All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Irlanda dhe Spanjë letër BE: Të vlerësohen veprimet e Izraelit në Gazë nëse përputhen me detyrimet e të drejtave të njeriut

Letra mund të shkaktojë përçarje të mëtejshme në bllokun europian për Izraelin. Kjo letër kërkon një rishikim të marrëveshjes së asocimit të BE-Izrael, e cila hyri në fuqi në vitin 2000 dhe është baza kryesor epër lidhjet tregëtare.

14 Shkurt 2024, 17:54 Nga S.N
Irlanda dhe Spanjë letër BE: Të vlerësohen veprimet e
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

IRLANDË- Kryeministrat e Irlandës dhe Spanjës u kanë kërkuar liderëve të BE-së që të ndërmarrin veprime lidhur me situatën e përkeqësuar në Gaza.

At kanë kërkuar një vlerësim të menjëhershëm nëse veprimet e Izraelit janë në përputhje me detyrimet e të drejtave të njeriut që janë përcaktuar në një marrëveshje tregtare me bllokun, shkruajnë mediat e huaja.

Letra u dërgua mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje që Izraeli të heqë dorë nga planet për një sulm ushtarak në qytetin Rafah në Gazën jugore, ku më shumë se 1 milion palestinezë nga veriu dhe qendra e territorit janë larguar duke kërkuar siguri. Të paktën 74 palestinezë u vranë këtë javë në një mision shpëtimi izraelit në qytet në të cilin u liruan dy pengje.

“Duke pasur parasysh situatën kritike në Rafah, Irlanda dhe Spanja sapo i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë urgjentisht nëse Izraeli po përmbush detyrimet e tij për të respektuar të drejtat e njeriut në Gaza,” shkroi Pedro Sánchez , kryeministri spanjoll në "X".

Burimet bëjnë me dije se letra ishte shkruar për të nxitur Brukselin të kërkonte opinionin zyrtar ligjor mbi respektimin e të drejtave të njeriut në luftë dhe të shtonte presionin mbi Izraelin mbi Rafah.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përkeqësimin e situatës në Izrael dhe në Gaza , veçanërisht ndikimin që konflikti i vazhdueshëm po ka te palestinezët e pafajshëm, veçanërisht fëmijët dhe grate. Operacioni i zgjeruar ushtarak izraelit në zonën e Rafahut përbën një kërcënim të rëndë dhe të afërt me të cilin komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet urgjentisht”, thuhej në letër.

Letra mund të shkaktojë përçarje të mëtejshme në bllokun europian për Izraelin. Kjo letër kërkon një rishikim të marrëveshjes së asocimit të BE-Izrael, e cila hyri në fuqi në vitin 2000 dhe është baza kryesor epër lidhjet tregëtare.

“Ne kërkojmë që komisioni të ndërmarrë një rishikim urgjent nëse Izraeli po përmbush detyrimet e tij, duke përfshirë marrëveshjen e asocimit BE-Izrael, e cila e bën respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike një element thelbësor të marrëdhënies; dhe nëse konsideron se është në shkelje, t'i propozojë këshillit masat e duhura për t'i marrë në konsideratë,” thuhet në letër.

Irlanda dhe Spanja ishin në mesin e disa vendeve që kritikuan von der Leyen për mbështetjen e saj të hershme të qartë për ofensivën izraelite në Gaza pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1200 njerëz.  Ata nxitën fuqimishëm një armëpushim në një samit të liderëve të BE-së në tetor dhe një gjuhë që pohonte detyrimin e Izraelit për të respektuar ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në mbrojtjen e vendit të tij.

Që atëherë, të dy vendet janë bërë gjithnjë e më të zëshme në mbrojtjen e palestinezëve të zakonshëm. Ata ishin gjithashtu në mesin e të paktën shtatë vendeve evropiane, përfshirë Luksemburgun dhe Slloveninë, të cilët u zotuan të vazhdojnë financimin e UNRWA, agjencisë së OKB-së që mbështet shkollat ​​dhe spitalet në të gjithë territoret palestineze, pasi disa donatorë të mëdhenj u tërhoqën pasi Izraeli pretendoi se 12 punonjës kishin marrë pjesë në Sulmet e 7 tetorit. Dy hetime të OKB-së janë duke u zhvilluar.

 “Ne kemi shprehur në mënyrë të përsëritur dënimin tonë total për sulmet terroriste pa dallim të Hamasit të 7 tetorit dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve të mbetura,” shkruhet në letër.

Në letër shtohet se e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten "mund të ushtrohet vetëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar  dhe duhet të jetë në përputhje me parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masës paraprake".

izrael spanje irlande

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës