LIVE UPDATES
Bota

Ish-shefi i NATO-s për REL: Evropës i duhet një model i ri sigurie, përpjekjet për veprim janë më të pakta se diskutimet

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

20 Maj 2025, 12:06 Nga r.ll
Ish-shefi i NATO-s për REL: Evropës i duhet një model i ri
Anders Fogh Rasmussen

EVROPË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, i tha Radios Evropa e Lirë se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.

“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.

Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.

“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.

“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

Ai ishte kryeministër i Danimarkës përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, nga viti 2009 deri më 2014.

“Është e turpshme ta kërcënosh Danimarkën, një aleate të ngushtë, me mjete ushtarake për ta pushtuar Grenlandën”, tha Rasmussen.

“Nuk mendoj se do të ndodhë. Por, në mënyrë të qartë, ekziston potenciali për të krijuar një ndarje brenda NATO-s kur kërcënon një aleat”, tha ai.

Që prej largimit nga roli në NATO, Rasmussen ka krijuar organizatën jofitimprurëse Aleanca për Demokracitë, e cila synon të kundërshtojë atë që e përshkruan si ngritje globale të “autokratëve dhe diktatorëve”.

Javën e kaluar, grupi shpalli një plan me pesë pika për mbrojtjen evropiane që përfshin një thirrje për rritjen e buxheteve të mbrojtjes në katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2028.

Kjo pason lëvizjet e Bashkimit Evropian dhe fuqive të mëdha ushtarake të Evropës - Britania, Franca dhe Gjermania - për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme, por shkon përtej planeve të shpallura deri më tani.

“Investimi i Rusisë në mbrojtje tani është më i madh se investimi i kombinuar i mbrojtjes në pjesën tjetër të Evropës. Kështu që, duhet të përshpejtojmë. Duhet të dyfishojmë të paktën investimin evropian në mbrojtje”, i tha Rasmussen Radios Evropa e Lirë.

“Për një kohë të gjatë, kemi mbështetur një model që nuk funksionon më — një kombinim i energjisë së lirë nga Rusia, mallrave të lira nga Kina dhe sigurisë së lirë nga SHBA”, shtoi ai.

Tema si çështjet e sigurisë dhe ekonomisë ishte temë kryesore në një konferencë që Rasmussen organizoi javën e kaluar në Kopenhagë, ku u diskutua edhe plani me pesë pika.

Veterani 72-vjeçar i politikës dhe diplomacisë veçon tarifat globale të administratës Trump si një rrezik të ri që ka krijuar nevojën për një lloj “NATO-je ekonomike”.

“Administrata Trump shpalli një luftë tregtare kundër të gjithë botës, përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ai.

“Do ta sugjeroja krijimin e asaj që e quajmë D7, shtatë demokracitë e botës: Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut, Japonia dhe Zelanda e Re. Dhe, mendoj se shtylla kurrizore e kësaj do të ishte ajo që do ta quanim një Nen 5 ekonomik. Ne do ta konsideronim një sulm ose shtrëngim ndaj njërit prej atyre shtatë vendeve si një sulm ndaj të gjithve, dhe do të përgjigjeshim në mënyrë kolektive”, shtoi ai.

Është e habitshme të dëgjosh një ish-shef të NATO-s që përjashton Shtetet e Bashkuara nga një listë e demokracive globale.

“Po, por Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur izolimin... Nuk shoh një gatishmëri amerikane për të ushtruar udhëheqjen globale të botës së lirë. Kështu që, për këtë arsye, SHBA-ja është përjashtuar nga kjo D7”, tha Rasmussen.

Qeveritë në të gjithë botën po përballen me sfidën se si të reagojnë ndaj tarifave të Trumpit. Bashkëpunimi më i ngushtë dhe tregtia me partnerë të tjerë janë, pa dyshim, pjesë e përllogaritjeve të tyre.

Por, ashtu si me shpenzimet e mbrojtjes, propozimet e Rasmussenit shkojnë shumë përtej asaj që po konsiderohet në shumicën e kryeqyteteve.

Për shembull, marrëveshja e shumëpërfolur e tregtisë së lirë e Bashkimit Evropian me katër shtete të Amerikës së Jugut në grupin Mercosur është përmendur si pjesë e përgjigjes kolektive të BE-së ndaj një mjedisi të ri, por Franca ende është shumë e kujdesshme për ta ratifikuar atë.

Ndërkohë, BE-ja dhe vendet individuale kanë reaguar veçmas ndaj tarifave të SHBA-së, duke kërkuar të negociojnë me Uashingtonin në vend se të formojnë një front të përbashkët.

Rasmussen nuk ofron përgjigje të thjeshta për zgjidhjen e rrjetit kompleks të interesave që e bëjnë të vështirë për shumë vende të krijojnë struktura të reja globale. Por, ai thotë se kjo është sfida që duhet kapërcyer.

“Për të 19-tin vit radhazi, kemi parë një rënie të lirisë dhe demokracisë globale. Kështu që tani është koha për të krijuar një bashkëpunim më të fortë”, tha ai.

“E di nga përvoja me Putinin dhe autokratë të tjerë se ata respektojnë vetëm forcën, unitetin dhe një qëndrim të vendosur... Nëse veprojmë së bashku, nëse veprojmë të bashkuar, atëherë mund të kundërshtojmë autokracitë që po përparojnë”, përfundoi ai./REL

anders fogh rasmussen siguria e evropes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet