LIVE UPDATES
Bota

Ironia e jetës! “Zoti e vendos fatin e secilit”, çfarë tregonte dikur Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e gruas në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me Behgjet Pacollin.

6 Dhjetor 2023, 19:20 Nga a.l
Ironia e jetës! “Zoti e vendos fatin e secilit”,
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

KOSOVË- Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur dhe të urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë dhe VIP’a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e gruas në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me Behgjet Pacollin.

Gazeta Express shkruan se lidhja speciale e Murselit me “kosovarin më të pasur në botë” dëshmohet hapur në fotografitë që Murseli ka të publikuara në profilin e tij në facebook. “Poza” në aeroplan privat e pushime nëpër vendet ekzotike të botës janë ato që dominojnë profilin e Murselit.

Por, s’i kishte arritur Murseli që t’i afrohej Pacollit qysh në moshë të re?

Ai në një fotografi që e ka publikuar në profilin e tij, ka treguar se për herë të parë e kishte takuar Pacollin në vitin 2006 në qytetin e Gjakovës.

“Takimi im i parë me z. Behgjet Pacolli. Në vitin 2006, Gjakovë”, thuhet në përshkrimin që Murseli i ka vendosur fotografisë. 

Ironia e jetës! “Zoti e vendos fatin e secilit”,
Takimi i pare

Murseli rrëfimin e afërsisë së tij me Pacollin e ka të ndërtuar mes fotografish të shumta në profil. Pas ngjarjes që ka tronditur Kosovën e Suedinë, një version të njohjes me Murselin e ka treguar edhe vetë biznesmeni.

Në një shkrim ku shprehte ngushëllime për familjen e Liridona Ademajt, Pacolli ka treguar se me 33 vjeçarin, tani të dyshuar për krimin makabër, njihej prej vitesh, meqë si djalë i ri i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte përjetuar.

Ironia e jetës! “Zoti e vendos fatin e secilit”,
postimi

Por cila ishte historia e sëmundjes së Murselit që u përmend disa herë nga Pacolli ditëve të fundit?

Murseli në profilin e tij në facebook kishte shkruar rreth sëmundjes kur ishte foshnje. Ai kishte treguar se si 2 vjeçar kishte qenë duke luftuar për jetë në Zagreb, ndërsa pas 25 vitesh kishte arritur të shoqërohej me ish-presidentin kroat Stipe Mesiq dhe Behgjet Pacollin.

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, kishte shkruar Murseli më 14 korrik 2020.

“Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit”, thuhet në postim.

Ironia e jetës! “Zoti e vendos fatin e secilit”,
postimi

Pacolli dhe njerëzit e tij e kanë quajtur person imponues Murselin që në vazhdimësi kishte shfaqur interes për aktivitetet në rrjete sociale. Ky ‘insistim” i është shpaguar Murselit pasi ia ka dalë të emërohet këshilltar i Kryediplomatit Pacolli më 2017. Po ashtu Pacolli ka treguar se e ka ndihmuar në disa iniciativa biznesi që nga viti 2019.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli pak ditë pas ngjajes tragjike të vrasjes së Liridona Demajt.

Më tej ai ka treguar se raporti i tyre ka qenë edhe më i fortë, meqë kanë qenë edhe kumbar të një prej fëmijëve të çiftit.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, unë dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka konfirmuar edhe vetë se Murseli ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm (pro bono) gjatë kohës kur ka qenë si Ministër i Punëve të Jashtme. Menjëherë pas rastit, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, në një përgjigje për Express kishte mohuar që Murseli të ketë qenë këshilltar i Pacollit.

“Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar tutje Pacolli.

Pacolli ka thënë se s’do të mendonte kurrë që Naim Murseli të përfundonte në një akt të tillë tmerrues.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shtuar mes tjerash njeriu më i pasur në Kosovë.

Pikërisht ky raport, më 2014 e kishte çuar Pacollin në Uddevalla të Suedisë ku deri më tani ka jetuar Murseli dhe familja e tij.

Gazeta suedeze Expressen kishte shkruar për qëndrimin e Pacollit atje. Raportohej se “Vizita në Suedinë Perëndimore vjen pasi këshilltari komunal i Uddevalla Magnus Jacobsson (KD) dhe Naim Murseli, kandidat për deputet (KD), shqiptar nga Kosova dhe mik i Pacollit, vizituan së fundmi Kosovën. Tani pritej një vizitë e kthimit për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB”.

“Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi marrë dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jenë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave”, citohej të ketë thënë Behgjet Pacolli, që po vizitonte kompanitë në Goteborg.

Naim Murseli bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën gjenden në paraburgim për rastin e vrasjes së Lirdiona Ademajt. Murseli dyshohet si organizatori i gjithë skenarit për vrasjen. Granit Plava për Prokurorinë dyshohet që është personi që ka vrarë Liridonën, ndërkohë që Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.Ata janë duke u mbajtur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Marrë nga GazetaExpress

behgjet pacolli naim murseli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet