LIVE UPDATES
Bota

Ish-presidenti kroat: Kosova të shohë modelin kroat për minoritete, jo të vendos 'shtet brenda shteti'

Josipoviç ka edhe një ide se si mund të bëhet një aranzhim i tillë që u garanton të drejtat dhe liritë serbëve të Kosovës, por ama pa defunksionalizuar shtetin.

21 Mars 2023, 10:47 Nga I.A
Ish-presidenti kroat: Kosova të shohë modelin kroat për
Ivo Josipoviç

KOSOVË- ‘Po’ të drejtave dhe lirive të serbëve, ‘Po’ një autonomie lokale, ‘Po’ pjesëmarrjes në nivel shtetëror. Por, ama ‘Jo’ një modeli që mund të krijojë ‘shtet brenda shtetit’. Kështu thotë ish-Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, në një intervistë me Insajderin pyetur rreth Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u pajtua fillimisht në Bruksel e më pastaj edhe në Ohër për pjesën e Zbatimit, ku Kosova u zotua “të nis menjëherë” zbatimin e Nenit 7 për “dhënien e një niveli të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës”.

Josipoviç është krejt në favor një aranzhimi për minoritetin serb që Kosovës nuk ia cenon funksionalitetit e saj të shtetit. Po ashtu ai ka edhe një ide se si mund të bëhet një shkëmbim i tillë që u garanton të drejtat dhe liritë serbëve të Kosovës, por ama pa defunksionalizuar shtetin. Si shembull që liderët në Kosovë mund ta marrin, ai thotë se është modeli kroat.

Megjithatë, Josipoviç është krejtësisht i qartë në atë se çfarëdo plani që garanton paqe dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ia vlen ta ketë mbështetje. Por gjatë tërë këtyre viteve është ndërtuar atmosferë që e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë këtë.  Sa i përket palës së Kosovës dhe shqiptarëve, Josipoviq bën thirrje edhe për mirëkuptimin e tyre.

Intervista e plotë me Ivo Josipoviq:

Insajderi: Do të doja të nisja me marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Kosovës të cilat kanë gëzuar nivel të lartë mbështetje dypalëshe përgjatë viteve. Sidoqoftë, ndonëse Presidenti Milanoviq njihet për mbështetës të madh të Kosovës, dha një deklaratë kontraverze kur tha se “Kosova u vodh/ekstraktua” nga Serbia dhe se Kroacia morri pjesë në këtë “vjedhje”. Kjo u brohorit fort nga mediat serbe si konfirmim i narrativës së tyre. Më vonë Presidenti e korrigjoi deklaratën. Si e lexuat ju këtë dhe a besoni se mund të dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-Kroaci?

Ivo Josipoviq: Definitivisht që Presidenti Zoran Milanoviq është mbështetës i Kosovës. I tillë ka qenë që nga fillimi i pjesëmarrjes së tij në politika të larta. Por, na ndodh të gjithëve të bëjmë formulime të paqarta, e madje edhe të gabuara. Shumë shpejt Presidenti shpjegoi se nënkuptoi krejt tjetër gjë, që pavarësia e Kosovës erdhi si zhvillim i situatës në ish-Jugosllavi. Milanoviq u deklarua vetiu si mbështetës i njohjes së menjëhershme të pavarësisë së Kosovës.

Insajderi: Kroacia në një numër rastesh ka konfirmuar mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aspiratat për integrime euro-atlantike të Kosovës. Sa të gjallë dhe të rëndësishme e shihni ju rolin e Kroacisë në ndihmën e saj ndaj Kosovës për të arritur shtetësinë e plotë dhe vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar?

Ivo Josipoviq: Po, Kroacia mun të ndihmojë dhe tashmë po ndihmon. Por, disa krahasime të rreme të Kosovës me disa prej situatave në vende evropiane, si Spanja, parandalojnë njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Gjithashtu, disa vende, siç është Azerbaixhani, gjithashtu nuk janë të gatshme ta njohin Kosovën për shkak të situatës në Karabak. Mund t’i kuptojmë frikërat e tyre që Kosova mund të jetë njëfarë precedani në miratimin e separatizmave në vendet respektive. Sipas mendimit tim, avokimi i njohjes së Kosovës dhe pranimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe BE-në, duhet të përfshijë edhe shpjegime se pse frikërat e tyre janë të pabaza dhe se rasti i Kosovës është ndryshe nga situatat në vende tjera ku tendenca për shkëputje të pjesëve të vendit ekzistojnë edhe sot.

Insajderi: Ju jeni në dijeni për Plan-Propozimin evropiano-amerikan në dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të merr njohje “de facto” ndërsa serbëve të Kosovës duhet t’u jepet njëfarë platforme vetëqeverisje (d.m.th, Asociacionin e Komunave të populluara me shumicë serbe). Çfarë është vlerësimi juaj për të?

