dronë.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në qershor të këtij viti, dy shtetet nënshkruan edhe një pakt për mbrojtje të përbashkët. Aleatët e Ukrainës e kanë cilësuar përfshirjen e Phenianit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës si “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
27 Dhjetor 2024, 07:54
ZH.LL
KAZAKISTAN- Kur një aeroplan udhëtarësh me 67 njerëz në bord u rrëzua në tokë në bregdetin e Kazakistanit më...
Bota
27 Dhjetor 2024, 07:47
ZH.LL
Tedros Adhanom Ghebreyesus
JEMEN- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe stafi tjetër i OKB-së ishi...
Bota
27 Dhjetor 2024, 07:38
ZH.LL
Fico-Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të ishte i hapur për bisedimet e paqes me Ukrainën n...
Bota
26 Dhjetor 2024, 22:52
N.F
Foto
SIRI- Forcat e sigurisë të autoriteteve de fakto të Sirisë arrestuan sot në Tartus në Sirinë perëndi...
Bota
26 Dhjetor 2024, 22:53
Vladimir Putin, Joe Biden
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se homologu i tij amerikan Joe Biden i kishte propozuar atij në vitin 2021 q&eu...
Bota
26 Dhjetor 2024, 22:46
N.F
Sadam Huseini
IRAK- Autoritetet irakiane kanë filluar të zhvarrosin nga një varr masiv në Irakun jugor eshtrat e rr...
Bota
26 Dhjetor 2024, 22:05
E. D
Sarah Netanyahut
IZRAEL- Zyra e prokurorit publik të Izraelit ka urdhëruar që të hetohet edhe bashkë...
Bota
26 Dhjetor 2024, 22:02
E. D
foto ilustruese
NIGERI- Në muajin shtator, ushtria amerikane përfundoi tërheqjen e trupave të saj nga Nigeri, ku kishte dy baza që...
Bota
26 Dhjetor 2024, 21:23
E. D
foto ilustruese
INDONEZI- Familjarë e të afërm të viktimave të tsunamit u mblodhën për t’u lutur dhe vizituar varr...
Bota
26 Dhjetor 2024, 21:20
E. D
Robert Fico, Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia është e hapur ndaj një propozimi sllovak pë...