Ivo Josipoviq: Çfarëdo plani që garanton paqe dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ia vlen ta ketë mbështetjen tonë. Por, përfundimisht, janë vetëm Kosova dhe Serbia ata që mund të marrin vendimet e duhura dhe të pajtohen për një të ardhme të përbashkët miqësore. Pengesa më e madhe në pranimin e cilitdo plan është klima politike që është ndërtuar për shumë, shumë vite, që realitetin e ri e ka bërë të papranueshëm për Serbinë. Ne duhet të kuptojmë ndjenjat dhe frikat e serbëve duke e pasur ndërmend që për ta Kosova në njëfarë mënyre ka qenë njëfarë lloj djepi i Serbisë. Por, e rëndësishme ka qenë edhe për shqiptarët e Kosovës! E sot, pas luftës krejtësisht të panevojshme dhe të dëmshme të nisur nga Sllobodan Millosheviqi, është e qartë se realiteti i Kosovës dhe e ardhmja e saj është e pavarur. Dhe, Serbia këtë nuk mund ta ndryshojë. Liderët serbë që do ta kuptojnë këtë dhe që do të jenë të gatshëm të gjejnë paterna për bashkëjetesë miqësore mes dy shteteve dhe dy kombeve duhet të trajtohen si heronj, e jo si tradhtarë. Por, atyre u duhet të kenë partnerë edhe në Kosovë. Shqiptarët duhet të kuptojnë ndjenjat dhe frikat e serbëve dhe të pranojnë zgjidhje që garanton siguri dhe barazi për serbët si qytetarë të Kosovës, të mbrojnë nevojat dhe traditat e tyre kulturore dhe fetare, dhe një autonomi të përshtatshme në pjesët e vendit ku numri i banorëve i etnisë serbe është i lartë. Gjithashtu, pjesëmarrja e serbëve në institucionet qendrore të shtetit duhet të aranzhohet. Mendoj se modeli kroat i vendosur me Ligj Kushtetues për të drejtat e pakicave kombëtare është model i mirë që mund të frymëzojë liderët në Kosovë. Definitivisht, modeli duhet të sigurojë të drejtat e serbëve, e jo të krijojë “shtet-brenda-shtetit”.

Insajderi: Në një intervistë të mëparme që kemi bërë ju jeni thënmë se të drejtat e pakicës serbe në Kosovës do të jenë “matëse të evropianizimit të Kosovës” derisa Kosova frikësohet se dhënia e një autonomie të tillë për rajonet e udhëhequra nga serbët do të shërbejë si një platformë për Serbinë që ta defunksionalizojë Kosovës. A besoni që frikat e tilla të Kosovës janë tamam të bazuara?

Ivo Josipoviq: Të dy palët, shqiptarët dhe serbët, Kosova dhe Serbia kanë pritshmëri dhe frika legjitime që duhet të kuptohen. Por, siç e kam përmendur, zgjidhje fer dhe funksionale mund të gjenden. Po, për të drejtat dhe liritë e serbëve, po një autonomie lokale, po pjesëmarrjes në nivel shtetëror, por ‘Jo’ ndaj një modeli që mund të krijojë “shtet-brenda-shtetit”. Kosova duhet të jetë shtet funksional, e në të njëjtën kohë të ruajë interesat legjitime të serbëve të saj lokalë.

Insajderi: Kjo Marrëveshje Bazë e mbështetur nga BE dhe ShBA është e ndërmjetme. Supozohet të shtrojë rrugën për të ashtuquajturën “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse” e cila duhet të përfundojë me njohje “de jure” të ndërsjellë, së paku kështu deri kur Kosova, veçanërisht Serbia si shtete kandidat, do të afrohen në fazat e fundit të anëtarësimit në BE. A e shihni Serbinë, kur (dhe nëse) të anëtarësohet në BE, duke bërë hapin e njohjes së Kosovës?

Ivo Josipoviq: Zgjidhja më e mirë dhe më e sigurta është që Serbia dhe Kosova të hynë në BE dhe atë sa më parë të jetë e mundur. Evropa nuk është e kompletuar pa shtetet e Evropës Juglindore, përkatësisht Serbinë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Pranimi i këtyre vendeve në BE është i rëndësishëm dhe jo vetëm për këto vende, por edhe vetë BE-në. Por, shumë nga këto vende kanë probleme të brendshme të mëdha, janë të nivel nënzhvillimi, korrupsion, si dhe progres të vogël në reforma, probleme politike përfshirë ndikime nga shtete të huaja që synojnë destabilizim….Nëse tempoja e reformave nuk përfshpejtohet si dhe negociatat me shtetet fqinje rreth çështjeve të hapura, nuk mund të presim anëtarësimin e tyre në BE së shpejti. BE-ja mund të ndihmojë, por s’mund ta kryejë atyre reformat. Këtë ata duhet ta bëjnë vet.

ivo josipoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet